DEPUTETËT



 

 

ALEKSANDAR GESHTAKOVSKI

 

 

 


Anëtar i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM) dhe anëtar i Këshillit Qendror dhe i Kryesisë së LSDM-së.

Kryetar i Komisionit për punë dhe politikë sociale pranë Kuvendit të RM-së. Anëtar i Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Bullgarisë. Anëtar i Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Irlandës.

U lind në vitin 1950 në Resnjë, RM. Maqedonas. Ka kryer Fakultetin Juridik. Ka punuar si jurist në Gjykatën Komunale të Resnjës, ka qenë sekretar i Bankës Ekonomike-Resnjë. Ka qenë anëtari i Këshillit Ekzekutiv të Komunës së Resnjës. Ka qenë drejtor përgjithshëm i “Telekomunikacioneve dhe postave të Maqedonisë”. Shërbehet me gjuhën frënge. Ka qenë deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në të dy mandatet e mëparshme. Jeton në Resnjë.

Click