ZIBERI NASER
Anëtar i Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD).
Kryetar i Degës së PPD-së në komunën Karposh, Shkup nga viti 1990 deri në 1994. Sekretar i përgjithshëm i PPD-së nga viti 1994 deri në 1998. Anëtar i Kryesisë dhe koordinator i Grupit të deputetëve të PPD-së në Kuvendin e RM. Kryetar i Grupit të deputetëve të Kuvendit të RM në bashkupunimë me Parlamentin e Republikës së Turqisë. Anëtar i Grupit të deputetëve të Kuvendit të RM për bashkëpunim me parlamentet e Mbretërisë së Norvegjisë, Republikës së Finlandës, Mbretërisë së Suedisë, Mbretërisë së Danimarkës dhe Republikës së Islandës. Ishte nënkryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë nga viti 1996 deri në 1998 dhe ministër i Punës dhe Politikës Sociale.
U lind në vitin 1961 në fshatin Llaskarcë, Shkup, RM. Shqipëtar. Ka kryer Fakultetin Juridik. Gjatë kohë punoi si gazetar në gazetë e përditshme në gjuhën shqipe “Flaka”. E flet gjuhën franceze. Ka qenë deputet i PPD-së në Kuvendin e RM në dy mandatet e mëparshme nga viti 1990 deri në 1998. Jeton në fshatin Llaskarcë, Shkup.