Këshillat



Në bazë  të nenit 68 paragrafi 2 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe nenit 1 paragrafi 4 nga Vendimi për themelimin e Këshillit buxhetor të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë (”Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.77/2008), Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e mbajtur më 25 gusht 2008, e miratoi këtë

VENDIM PËR PËRCAKTIMIN E PËRBËRJES SË KËSHILLIT BUXHETOR TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

I. Kryetare e Këshillit buxhetor të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, është Svetllana Jakimovska, nënkryetare e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

II. Zëvendës-kryetar i Këshillit buxhetor të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë është Jovan Manasijevski, kryetar i Komisionit për financim dhe buxhet.

III. Anëtarë të Këshillit buxhetor të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë janë deputetët:

1) Oliver Derkoski,

2) Ratko Dimitrovski,

3) Ivan Stoillkoviq,

4) Sillvana Boneva,

5) Vlladanka Aviroviq,

6) Hisen Xhemaili,

7) Marjanço Nikollov dhe

8) Mile Andonov.

IV. Ky vendim hyn në fuqi  në ditën e miratimit, ndërsa do të shpallet në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë”.

 

                                 KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
                                                                                                                     

                                                                                             Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë
Nr. 07-3595/1
25 gusht 2008                                                                       Trajko Veljanovski,d.v.
Shkup

                                                                                                        

Click