Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE


 

 

STOJAN ANDOV

 

 

 

U lind më 30.11.1935 në Kavadar. Republika e  Maqedonisë. Ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Shkup, ndërsa  magjistroi në universitetin e Beogradit;

Ka qenë nënkryetar i Këshillit Ekzekutiv Republikan, anëtar i delegacionit maqedonas në Këshillin e republikave dhe krahinave dhe anëtar i qeverisë federale në tre mandate, ku vërehet roli i tij i negociatorit, në kontaktet e ish Jugosllavisë me ekspertët në EEZ (1971-1987); Konsiderohet si njohës i jashtëzakonshëm dhe ekspert i çështjeve ekonomike, si dhe politikan i orientuar kah ekonomia e tregut; - Ka qenë ambasador në Ish Jugosllavinë në Irak (1987-1991).- Themelues i Partisë Liberale të Maqedonisë dhe si kryetar i saj e udhëhoqi Partin Liberale deri në bashkëngjitjen me ish PD 1997, kur u bë kryetar i Këshillit të subjektit të posa formuar politikë; - Pas ripërtëritjes së Partisë Liberale të Maqedonisë, u zgjodh për anëtar i Komitetit të vet Ekzekutiv; - U zgjodh për nënkryetar i Internacionales Liberale.


   - Në zgjedhjet e para shumë partiake të vitit 1990, ka qenë i zgjedhur për deputet në Kuvendit e Republikës së Maqedonisë dhe u bë kryetar i Kuvendit në janar të vitit 1991; - Në zgjedhjet e dyta shumë partiake të vitit 1994, përsëri ishte zgjedhur për deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe për kryetar të Kuvendit - obligim që  e kreu deri në muajin mars të vitit 1996; - Ishte i zgjedhur për deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe në zgjedhjet e fundit (të vitit 1998); - Si deputet, është kryetar në  Komisionin për politikë monetare dhe kreditore dhe banakieri në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë; - Ishte kandidat për kryetar të Republikës së Maqedonisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 1999; - Më 30 nëntor të vitit 2000 ka qenë i zgjedhur për kryetar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

 
a

Na ndiqni në: