Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE

E mërkurë, 29 maj 2019

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Seminarin special për Republikën e Maqedonisë së Veriut në temën "Hapat e ardhshme drejt NATO-s" 

Evenimenti i sotëm është indikator i qartë se ndajmë qëllime të njëjta dhe vlera të njëjta, dhe kjo është arritja tani më qartë e dukshme e anëtarësisë së plotfuqishme në NATO, ndërsa vlerat themelore në të cilat besojmë janë paqja, stabiliteti, lufta kundër çdo lloji të terrorizmit, sundimi i të drejtës, respektimi i të drejtave dhe lirive të njeriut dhe përforcimi i proceseve demokratike.

më shumë...

E martë, 28 maj 2019

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Forumin nacional të Civika mobilitas për bashkëpunim ndërmjet Kuvendit dhe organizatave civile

Që në fillim, dëshiroj të shpreh kënaqësinë time që marr pjesë në këtë eveniment. Duke u përgatitur për konferencën e sotme, mu kujtua një fjalim i im paraprak për një temë të ngjashme para dy viteve. Më lejoni të citoj vetëm një pjesë të vogël: "Kur përmendet demokracia parlamentare, mendohet për punën dhe funksionimin e Kuvendit. 

më shumë...

E hënë, 6 maj 2019

Fjalimi i kryetarit Xhaferi në hapjen e edicionit të pestë të Javës Evropiane “Ditët e Evropës”, të organizuar nga Instituti për studime ndërkombëtare dhe politike, në komunën e Çairit

Shumë shpesh, mund të thuhet edhe në bazë ditore, të gjithë bartësit e funksioneve publike dhe subjekteve politike, këtu e përfshij edhe veten, e përmendim Bashkimin Evropian dhe integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në të. Kjo është kështu për arsye se synimi i Bashkimit Evropian është në fakt synim për cilësi më të mirë të jetës së gjithë qytetarëve në shtetin tonë.

më shumë...

E hënë, 22 prill 2019

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në trajnimin për " Masat për promovimin e Kodit etik dhe ngritjen e vetëdijes për përmbajtjen e tij", të organizuar nga Komisioni për Çështjet e Rregullores Mandatit dhe Imunitetit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Në veprimin tonë, kuptuar në kuptimin më të gjerë të fjalës, vetëm etika respektivisht moraliteti e bëjnë jetën tonë të bukur dhe dinjitoze. Sipas meje, ky mendim i Albert Ajnshtajnit duhet gjithmonë të jetë pikënisja e çdo individi. Por, në zhvillimin e deritanishëm  civilizues, kjo nuk është kështu. Prandaj, kemi norma dhe vlera morale dhe etike të cilat janë shndërruar në ligj, në kodekse dhe akte tjera me të cilat rregullohet funksionimi dhe sjellja e çdo individi në sferën publike por edhe në atë private, a gjithashtu rregullohet edhe funksionimi i shtetit, respektivisht institucioneve.

më shumë...

E hënë, 8 prill 2019, Vjenë, Austri  

Fjalimi i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Bashkimit Evropian në temën "Bashkimi Evropian dhe fqinjët e saj"

Tema për të cilën debatojmë sot, dhe kjo është Bashkimi Evropian dhe fqinjët e saj, për ne, shtetet kandidate për anëtarësim të plotfuqishëm është me rëndësi të veçantë, për shkak se me këtë edhe njëherë konfirmohet politika e derës së hapur për shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Kjo është edhe më me rëndësi pasi ky vit është vit zgjedhor për Parlamentin Evropian i cili është thelbi i jetës demokratike, jo vetëm në Bashkimin Evropian por edhe në gjithë kontinentin.

më shumë...

E dielë, 7 prill 2019, Doha, Katar

Fjalimi i Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut në Asamblenë e 140. të Unionit Interparlamentar në temën „Parlamentet si platforma për rritjen e edukimit për paqe, siguri dhe sundim të të drejtës"

Arsimi në historinë njerëzore është një nga vlerat më të vjetra të civilizimit. Shumë gjatë, arsimi ka qenë privilegj vetëm për një shtresë të ngushtë të njerëzve, a në të njëjtën kohë edhe vegël e shkëlqyer për sundimin mbi masat e gjera, të paarsimuara, respektivisht njerëzit analfabetë, pa dallim nëse bëhet fjalë për shoqëritë skllavopronare, feudale apo tip tjetër i rregullimit shoqëror.

më shumë...

E martë, 26 mars 2019

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Konferencën e organizuar nga MOST në temën "Transparenca e Kuvendit si parakusht për inkuadrimin e qytetarëve Praktika të mira të organizatave civile nga Britania e Madhe"

Më lejoni që në fillim  ta përshëndes këtë eveniment dhe të gjithë të pranishmit këtu dhe të shpreh kënaqësinë time që marr pjesë në këtë konferencë  të dedikuar për transparencën e Kuvendit, si parakusht për inkuadrimin e qytetarëve. Një nga prioritetet e mia që nga fjalimi im i parë si Kryetar i Kuvendit ishte dhe akoma qëndroj në qëndrimin e njëjtë, është përforcimi i transparencës së Kuvendit, kuptuar në kuptimin më të gjerë të fjalës. 

më shumë...

E martë, 19 mars 2019

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Budvë, në Konferencën e kryetarëve të Parlamenteve të shteteve anëtare të NAJ

Qysh në fillim, dëshiroj ta shpreh kënaqësinë time për pjesëmarrjen në Konferncën e gjashtëmbëdhjetë (XVI) të Nismës Adriatike-Joniane në të cilën Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare e plotfuqishme prej në maj të vitit 2018, edhe pse bashkëpunimi ynë daton prej shumë më herët. T'ju rikujtoj se kur u formua Nisma Adriatike0-Joniane në vitin 2000 si propozim i Italisë, një nga qëllimet ishte përmirësimi i zhvillimit dhe bashkëpunimi ndërmjet vendeve në rajon, përforcimi i sigurisë në vendet e rajonit dhe tu jepet nxitje në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Prej atëherë e deri tani, situatat në rajon kanë ndryshuar shumë edhe atë në kahun pozitiv dhe në të gjitha fushat.

më shumë...

E enjte, 14 mars 2019

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi para deputetëve në Sejmin e Lituanisë     

Sot, Sejmi i Lituanisë, me vendim unanim, me 92 vota për e ratifikoi Protokollin për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. Kryetari Xhaferi i cili është në Vilnus me ftesë të Kryetarit të Sejmit, z. Pranckietis, u drejtua me fjalët në vijim: 

më shumë...

E mërkurë, 13 mars 2019

Fjalimi përshëndetës i Kryetarit Xhaferi në Senatin e Rumanisë

Sot, në Senatin e Rumanisë u mor vendim unanim me 95 vota për në favor të ratifikimit të Protokollit për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

më shumë...

  • 1
  • 2
  • 3
  • ...
  • 11
  •