KOMITETI PËR MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE

Komiteti për marrëdhënie ndërmjet bashkësive është trup i përhershëm i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Pozita e tij juridike si dhe kompetencat e tij burojnë nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, më saktësisht nga amendamenti XII. Sipas këtij amendamenti, Komitetin e zgjedh Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, ndërsa e përbëjnë 19 anëtarë prej të cilëve nga shtatë anëtarë nga radhët e deputetëve të Kuvendit, maqedonas dhe shqiptarë dhe nga një anëtar nga deputetët turq, vlleh, romë, serbë dhe boshnjakë. Në rast se ndonjëra nga bashkësitë nuk ka deputetë, atëherë Avokati i Popullit në konsultim me përfaqësues relevant të atyre bashkësive do t'i propozojë anëtarët e tjerë të Komitetit.

Në bazë të amendamentit të sipërpërmendur kushtetues, më vitin 2002 është marrë Vendim për formimin e Komitetit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive, kurse më vitin 2007 është miratuar Ligji për Komitetin për marrëdhëniet me bashkësitë (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 150 më datë 12.12.2007).

Njëra nga detyrat themelore të Komitetit është që t'i shqyrtojë çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndërmjet bashkësive dhe të japë pëlqim për zgjidhjen e tyre.

Kuvendi është i obliguar t'i shqyrtojë mendimet dhe propozimet e Komitetit dhe për to të marrë vendim.
Kur jemi te Komiteti, te kompetencat dhe obligimet e tij (më shumë për këtë shih në Ligjin që është bashkëngjitur), doemos duhet të theksohet edhe amendamenti X i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë me të cilin zëvendësohet neni 69 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, me të cilin rregullohet procedura e votimit, përkatësisht është vendosur i ashtuquajturi “Rregulli i Badenterit“ për miratimin e ligjeve që drejtpërdrejt i prek të drejtat e bashkësive nacionale. Në Ligjin e sipërpërmendur shumë qartë dhe në mënyrë taksative janë shënuar për cilat ligje bëhet fjalë, ndërsa gjithashtu qartë përcaktohet i ashtuquajturi “Rregulli i Badenterit“ përkatësisht si bëhet votimi për këto ligje.

Komiteti për marrëdhënie me bashkësitë me punën e tij të deritanishme u dëshmua si trup punues i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë që ka rol të madh, por edhe përgjegjësi në realizimin e të drejtave të përgjithshme dhe të veçanta të bashkësive nacionale, përkatësisht të pjesëtarëve të bashkësive nacionale. Sipas kësaj, Komiteti ka rol dhe kontribut të madh në zhvillimin e dimensionit multikulturor dhe multietnik të shoqërisë maqedonase, të bashkëjetesës së vërtetë të të gjithë qytetarëve, e bashkë me këtë edhe në forcimin e demokracisë parlamentare në Republikën e Maqedonisë. 

 

    LIGJ PËR KOMITETIN PËR MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE                  

 

                                   Kryetar:  XHEVAT ADEMI

                 Zëvendëskryetar: KENAN HASIPI

                                  Antarët:  ZHIVKO PEJKOVSKI
                                                    ALEKSANDAR SPASENOVSKI
                                                    ANETA STEFANOVSKA
                                                    KATERINA DIMESKA
                                                    NIKOLLA QURKÇIEV
                                                    MENDE DINNEVSKI
                                                    TEUTA ARIFI
                                                    RAFIZ ALITI
                                                    XHEMAIL JASHARI
                                                    ANITA KIPARIZOVSKA KËRSTESKA
                                                    AMDI BAJRAM
                                                    IVAN STOILKOVIQ
                                                    AVDIJA PEPIQ
                                                    IMER ALIU
                                                    BESIM DOGANI
                                                    IMER SELMANI

Click