Delegacioni në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (AP KE)
Delegacioni në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës përbehet nga shefi i Delegacionit, dy anëtarë dhe tre zëvendësanëtarë.
Akreditivat e anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Delegacionit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës i lëshon kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, më së voni shtatë ditë para fillimit të kryesimit të rregullt vjetor të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Mandati i përmbajtur në akreditivat nga paragrafi 2 i këtij neni nuk mund të revokohet, përveç në rastet e cekura në aktet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Delegacioni në Asamblenë Parlamentare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (AP OSBE)
Delegacioni në Asamblenë Parlamentare të Organizatë për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë përbëhet nga shefi i Delegacioni, dy anëtarë dhe tre zëvendësanëtarë.
Delegacioni në Unionin Interparlamentar (UIP)
Delegacioni në Unionin Interparlamentar përbëhet nga Kryetari i Kuvendit, i cili është shef i Delegacionit dhe gjashtë anëtarë.
Delegacioni në Dimensionin Parlamentar të Iniciativës së Evropës Qendrore (DP IEQ)
Delegacioni në Dimensionin Parlamentar të Iniciativës së Evropës Qendrore përbëhet nga shefi, dy anëtarë dhe tre zëvendësanëtarë.
Delegacioni në Asamblenë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior, me status të delegacionit shoqërues (AP NATO)
Delegacioni në Asamblenë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior përbëhet nga shefi, dy anëtarë dhe tre zëvendësanëtarë.
Delegacioni në Asamblenë Parlamentare të Mediteranit (AP e Mediteranit)
Delegacioni në Asamblenë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior përbehet nga shefi, dy anëtarë dhe tre zëvendësanëtarë.
Delegacioni në Asamblenë Parlamentare të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore (AP PBEJL)
Delegacioni në Asamblenë Parlamentare të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore përbëhet nga Kryetari i Kuvendit, i cili është shef i Delegacionit, katër anëtarë dhe katër zëvendësanëtarë.
Delegacioni i Seksionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë (APF)
Asambleja Parlamentare e Frankofonisë është asamble përfaqësuese e Organizatës Ndërkombëtare e Frankofonisë (OIF) dhe është asamble e saj këshillimore. Në të marrin pjesë 81 parlamente, asamble parlamentare ose këshilla të shteteve, krahinave, rajoneve dhe organizata ndërkombëtare.
Asambleja Parlamentare e Frankofonisë është vend i debateve, propozimeve dhe këmbimeve të informatave për të gjitha çështjet me interes të përbashkët për anëtaret. Kjo asamble mban lidhje të rregullta me Konfederatën e shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve frankofone (Samiti i Frankofonisë), përgatit mendime dhe rekomandime që kanë natyrë këshillimore, inicion dhe ndërmerr aktivitete në lidhje me lirinë dhe të drejtat politike, bashkëpunimin ndërparlamentar dhe zhvillimin dhe solidaritetin ndërmjet institucioneve parlamentare. Asambleja Parlamentare e Frankofonisë, gjithashtu, e promovon demokracinë dhe shtetin juridik, bashkëpunimin ekonomik, zhvillimin e arsimit dhe komunikimeve në hapësirat frankofone.
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë u pranua si anëtare e asociuar e APF në korrik të vitit 2000, e në janar të vitit 2001 u themelua Seksioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë, Byroja dhe Delegacioni i Seksionit. Delegacioni i Seksionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në APF merr pjesë në aktivitetet e Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, siç janë: sesionet e rregullta vjetore, sesionet vjetore të Rajonit Evropë, mbledhjet e komisioneve, konferencat e kryetarëve të seksioneve të Rajonit Evropa, mbledhjet e Rrjetit të femrave parlamentare, mbledhjet e Rrjetit parlamentar për luftë kundër HIV/SIDËS, tuberkulozit dhe malaries, sesionet e Parlamentit të frankofonëve të rinj, seminaret, vizitat studimore dhe misionet për monitorim të zgjedhjeve.
Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Komitetin Parlamentar për Stabilizim dhe Asocim
e-posta: jpc@sobranie.mk
Qëllimet dhe detyrat
Rregullorja
Mbledhjet e mëparshme (1995-2004)
Mbledhja e parë (30 dhe 31 mars 2005, Shkup, Republika e Maqedonisë)
Mbledhja e dytë (5 dhe 6 dhjetor 2005, Bruksel, Mbretëria e Belgjikës)
Mbledhja e tretë (29 dhe 30 janar 2007, Shkup, Republika e Maqedonisë)
Mbledhja e katërt (26 dhe 27 nëntor 2007, Bruksel, Mbretëria e Belgjikës)
Mbledhja e pestë (27 dhe 28 nëntor 2008, Shkup, Republika e Maqedonisë)
Mbledhja e gjashtë (31 mars 2009, Bruksel, Mbretëria e Belgjikës)
Mbledhja e shtatë (18-19 shkurt 2010, Shkup, Republika e Maqedonisë)
Mbledhja e tetë (29 dhe 30 nëntor 2010, Bruksel, Mbretëria e Belgjikës)
Mbledhja e nëntë (3-4 nëntor 2011, Shkup, Republika e Maqedonisë)
Mbledhja e nëntë (7 qershor 2012, Bruksel, Mbretëria e Belgjikës)
Mbledhja e njëmbëdhjetë (22-23 maj 2013, Strasburg, Republika e Francës)
Risi
Aktivitetet tjera
Komiteti i Përzier Parlamentar - Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian (BE) u formua në bazë të Rezolutës së Parlamentit Evropian më 10 mars 2004, si dhe në bazë të vendimit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë më 7 dhjetor 2004 për formimin e Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Komitetin Parlamentar për Stabilizim dhe Asociacion dhe në bazë të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociacion të Republikës së Maqedonisë (veçanërisht neni 114). Formimi i Komitetit të Përzier Parlamentar (KPP) është pasqyrë e përcaktimit të qëndrueshëm të vendit tonë për anëtarësim me të drejta të plota në BE, si dhe pasqyrë e angazhimeve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nëpërmjet dialogut parlamentar, të kontribuojë në procesin e eurointegrimeve dhe në arritjen e standardeve evropiane. Në esencë, KPP-ja paraqet forum ku anëtarët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Parlamentit Evropian do të shkëmbejnë përvoja, mendime dhe qëndrime për përforcimin e partneritetit të ndërsjellë. Komiteti, si trup bilateral me të cilin Republika e Maqedonisë veçohet nga vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, paraqet përforcim formal dhe efikas dhe ngritje në nivel më të lartë të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Parlamentit Evropian. Qëllimi kryesor i KPP-së është shqyrtimi i gjithë aspekteve të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe BE-së, veçanërisht implementimit të Marrëveshjes për stabilizim dhe asociacion. Për propozimin e Byrosë së Komitetit të Përzier Parlamentar mund të jepen rekomandime te Parlamenti Evropian, te Kuvendi dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë, te Këshilli i Bashkimit Evropian dhe te Komisioni Evropian. KPP-ja mban mbledhje dy herë në vit - njëherë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe njëherë në Parlamentin Evropian. Mbledhjet e Komitetit të Përzier Parlamentar përfundojnë me miratimin e Deklaratës përfundimtare, e cila faktikisht është dokument në të cilin janë përfshirë qëndrimet e përbashkëta për çështje aktuale.