KRISTINA RUNÇEVA
Anëtare e VMRO-DPMNE-së. E Lindur më 17.11.1984 në Veles. Maqedonase. Juriste e diplomuar. Studime pasuniversitare në të drejtën kushtetuese.
Anëtare e:
- Këshillit të Kanalit të Kuvendit,
- Komisionit juridiko-ligjvënës,
- Komisionit për politikë të jashtme,
- Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Mbretërisë së Belgjikës,
- Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Hungarisë dhe
- Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Federale të Gjermanisë.
Zëvendës-anëtare e:
- Komisionit për çështje kushtetuese dhe
- Komisionit për çështje evropiane.