PROGRAMI PËR MBËSHTETJE TË PARLAMENTIT (PSP)

Programi për mbështetje të Parlamentit (PSP) i financuar nga Zvicra synon të ndihmojë Kuvendin të fitojë kredibilitet institucional dhe mirëbesimin e publikut duke mbrojtur interesat dhe nevojat e qytetarëve dhe përmes debateve dhe vendimmarrjeve konsensuale dhe gjithëpërfshirëse.

PSP do të mbështesë përpjekjet për pavarësi të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (Kuvendi) përmes ndërtimit të konsensusit, reformës strukturore dhe ndërtimit të kapaciteteve për zhvillim institucional të Kuvendit; rolet e saja legjislative dhe mbikëqyrëse; si dhe transparencës dhe përgjegjshmërisë institucionale. Qëllimet specifike të PSP përfshijnë:

  • Përforcim të sistemit institucional për kontrollë dhe balancë (checks and balances)
  • Rrjedhshmëri më efikase të punës së parlamentit 
  • Parlamenti ushtron kontroll politik dhe mbikëqyrje të Qeverisë dhe zyrave të tjera publike
  • Parlamenti drejton punën ligjëvënëse sipas një kalendari të parashikueshëm parlamentar
  • Parlamenti përdor kornizë të përmirësuar rregullatore të Kuvnedit për angazhimin e qytetarëve
  • Parlamenti informon më mirë qytetarët, duke përfshirë grupet e margjinalizuara, mbi punën e saj
  • Parlamenti angazhohet aktivisht dhe komunikon me qytetarët/grupet e margjinalizuara dhe organizatat e shoqërisë civile
  • Qytetarët, përfshirë edhe grupet e margjinalizuara, kanë njohuri të rritura mbi të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre qytetare në procesin e hartimit të politikave

Programi për mbështetje të parlamentit do të zbatohet nga Instituti Nacional Demokratik (NDI), duke u mbështetur në ekspertizën e organizatave vendore si Qendra për Menaxhimin e Ndryshimeve dhe Instituti për Demokraci Societas Civilis (IDSCS) për të mbështetur planifikimin strategjik të Kuvendit; reformat e sistemit për menaxhim me burimet njerëzore; përmirësimin e vlerësimit të ndikimit rregullator dhe proceseve të prokurimit; angazhimet për të dhënat e hapura, dhe duke vlerësuar opinionin publik si dhe vëzhguar përpjekjet për reforma, duke përfshirë angazhim më të madh qytetar në proceset e krijimit të politikave.

Ndërhyrjet e PSP-së do të përdorin gjithashtu ekspertizë institucionale nga Asambleja Federale e Zvicrës, Riigikogu i Estonisë dhe Bundestagu Gjerman si dhe ekspertiza legjislative nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian (BE) për të arritur konsensus politik, për të përforcuar praktikat e menaxhimit të burimeve njerëzore, për të përmirësuar sistemet e informacionit dhe komunikimit në Kuvend, praktikat e shqyrtimit fiskal dhe sigurinë parlamentare. Ndihma e specializuar do të përfshijë gjithashtu mbështetje për për kanalin televiziv (TV) të Kuvendit.

Kohëzgjatja e planifikuar e projektit: 01.07.2018 - 31.12.2029 

Buxheti i planifikuar i projektit: CHF 11 milion (franga zvicerane)

Mbështetja zvicerane e Kuvendit 

Që nga viti 2010, Zvicra e përkrah Parlamentin e Republikës së Maqedonisë në themelimin e departamentit të ri në Shërbimet e Parlamentit – Insitutin Parlamentar. Funksioni primar i Institutit Parlamentar është pregaditja e hulumtimeve dhe analizave cilësore dhe të paanshme për nevojat e deputetëve në shqyrtimin e ligjeve dhe implementimin e tyre. Ai poshtu duhet të themelojë arkivë hulumtuese moderne dhe bibliotekë, të organizojë trajnime të mbrendshme në Parlament, si dhe të fillojë aktivitete të reja për afrimin e Parlamentit drejt qytetarëve.

Qëllimi kryesor i këtij projekti është t’ju mundësoje deputetëve qasje të lehtë në analiza dhe shërbime tjera në kohë të duhur, të paanshme dhe objektive, duke ndihmuar kështu në drejtim të zhvillimit të debateve të argumentuara dhe rritjen e cilësisë së ligjeve. Për më tepër, me ofrimin e shërbimeve inovative në Institutin Parlamentar, nga të cilat shumica janë e-shërbime dhe mundësohen në katër gjuhë – maqedonisht, shqip, anglisht dhe frengjisht, Parlamenti do ta modernizojë punën e vet, rrit transparencën, përmirsojë këmbimin e informatave me parlamentet tjera Europjane, dhe do të mundësojë qasje më të lehte të qytetarëve në Parlament.

Në fazën rrjedhëse, projekti implementohet në Parlamentin e Republikës së Maqedoninsë me mbështetje këshilldhënëse të Institutit Demokratik Nacional (NDI). Në suaza të projektit është siguruar ekspertizë e më shumë parlamenteve nga Europa dhe SHBA, si dhe nga Parlamenti Zviceran. Mbështetja aktuale e Zvicrës në formë të donacionit në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë, bazuar në planin strategjik të Institutit Parlamentar.

Click