Këshillat

E enjte, 25 shtator 2014 

Mbledhja e Parë e Këshillit Nacional për Eurointegrime

Këshilli Nacional për Eurointegrime më 24 shtator 2014 e mbajti Mbledhjen e parë në të cilën u shqyrtua Informata për aktivitetet e realizuara nga Programi nacional për miratimin e të drejtës së BE-së - revizioni 2014, për periudhën nga 01.01.2014-31.03.2014 dhe Informata për realizimin e aktiviteteve nga Programi nacional për miratimin e së drejtës së BE-së - revizioni 2014, për periudhën nga 01.04.2014-30.06.2014.  

Informatat për aktivitetet e realizuara nga NPAA-ja për tremujorin e parë dhe të dytë të vitit, para anëtarëve dhe përfaqësuesve të Këshillit Nacional për Eurointegrime i prezantoi dr. Fatmir Besimi, zëvendëskryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i ngarkuar për çështje evropiane.

Zëvendëskryetari i Qeverisë, Besimi në fjalimin e vet e theksoi angazhimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për vazhdimin me integrimet euroatlantike dhe në atë drejtim informoi për progresin e arritur në periudhën e kaluar. Z. Besimi i informoi të pranishmit për aktivitetet rrjedhëse të cilat institucionet i ndërmarrin në drejtim të përgatitjes së planifikimit të Programit nacional për miratimin e së drejtës së BE-së - revizioni 2015, njëkohësisht duke informuar për konsultimet e fundit me Komisionin Evropian në lidhje me Raportin e rregullt vjetor për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2014, që pritet të publikohet në fillim të tetorit të këtij viti.  

Si çështje veçanërisht të rëndësishme, zëvendëskryeministri Besimi i arsyetoi reformat e realizuara në sferën e gjyqësisë. Si rezultat i ndryshimeve ligjore në ligjet konkrete të cilat e rregullojnë çështjen e zhvillimit dhe kohëzgjatjes së procedurave gjyqësore është se kohëzgjatja e një procedure gjyqësore mesatarisht është zvogëluar nga 160 ditë deri në 130 ditë. Gjithashtu, ai informoi për shkallën e miratimit të ligjeve dhe akteve nënligjore të paraparë me revizionin vjetor të NPAA-së, për arritjet e paradokohshme në sferën e luftës kundër krimit dhe korrupsionit të organizuar, në sferën e lirisë së të shprehurit, në sferën e dialogut politik, në sferën e reformave në administratën publike, marrëdhënieve ndëretnike, marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal.  

Në mbledhjen si përfaqësues të Delegacionit të BE-së në Republikën e Maqedonisë ishte i pranishëm z. Robert Lidl, udhëheqës i seksionit për çështje nga sfera e politikës, drejtësisë dhe punëve të brendshme.  Në debatin e mbledhjes, me diskutime, sugjerime dhe rekomandime të tyre morën pjesë: z. Ilija Dimovski, nënkryetar i Këshillit, z. Antonio Milloshoski, znj. Nora Aliti dhe znj. Sillvana Boneva, deputetët dhe anëtarët e Këshillit, prof. dr. Dimitar Mirçev, anëtar i Këshillit të kabinetit të Presidentit të Republikës së Maqedonisë, z. Darko Angellov, anëtar i Këshillit të Zyrës së Kryetarit të Qeverisë, akademik prof. dr. Vllado Kambovski, anëtar i Këshillit të Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve, z. Naser Selmani, anëtar i Këshilli të SHGM-së, z. Antoni Peshev, përfaqësues i Odës Ekonomike të Maqedonisë dhe z. Zhivko Mitrevski nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Eurointegrimet mbeten prioritet për Qeverinë dhe për Kuvendin, është me rëndësi që Republika e Maqedonisë që sa më shpejt të marrë datë për fillimin e negociatave.  
Gjatë debatit, nga ana e anëtarëve dhe përfaqësuesve të Këshillit u potencua nevoja për pjesëmarrje të partive politike të opozitës në punën e Kuvendit si dhe në punën e Këshillit Nacional duke e pasur parasysh karakterin inkluziv dhe përbërjen e këtij trupi që i reflekton grupet e ndryshme politike, etnike, fetare dhe të interesit në shoqërinë të bashkuar në qëllimin e përbashkët - anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian. 

Click