Grupe joformalе



E hënë, 1 tetor 2012

ZGJEDHJA E KOORDINUESES SË RE TË KLUBIT TË DEPUTETËVE

Klubi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë sot mbajti mbledhje me rendin e ditës në vijim:

  1. Miratimi i raportit për punën njëvjeçare të Klubit të Deputetëve;
  2. Zgjedhja e koordinueses së Klubit të deputetëve për periudhën ardhshme njëvjeçare. 

Koordinuesja Sonja Mirakovska i informoi deputetet rreth Raportit për punën e klubit në periudhën prej 1 tetor 2011-31 shtator 2012, me ç'rast u zhvillua diskutim.

Koordinuesja Mirakovska shkurtimisht potencoi ngjarjet që kanë ndodhur në organizimin e klubit gjatë vitit 2012. 

Ajo gjithashtu, theksoi se është më mirë që deputetet në punën e klubit ta lënë anash ndikimin partiak.

Raporti njëvjeçar i klubit u miratua njëzëri.

Si koordinuese në periudhën e ardhshme njëvjeçare u zgjodh deputetja Liljana Kuzmanovska. 


Raporti për punën e Klubit të deputeteve në periudhën 1 tetor 2011-31 shtator 2012.

 

Click