Udhëheqja parlamentare

E mërkurë, 11 dhjetor 2019 

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Konferencën "Reformat në sektorin e zbulimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut: arritjet, sfidat dhe prioritetet"

Të nderuar përfaqësues të Qeverisë, 
Të nderuar kolegë deputetë, 
I nderuar drejtor Grueber, 
Të nderuar përfaqësues të gjyqësisë, agjencive dhe publikut akademik,
Shkëlqesi, 
Zonja dhe zotëri, 

Më lejoni që në fillim të falënderoj në emrin tim personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut DCAF, organizatorin e kësaj Konference me titull "Reformat në sektorin e zbulimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut: arritjet, sfidat dhe prioritetet", që sugjeron se bëhet fjalë për vazhdimësi, gjegjësisht, për proces i cili zgjat. A është filluar si rezultat i përpjekjeve tona për anëtarësim të plotfuqishëm në NATO dhe në BE, në kuadër të të cilave reformat në sektorin e sigurisë dhe të zbulimit dhe reformat në institucionet të cilat gjithsesi kanë mandat të bëjnë mbikëqyrje dhe kontroll mbi to, janë shënuar si jashtëzakonisht të rëndësishme në drejtim të sigurimit të tranzicionit demokratik dhe kthimit të besimit të publikut në institucionet e shtetit, me ç'rast Kuvendi, si dhomë ligjvënëse, a para së gjithash si tempull i demokracisë dhe zëri i qytetarëve dhe mbrojtës i të drejtave dhe lirive të tyre, është vendi ku të gjitha reformat e duhura, proceset e domosdoshme dhe mekanizmat mbrojtëse vihen në kornizë ligjore e cila do të jetë struktura rreth së cilës do të ndërtohen të gjitha marrëdhëniet e ardhme. Natyrisht se DCAF i cili është i përkushtuar ndaj asaj që shtetet dhe njerëzit të jenë më të sigurt në kuadër pikërisht të atij sundimi demokratik, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut, e njohu nevojën për këtë dhe i ofroi Kuvendit partneritet strategjik me nënshkrimin e Memorandumit me të cilin do të zbatohet projekti "Zhvillimi i mbikëqyrjes parlamentare dhe të pavarur", si pjesë e Programit për reforma të sektorit të zbulimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2017-2020. Jam i kënaqur që mund të konfirmoj se Projekti e ndjek në mënyrë konsekuente dinamikën e parashikuar sipas Planit aksionar dhe deri tani, siç e keni të njohur, në Kuvend u nxorën katër ligje në këtë fushë, respektivisht Ligji për ndjekjen e komunikimeve, Ligji për AOT (OTA), Ligji për Agjencinë për Siguri Nacionale dhe Ligji për koordinimin e bashkësisë të sigurim- zbulimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Si rezultat i implementimit të këtyre ligjeve, tani më kemi Agjenci Operative Teknike funksionale, të pavarur, Agjenci për Siguri Nacionale dhe Këshill për Mbikëqyrje Qytetare. Do të përqendrohem në Këshillin për Mbikëqyrje Qytetare, për arsye se është trup i cili edhe pse jashtë Kuvendit, përsëri me punën e vet është ngushtë i ndërlidhur me Kuvendin, sidomos me Komisionin për Ndjekjen e Komunikimeve dhe këto dy trupa bashkë duhet të përcaktojnë për çdo parashtresë të parashtruar nga qytetarët të cilët dyshojnë se u ndiqet komunikimi, nëse me të vërtetë ka pasur kundërvajtje ose po shërbimet e kryejnë kompetencën e vet ashtu siç është parashikuar me Ligj dhe me normat e pranuara ndërkombëtare. Unë jam në kontakt të vazhdueshëm me Këshillin dhe Komisionin dhe jam i njoftuar me sfidat me të cilat ballafaqohen dhe shpresoj se punët do të definohen dhe qartësohen që së shpejti ti kemi еdhe frutat e parë prej punës së tyre.  

Të nderuar, 

Mund të them me siguri se Kuvendi, shërbimet dhe gjithsesi përfaqësuesit e DCAF u morën seriozisht me projektin dhe konfirmim për këtë është edhe intensiteti i aktiviteteve gjatë periudhës prej një vit e gjysmë në drejtim të përgatitjes së anëtarëve dhe shërbimeve të komisioneve përkatëse në drejtim të asaj çka do të thotë mbikëqyrje parlamentare dhe si të bëhet në mënyrën më efikase. Konkretisht, u realizuan mbi njëzet punëtori në të cilat bëheshin ushtrime praktike në drejtim të procedimit me informacione të klasifikuara, me dokumente dhe në drejtim të asaj që shërbimet e zbulimit ta kryejnë kompetencën e vet në drejtim të sigurimit të sigurisë për qytetarët por, gjithmonë në kuadër të ligjit dhe duke i respektuar të drejtat, liritë dhe privatësinë e qytetarëve. Krahas punëtorive, u realizua edhe vizitë studimore në Slloveni, ku anëtarët dhe shërbimet e komisioneve kishin mundësi ta shohin Dhomën e atjeshme të shurdhër, mënyrën se si përdoret dhe përkatësisht, mund të potencoj se edhe ne jemi në fazën përgatitore për të siguruar dhomën e atillë në suazat e dhomës ligjvënëse, tani më punohet në përgatitjen dhe pajisjen e saj, për çka janë ndarë edhe financa në Buxhet, natyrisht edhe me ndihmën pa rezervë të DCAF dhe parashikimet janë se në vitin 2020, dhoma do të jetë funksionale dhe e dobishme për qëllimin për të cilin edhe është e dedikuar. I dobishëm gjithsesi është edhe Doracaku paraprak për "Udhëzime për mbikëqyrjen e zbulimit", i cili është produkt i bashkëpunimit me shërbimin e Kuvendit ndërsa "Doracaku i sotëm për zbatimin e masave për ndjekjen e komunikimeve", që është produkt i dhe për praktikuesit e jurisprudencës në kuadër të programit të DCAF, do të jetë pasurim plotësues i bazës dhe kornizave mbi të cilat bazohen reformat në sektorin e zbulimit. 

Zonja dhe zotëri, 

Qartë, reformat nuk janë të lehta, nuk janë as të preferuara, mirëpo, ne nuk guxojmë të ndalemi, patjetër të lëvizim në hap me kohën dhe me ndryshimet që i sjell çdo ditë e re dhe çdo etapë e kaluar në anëtarësimin tonë në NATO dhe në BE. Pardje isha pjesë e delegacionit që zbarkoi në aeroplanmbajtësin Hari S. Truman", dhe mund të them se ndjenja e krenarisë ishte në shkallën më të lartë, ne jemi pjesë e kësaj aleance të fuqishme, pjesë e kapaciteteve të NATO-s, kontribuojmë dhe kemi dobi nga kjo siguri. Natyrisht se duhet të jemi të gatshëm për këtë.  

Të nderuar kolegë dhe miq, 

Gjithsesi, reformat nuk nënkuptojnë vetëm nxjerrje të ligjeve por edhe mbikëqyrje mbi implementimin e tyre dhe unë besoj se sfidat e ardhshme në të cilat do të orientohemi do të jenë konstatimi real i efekteve nga implementimi i tyre në terren dhe kuptohet ndryshimi ose mbindërtimi i të njëjtave në rast se paraqitet nevojë reale për këtë. Natyrisht se roli mbikëqyrës i Kuvendit si dhomë përfaqësuese e qytetarëve do të vihet në vendin e vërtetë ku edhe duhet të jetë sipas Kushtetutës.

Ju faleminderit për vëmendjen! 

Click