E enjte, 10 shtator 2020
Takim i Kryetarit Xhaferi me Armend Zemaj
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot e pranoi ministrin e Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, Armend Zemaj.
Në takim u bisedua për tema dhe interesa të përbashkët për përmirësimin e gjendjes shëndetësore dhe komunikimin e ndërsjellë profesional në favor të stabilitetit dhe gjendjes së qëndrueshme, duke e pasur parasysh situatën me pandeminë dhe goditjen e madhe që ia jep sistemeve shëndetësore dhe ekonomike të gjithë shteteve.