Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE

E enjte, 6 korrik 2017 

Mbledhje konstituive e Klubit të deputeteve  

Sot, Klubi i deputeteve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë mbajti mbledhje konstituive në të cilën si koordinatore u propozua dhe u zgjodh deputetja e LSDM-së, Gjylymser Kasapi, ndërsa u morën vesh që deputetet e partive parlamentare të delegojnë anëtarë të kryesisë së klubit. 

Në periudhën e ardhshme të mandatit katërvjeçar anëtarë të kryesisë u deleguan dhe u zgjodhën: Liljana Kuzmanovska dhe Emilija Aleksandrova nga VMRO-DPMNE, Irena Stefoska si deputete e pavarur, Liljana Popovska nga PDM, Sonja Mirakovska nga PRSD, Shpresa Hadri nga BDI, Teuta Bilalli nga BESA, Tatjana Prentoviq dhe Meri Llazarova nga LSDM dhe Daniella Rangellova nga VMRO-DPMNE, me funksion kryetare e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. 

Klubi i deputeteve do të veprojë me një qëllim të përbashkët dhe të vetëm për të iniciuar zgjidhje ligjore për arritje të barazisë gjinore dhe avancim të të drejtave të femrave, për përfshirjen e tyre aktive në procesin e vendimmarrjes në shtet si dhe për përforcimin dhe përhapjen e demokracisë në të gjitha sferat e shoqërisë maqedonase.  

 
a

Na ndiqni në: