Këshillat

E enjte, 12 mars 2015 

Mbledhja e përbashkët e Komisionit për Çështje Evropiane dhe Këshillit Nacional për Eurointegrime 

Komisioni për Çështje Evropiane dhe Këshilli Nacional për Eurointegrime sot mbajti mbledhje të përbashkët, në të cilën u diskutua për Programin nacional për miratimin e të drejtës së Bashkimit Evropian - revizioni 2015, me ç'rast u miratua edhe mendim për Programin përkatës. 

Fjalim hyrës për NPAA-në për vitin 2015 mbajti zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështje evropiane në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, z. Fatmir Besimi, i cili informoi për aktivitetet e planifikuara të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në lidhje me dinamikën e harmonizimit të legjislacionit nacional me atë evropian, si dhe për adaptimin e arritur të institucioneve nacionale ndaj strukturave administrative evropiane.   

Besimi informoi se në bazë të Raportit vjetor për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2014, Qeveria e Republikës së Maqedonisë e miratoi Plan-veprimin për prioritete të selektuara, në përpilimin e të cilit morën pjesë institucionet shtetërore, por edhe më gjerë, me ç'rast e përmendi kontributin edhe nga komuniteti i biznesit, sektori joqeveritar, bashkësia akademike, etj. 

Në debatin morën pjesë: zëvendëskryetarja e Komisionit për Çështje Evropiane, znj. Nora Aliti, nënkryetari i Këshillit Nacional për Eurointegrime, z. Ilija Dimovski dhe deputetët: znj. Sillvana Boneva, znj. Shpresa Hadri, z. Vlladimir Gjorçev, znj. Sollza Gërçeva, si dhe z. Dimitar Mirçev nga Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë.

Në diskutimet u potencua edhe nevoja për realizim të suksesshëm të Programit nacional për miratimin e të drejtës së Bashkimit Evropian-revizioni 2015, si dhe për sfidat me të cilat vendi po përballet në aspekt të realizimit të këtij programi. 

Në atë drejtim, u nënvizua se nevojitet bashkëpunim i përbashkët parlamentar i të gjithë përfaqësuesve të zgjedhur të qytetarëve, për realizimin e detyrave dhe obligimeve të paraparë në NPAA. 

Gjithashtu, në shumicën e diskutimeve u theksua nevoja që shteti të merr datë për fillimin e negociatave me BE-në për hapjen e kapitujve, sepse kjo statukuo do të ndikojë edhe mbi gjendjen politike në vend. 

Click