Aktivitete të Institutit Parlamentar

19 mars 2018

SEMINAR NJËDITOR ME TEMË: PARLAMENTI (KUVENDI) SI INSTITUCION THEMELOR I TË DREJTËS PARLAMENTARE

Më 19 mars 2018 në Qendrën Edukative të Institutit Parlamentar u mbajt seminar njëditor në të cilin morën pjesë 28 studentë të regjistruar në studime juridike dhe politike në Fakultetin Juridik "Justiniani i Parë" pranë USHKM nga Shkupi.

Në seminarin njëditor studentët u njoftuan me procedurat për zhvillimin e veprimtarisë parlamentare dhe atë të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.Në seminar u përfshinë tema që mësohen në kuadër të lëndës e drejta parlamentare, siç janë: përbërja, struktura dhe organizimi i brendshëm i Kuvendit; pozita juridike dhe roli i deputetëve; kompetencat themelore të Kuvendit duke theksuar procedurën e miratimit të ligjeve; demokracinë parlamentare dhe zhvillimin e saj historik në Maqedoni.

Në fund studentët kishin mundësi në vizitën e organizuar ta shohin pjesën solemne të ndërtesës së Kuvendit, që paraqet një karakteristikë të rëndësishme të shtetësisë së Maqedonisë.

Click