Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE


E mërkurë, 4 prill 2012 
 
TAKIMI I KRYESISË SË KLUBIT TË DEPUTETEVE ME ZNJ. JOZEFINA ÇOBA TOPALLI
 
Kryesia e Klubit të deputeteve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë sot realizoi takim me znj. Jozefina Çoba Topalli, kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Në takimin ishin të pranishëm: znj.Sonja Mirakovska, koordinatore e Klubit të deputeteve dhe anëtarët: znj.Deshira Imeri, znj.Meral Uzeiri Ferati, znj.Marinella Tusheva, znj. Liljana Kuzmanovska, znj.Liljana Popovska, dhe znj.Flamure Demiri-Kreci.

Koordinatorja e Klubit të deputeteve, znj.Sonja Mirakovska e informoi znj.Jozefina Topalli për përbërjen dhe punën e Klubit të deputeteve, i cili funksionon me sistem rrotacioni, në çdo gjashtë muaj. Ajo gjithashtu theksoi se Klubi i deputeteve muajin e kaluar shënoi nëntëvjetorin e formimin të tij. Edhe në këtë përbërje klubi i deputetëve është lidhje ndërmjet të gjithë partive politike të përfaqësuar në parlament dhe të ideve të ndryshme në parlament. Ky klub organizon debate aktuale publike.

Gjithashtu, znj.Topalli u informua se njëri prej qëllimeve të ardhshme të Klubit të deputeteve është buxhetimi sensitiv gjinor.

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, znj.Jozefina Çoba Topalli theksoi se është befasuar pozitivisht nga organizimi i mirë i Klubit të deputeteve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Në takimin morën fjalë të gjithë deputetet, me ç'rast u ngrit iniciativa për organizimin e takimeve të Komisioneve për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave ndërmjet të dy parlamenteve dhe si dhe të thellohet bashkëpunimi i tyre.

 
a

Na ndiqni në: