KËSHILLI BUXHETOR I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
Seancat e Këshillit buxhetor të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë
Këshilli buxhetor i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, është themeluar me Vendimin për themelimin e Këshillit buxhetor të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i miratuar në seancën e mbajtur të Kuvendit më 26 qershor 2008
(“ Gazeta Zyrtare e RM-së” nr. 77/2008).
Ky vendim pushon të vlejë me ditën e hyrjes në fuqi të Ligjit për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë (‘’Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë’’ numër 104/2009).
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e mbajtur më 25 gusht 2008, mori Vendim për përcaktimin e përbërjes së Këshillit buxhetor (“ Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 106/2008). Më 24 nëntor 2008, Kuvendi mori Vendim për plotësimin e Vendimit për përcaktimin e përbërjes së Këshillit buxhetor (“ Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 147/2008).
Këshilli Buxhetor i Kuvendit ka kryetar, zëvendëskryetar dhe 9 anëtarë nga radhët e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
Kryetare: SVETLLANA JAKIMOVSKA
Zavendëskryetar: JOVAN MANASIJEVSKI
Anëtarë: KERSTO MUKOSKI
ILIJA KITANOSKI
IVAN STOILLKOVIQ
SILLVANA BONEVA
VLLADANKA AVIROVIQ
HISEN XHEMAILI
MARJANÇO NIKOLLOV
MILLE ANDONOV
BESIM DOGANI
Kryetar i Këshillit është njëri nga nënkryetarët e Kuvendit, kurse zavendëskryetar është kryetari i Komisionit për financim dhe buxhet.
Në mbledhjet e Këshillit buxhetor pa të drejtën e vendosjes marrin pjesë, sekretari i përgjithshëm i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe udhëheqësi i Sektorit për çështje financiare dhe ekonomike të Shërbimit të Kuvendit.
Kompetencat e Këshillit Buxhetor:
- i përcakton prioritetet strategjike të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për vitin e ardhshëm dhe përfshirjen e tyre në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë, me propozim të programeve dhe nënprogrameve të veçanta.
- jep udhëzime dhe drejtime për përgatitjen e propozimit të kërkesave buxhetore dhe nevojave për punë të Kuvendit.
- i propozon Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, shumë maksimale të mjeteve për Kuvendin për tre vitet e ardhshme fiskale.
- e ndjek kryerjen e të dalave në Buxhetin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe propozon rishpërndarjen e mjeteve, në kuadër të mjeteve të miratuara me Buxhetin e Republikës së Maqedonisë.
- miraton rregullore për punën e vet.
- bën punë të tjera të përcaktuara me ligj.
Përveç këtyre kompetencave, Këshilli buxhetor përcakton edhe prioritete strategjike të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, më së paku për tri vitet e ardhshme.