Udhëheqja parlamentare

E hënë, 8 prill 2019, Vjenë, Austri  

Fjalimi i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Bashkimit Evropian në temën "Bashkimi Evropian dhe fqinjët e saj"

I nderuar kryesues,
Të nderuar kolegë, 
Zonja dhe zotëri,

Tema për të cilën debatojmë sot, dhe kjo është Bashkimi Evropian dhe fqinjët e saj, për ne, shtetet kandidate për anëtarësim të plotfuqishëm është me rëndësi të veçantë, për shkak se me këtë edhe njëherë konfirmohet politika e derës së hapur për shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Kjo është edhe më me rëndësi pasi ky vit është vit zgjedhor për Parlamentin Evropian i cili është thelbi i jetës demokratike, jo vetëm në Bashkimin Evropian por edhe në gjithë kontinentin. Unë besoj se në zgjedhjet në maj do të fitojnë parimet mbi të cilat bazohet Bashkimi Evropian, dhe këto janë të drejtat dhe liritë e njeriut, shteti juridik dhe sundimi i të drejtës, paqja dhe siguria si kategori e pandashme dhe gjithsesi, solidariteti.

Besoj se të gjithë e dini se Republika e Maqedonisë së Veriut në periudhën e kaluar prej rreth dy vitesh bëri hapa me të vërtetë historikë, me të cilët përsëri u rreshtuam në rrugën euroatlantike. Gjithsesi se mendoj për Marrëveshjen e Prespës me të cilën u tejkalua kontesti pothuajse tre dekadash me Greqinë fqinje. Me këtë, jo vetëm që u debllokua rruga jonë kah anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO por, me të Shkupi dhe Athina dhanë një impuls të fuqishëm për paqen, stabilitetin dhe gjithsesi bashkëpunimin në rajon dhe për ardhmërinë tij evropiane. Vetëm t'ju rikujtoj se në fillim të muajit në Shkup qëndronte delegacion qeveritar i Greqisë fqinje në krye me Kryeministrin Cipras, i shoqëruar nga një numër shumë i madh i biznesmenëve grek. Gjithë këtë e përmend si shembull të mirë për atë se, kur ka vullnet dhe guxim për të respektuar dhe zbatuar parimet dhe standardet evropiane, atëherë ka mundësi të gjetet zgjidhje për cilëndo çështje ose problem të hapur.

T'ju rikujtoj se para kësaj, e nënshkruam Marrëveshjen për miqësi me Bullgarinë fqinje, me të cilën i tejkaluam disa antagonizma historike që i ngarkonin marrëdhëniet toja bilaterale. E dini, ne në rajonin e Ballkanit Perëndimor ishim të njohur për atë se vazhdimisht krijonim histori të cilën nuk mundeshim ta konsumojmë as që mësonim nga ajo. Prandaj, gabimet historike na përsëriteshin ndërsa çmimi për këtë ishte tejet i lartë. Mirëpo, besoj se e tejkaluam këtë. Edhe pse në rajon ka akoma çështje të hapura siç janë për shembull marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës por, gjithashtu është fakt se të gjithë në rajon pranuam se vetëm me dialog mund të zgjidhen çështjet dhe problemet e hapura. A të gjithë do të pajtohemi se, prej paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor varet edhe paqja dhe stabiliteti i tërë Evropës.

Zonja dhe zotëri,

Gjithsesi se kur flasim për politikën e fqinjësisë së mirë dhe për zhvillimin e saj, doemos duhet të theksohet bashkëpunimi rajonal në të cilin janë të inkuadruar si shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, ashtu edhe shtetet kandidate për anëtarësim. Një formë e atillë e suksesshme e bashkëpunimit është Nisma Adriatiko - Joniane e cila para do kohe kishte takim shumë të suksesshëm në Budvë në Malin e Zi. Takim në të cilin bisedonim për dy tema të rëndësishme, bashkëpunimi në fushën e turizmit dhe bashkëpunimi ndërmjet trupave të ndryshëm parlamentarë. Bashkëpunimet e këtilla rajonale janë shumë të rëndësishme për më tepër aspekte. Në njërën anë, konfirmohet në praktikë politika e dyerve të hapura në Bashkimin Evropian, që për ne aspirantët është shumë me rëndësi ndërsa në anën tjetër, i përforcon lidhjet kohezive, si në nivel të rajonit, ashtu edhe më gjerë.  Ne, shtetet kandidate për anëtarësim në Bashkimin evropian nëpërmjet bashkëpunimit rajonal mundemi në mënyrë shumë më efikase ti shfrytëzojmë përvojat e vendeve anëtare, sidomos kur bëhet fjalë për reformat e duhura shoqërore dhe ekonomike. A, shoqëri lartë të zhvilluara demokratike, shtet juridik funksional dhe ekonomi e zhvilluar janë përfitim për shtetet në rajon por edhe përfitim për gjithë Bashkimin evropian.

Kolegë të nderuar,

Ashtu siç theksova, rajoni i Ballkanit Perëndimor nuk është më ajo që ka qenë para një apo dy viteve. Në këto hapa dhe përfitime pozitive kontributin e vet e ka edhe politika e Brukselit ndaj rajonit dhe ndaj çdo shteti veçmas. Politikë e cila në njërën anë qartë tregon se Brukseli dëshiron ta integron rajonin, por në të njëjtën kohë, në mënyrë shumë transparente i sugjeron çdo shteti veçmas çka duhet të bëjë për ti përmbushur kriteret e ashtuquajtura të "Kopenhagës" për tu bërë anëtare e plotfuqishme. Këtë vit, kur në kuadër të Bashkimit Evropian duhet të mbahen zgjedhje, a këtu janë edhe proceset në lidhje me Bregzitin, është e pritshme që Brukseli tu kushtojë këtyre çështjeve shumë më tepër vëmendje, respektivisht të jenë në plan të parë. Në një realitet të atillë politik, politika e fqinjësisë së mirë e cila manifestohet më së miri përmes procesit të aderimit në Bashkimin Evropian dhe valorizimit të përparimit të çdo shteti veçmas, doemos duhet të vazhdojë. Në këtë mënyrë, në shtetet kandidate përforcohet mbështetja dhe mobilizimi i opinionit për kursin pro-evropian, a në të njëjtën kohë, e mpreh përgjegjësinë tonë si politikanë të vazhdojmë me reformat e duhura. Mos harrojmë se, Ballkani Perëndimor në mënyrë kulturore dhe civilizuese është pjesë e Evropës ndërsa ne themi "e bukur është kur është e tërë".

Ju faleminderit për vëmendjen!

Click