DEPUTETËT



 

 

RIZVAN SULEJMANI

 

 

 

 

Anëtar i Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD).

Anëtar i  Kuvendit të Degës partiake në Shkup. Anëtar i Konferencës dhe  Kuvendit Qendror të PPD dhe kryetar i Degës së PPD për Komunën Karposh, Shkup. Anëtar i Delegacionit Parlamentar të Kuvendit të RM-së në NATO. Anëtar i Grupit parlamentar të Kuvendit të RM për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Polonisë.

U lind në vitin 1957 në fshatin Lubin. Shkup. Shqiptar. Ka kryer Fakultetin e Elektronikës, drejtimi automatikë. Punoi si inxhinier i automatikës në Sektorin për projektim dhe zhvillim, e më pas si udhëheqës i Qendrës kompjuterike në Ndërmarrjen  “Sharr” Hani i Elezit, Kosovë RFJ. Ka qenë profesor në Gjimnazin  “Zef Lush Marku” në Shkup. Punësimi i fundit ka qenë inspektor republikan i punës pranë Ministrinë së Punës dhe Politikës Sociale. Shërbehet me gjuhën turke dhe angleze. Ka qenë deputet në Kuvendin e RM-së në mandatin e mëparshëm prej 1996 deri në 1998. Jeton në Shkup.

Click