Aktivitete të Institutit Parlamentar

13 mars 2018

PROMOVIMI I HULUMTIMIT TË PËRBASHKËT - BASHKËPUNIM BILATERAL ME PARLAMENTIN ZVICERAN

Instituti Parlamentar dhe Shërbimi i Parlamentit Federal të Zvicrës më 13 mars 2018 e  promovuan një hulumtim të përbashkët mbi borxhin publik dhe strukturën e tij.

Në eveniment ishin të pranishëm deputetët e opozitës dhe partitë në pushtet në Kuvend, si dhe përfaqësues nga sektori civil.

Qëllimi i analizës ishte që të nxjerrë në pah rëndësinë e menaxhimit të borxhit publik, për të rishikuar politikat aktuale të menaxhimit të borxhit në Republikën e Maqedonisë dhe Konfederatën e Zvicrës, si dhe për të përcaktuar rolin e parlamenteve, nëpërmjet mekanizmave të saj të mbikëqyrjes dhe kontrollit në sistemin e menaxhimit të borxhit publik.

Në të njëjtën kohë, deputetët patën mundësi të informohen më shumë mbi këtë temë, e cila është e dobishme në përmbushjen e funksionit të tyre parlamentar.

Click