Këshillat

E enjte, 24 dhjetor 2015 

DEBAT PUBLIK PËR "PRIORITETET REFORMUESE URGJENTE PËR REPUBLIKËN E MAQEDONISË"

Këshilli Nacional për Eurointegrime sot organizoi debat publik për "Prioritetet reformuese urgjente për Republikën e Maqedonisë" dokument i Komisionit Evropian nga qershori 2015.  Prioritetet reformuese urgjente të cilat duhet të përmbushen nga ana e Republikës së Maqedonisë kanë të bëjnë me sferat vijuese:  sundimi i së drejtës dhe të drejtat fundamentale, depolitizimi i administratës publike, liria e të shprehurit dhe reforma zgjedhore. 

Në debatin publik u ftuan kryetarët dhe anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane, Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Komitetit të Përzier Parlamentar RM dhe BE, Komisionit për Mbikëqyrje të Punës së Drejtorisë së Sigurimit dhe Kundërzbulimit dhe të Agjencisë së Zbulimit, Komisionit për Mbikëqyrje të Punës së Zbatimit të Masës së Veçantë Hetuese Ndjekja e Komunikimeve nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtorisë së Policisë Financiare, Drejtorisë Doganore, Ministrisë së Mbrojtjes, përfaqësuesit e institucioneve si dhe organizatat e shoqërisë civile të cilat punojnë në sferën e eurointegrimeve. Njëkohësisht ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë dhe nga ambasadat e vendeve-anëtare të BE-së në Republikën e Maqedonisë. 

Fjalim mbajti z. Fatmir Besimi, zëvendëskryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i ngarkuar për eurointegrime, me ç'rast theksoi se Prioritetet reformuese urgjente janë të lidhura ngushtë me të dyja dokumentet të cilat Komisioni Evropian i miratoi para do kohe - Strategjia për zgjerim të BE-së dhe Raporti për Republikën e Maqedonisë për vitin 2015. Qeveria e Republikës së Maqedonisë me rritëm të përforcuar punon në rritjen e shkallës së realizimit të rekomandimeve nga Prioritetet reformuese urgjente të cilat janë edhe parakusht për organizimin e pandërprerë të zgjedhjeve parlamentare në vitin 2016.  Sekretariati për çështje evropiane me qëllim që të informohet drejtpërdrejt me statusin e realizimit të aktiviteteve lidhur me Prioritetet reformuese urgjente, ka filluar procesi i realizimit të vizitave institucionale me ç'rast u realizua vizitë në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës si dhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ndërsa do të ndjekin vizita në Komisionin Zgjedhor Shtetëror, Ministrinë e Drejtësisë, Këshillin Gjyqësor dhe Akademinë e Gjykatave dhe Prokurorëve Publikë. 

Në debatin publik u prononcuan mendime dhe qëndrime në lidhje me sundimin e të drejtës dhe gjyqësinë, mbikëqyrjen parlamentare mbi ndjekjen e komunikimeve, trupat rregullatore, kontrolluese dhe mbikëqyrëse, politikat antikorruptive, depolitizimin e administratës publike, reformën zgjedhore, lirinë e të shprehurit, si dhe për rekomandimet e Komisionit për hetimin e ngjarjeve në Kuvend nga 24 dhjetori 2012. 

Me mendime, propozime dhe komente të veta morën pjesë: znj. Lidija Dimova, kryetare e Këshillit Nacional për Eurointegrime, znj. Emrira Mehmeti, kryetare e Komisionit për Çështje Evropiane, z. Dimitar Stevananxhija anëtar i Këshillit Nacional për Eurointegrime, z. Goran Misovski, kryetar i Komisionit për Mbikëqyrje të Punës së Zbatimit të Masës së Veçantë Hetuese Ndjekja e Komunikimeve, z. Suad Misini nga Qendra Hulumtuese për Shoqëri Civile, z.  Samka Ibraimovski nga Partia për Emancipim të Plotë të Romëve, z. Bojan Mariçiq nga Qendra Maqedonase për Arsim Evropian, znj. Fani Karanfilovska Panevska nga Fondacioni shoqëri e hapur - Maqedonia, znj. Biljana Bejkova nga OJQ-ja Info qendra dhe z. Misha Popoviq nga Instituti për Demokraci "Societas civilis". 

Click