Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE

E premte, 5 korrik 2019

FJALIMI I KRYETARIT XHAFERI NË HAPJEN E FESTIVALIT BALKANIK TË 58-TË TË KËNGËVE DHE VALLEVE POPULLORE 

I nderuar zëvendës ministër i Kulturës, 
I nderuar drejtor Simonoski,
Të nderuar përfaqësues të komunës së Ohrit,
Të nderuar performues,
Zonja dhe zotëri, 
Miq të dashur, adhurues të muzikës dhe valles popullore,

Më paraqet nder dhe kënaqësi të madhe që sonte do e shënojmë hapjen e 58-të të Festivalit Ballkanik të këngëve dhe valleve popullore.

Është festival i cili është festivali ndërkombëtar më i vjetër këtij lloji në Ballkan dhe i cili për shkak të specifikës konsiderohet si një nga manifestimet folklorike më të rëndësishme në botë. Ai del nga kornizat e veta dhe vendos në organizimin e vet shprehje plotësuese artistike.

Kënga dhe vallja është vetëm një pjesë e mënyrave nëpërmjet të cilave shprehet pasuria kulturore e një populli. Në përgjithësi folklori është një nga fenomenet më interesante në shoqëri, duke e bartur në vete historinë shumëvjeçare të një populli, të gjitha rrëfimet e tij, vuajtjet dhe kremtimet, dashuritë, sukseset dhe dëshpërimet. E festojmë artin dhe shprehjen artistike për arsye se prej një ngjarjeje lindin këngë që jetojnë për ta treguar rrëfimin i cili ka zgjatur dhe ka përfunduar. Nëpërmjet këngës përjetësohen momentet që mandej të jetojnë përgjithmonë, pa dallim nës eka qenë betejë fitimprurëse ose disfatë humbëse, nënë e mallëngjyer e cila e ka dërguar fëmijën në vend të huaj dhe ka vuajtur për të, dashuri fatkeqe apo dashuri e madhe.

Dëshiroj ta shpreh respektin tim të madh ndaj këtij manifestimi që mundëson afirmim dhe promovim të pasurive kulturore të popujve. Të rrëfehet historia dhe të promovohen karakteristikat kulturore nëpërmjet muzikës, këngëve dhe valleve është një shkathtësi e madhe. Në këto vite të ndërlidhjes elektronike dhe rrjetore, si edhe globalizimit masovik që ndikimin e vet e ka edhe mbi muzikën dhe kulturën në përgjithësi është me të vërtetë për tu mahnit fakti se ky festival mbijeton dhe shkakton interes për kaq vite. Të tentojmë ta ruajmë dhe ta promovojmë këtë festival edhe më shumë që të mundemi edhe gjeneratave të reja tua mbjellim dashurinë ndaj këngëve dhe valleve popullore, që kur të bëhen njerëz të rritur, të bartin ndjenjën e krenarisë dhe kënaqësisë të veçantisë së vet.

Në këtë festival deri tani janë prezantuar mijëra performues dhe valltarë nga më shumë kontinente, duke e shprehur me këtë rast hapjen e tyre ndaj vlerave kulturore të të tjerëve dhe me siguri suksesi i tyre ka të bëjë me këtë. Dua të shpreh edhe respektin tim ndaj Ansamblit "Tanec" dhe valltarëve të tij të cilët do të prezantohen sonte. Ju jeni ambasadorë të vërtetë të kulturës së një populli.

Është nder i im i madh që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut është mbështetës i një evenimenti shumëvjeçar të këtij lloji. Po ashtu kisha dashur tu uroj dhe ti falënderoj për punën e tyre "Qendrën e kulturës - Gligor Përliçev", puna e të cilëve është për çdo respekt. Kisha dashur që respektin dhe falënderimin tim tua shpreh të gjithë pjesëmarrësve në këtë festival, si për punën dhe përkushtimin e tyre, ashtu edhe për mundin dhe vullnetin të vijnë në këtë qytet margaritar dhe të na qerasin me folklorin e tyre. Falënderimi im për to është edhe më i madh për shkak të mesazhit universal të cilin e bartin për pranimin e diferencave.

Shpresoj se do e konfirmojmë mikpritësin tonë të famshme, dhe do të jemi mikpritës të mirë dhe do u mbesim në kujtim të këndshëm të të gjithë mysafirëve  të cilët do na nderojnë këto ditë me pasuritë e tyre popullore.

Me mendime dhe dëshira të bukura, miq të dashur, e shpall Festivalin Ballkanik të 58-të të hapur.

Ju faleminderit dhe uroj mbrëmje të bukur!

 
a

Na ndiqni në: