Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE


E hënë, 5 nëntor 2012

DEBAT PUBLIK I KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME

Këshilli Nacional për Eurointegrime në bashkëpunim me Fondacionin Fridrih Ebert-Zyra Maqedonia dhe Instituti për Politikë Evropiane sot organizoi debat publik me temë: "Shfrytëzimi i mjeteve nga Instrumenti për ndihmë paraaderuese (IPA) në Republikën e Maqedonisë". 

Qëllimi i debatit publik ishte që të sigurohet diskutim më i gjerë për shkallën e shfrytëzimit të IPA, të jepen mendime, propozime dhe sugjerime për gjendjet në sferën adekuate për përgatitje më cilësore për pranimin e detyrimeve për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

Në fillim të debatit publik fjalim të shkurtër mbajti z. Hajnc Bongart, drejtor i Fondacionit Fridrih Ebert - Zyra Maqedonia. 

Në debatin publik me prezantime të tyre u paraqitën këto panelistë: Prof.dr.Mojmir Mrak nga Republika e Sllovenisë, z.Martin Valentoviq, ekspert ndërkombëtar nga Republika e Sllovakisë dhe znj.Malinka Ristevska-Jordanova, drejtoreshë e Institutit për Politikë Evropiane-Shkup. 

Ekspertët nga Republika e Sllovenisë dhe Republika e Sllovakisë i ndanë përvojat dhe sfidat e tyre me të cilat janë ballafaquar vendet e tyre gjatë shfrytëzimit të mjeteve financiare nga ndihma paraaderuese, në periudhën kur Sllovenia dhe Sllovakia kanë qenë vende-kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian. 

Dr.Malinka Ristovska-Jordanova, në fjalimin e saj u përqendrua në publikimin hulumtues "Shfrytëzimi i fondeve të BE-së në Republikën e Maqedonisë", për të cilin informoi se është rezultat i hulumtimit i cili ka për qëllim ta vërtetojë efikasitetin e shfrytëzimit të mjeteve nga fondet paraaderuese në Republikën e Maqedonisë, ndikimin e tyre dhe vlerësimin e kapaciteteve absorbuese.

Në këtë debat me propozime, komente dhe vërejtje të tyre u inkuadruan:  Znj.Radmilla Sheqerinska, kryetare e Këshillit Nacional për Eurointegrime; znj.Lidija Dimova, përfaqësuese nga Qendra Maqedonase për Arsim evropian; znj.Fani Karanfillovska, përfaqësuese e FISHHM-it; znj.Biljana Stojanovska nga Instituti për Politikë Evropiane dhe z.Vanço Uzunov, profesor në Fakultetin juridik në Shkup.

Në pjesën e fundit të debatit publik, kryetarja e Këshillit Nacional për Eurointegrime, znj.Radmilla Sheqerinska, njoftoi se muajin e ardhshëm Këshilli Përsëri do të caktojë debat për temën e njëjtë, me ç'rast si material fillestar për të debatuar do të jetë Raporti i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për shfrytëzimin e IPA në Republikën e Maqedonisë.  

 
a

Na ndiqni në: