Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE


E mërkurë, 18 dhjetor 2013

DEBAT PUBLIK ME TEMË: FORCIMI EKONOMIK I GRAVE

Klubi i deputeteve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë mbajti debat publik me temë: Forcimi ekonomik i grave, në të cilën përveç anëtarëve të Klubit të deputetëve ishin të pranishëm: nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Svetllana Jakimovska, deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Republikës së Maqedonisë, përfaqësuesit e komisioneve lokale për mundësi të barabarta, Lobit të grave maqedonase, Dhomës së zejtarëve të Republikës së Maqedonisë, Konfederatës së biznesit të Maqedonisë, Federatës së fermerëve të Republikës së Maqedonisë dhe përfaqësues të shoqatave tjera të cilat punojnë në këtë fushë.

Debatin publik e hapi koordinatorja e Klubit të deputetëve, znj. Liljana Kuzmanovska, pas së cilës vijuan fjalimet e përfaqësuesve të institucioneve dhe organizatave. 

Nga diskutimi dolën konkluzionet në vijim:

  1. Zmadhimi i numrit të grave-sipërmarrëse përmes promovimit të praktikave pozitive - gratë liderë në këtë sektor; 
  2. Ndërmarrja e masave dhe aktiviteteve konkrete për forcimin ekonomik të grave në mjediset rurale, në pajtim me Strategjinë e miratuar; 
  3. Ndërmarrja e aktiviteteve për promovimin e sipërmarrësisë; 
  4. Avancimi i bashkëpunimit ndërmjet subjekteve përgjegjëse në planin e forcimit ekonomik të grave dhe pjesëmarrjes aktive në Klubin e deputetëve, Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe në njësitë e vetëqeverisjes lokale; 
  5. Klubi i deputetëve rekomandon të ndërmerren aktivitete për arritjen e baraspeshës të jetës profesionale dhe private; 
  6. Klubi i deputetëve propozon të ndërmerren aktivitete për shqyrtimin e mëtutjeshëm për futjen e kohës fleksibile të punës; 
  7. Klubi i deputetëve i përkrah angazhimet për më shumë çerdhe në mjediset rurale; 
  8. Klubi i deputetëve do të iniciojë krijimin e bazës së të dhënave për përfshirje të grave në rrjedhat ekonomike.
 
a

Na ndiqni në: