ABDULLAI JONUZ
Anëtar i Partisë për Prosporitet Demokratik të Shqipëtarëve në Maqedoni - Paritia Demokratike Popullore (PPDSH-PDP).
Anëtar i Partisë Demokratike Popullore (PDP) dhe këshilltar në Komunën e Gostivarit . Ushtrues i detyrës kryetar komune në komunën e Gostivarit. Anëtar i Delegacionit të Kuvendit të RM-së në Delegacionin Parlamentar të Iniciativës së Evropës Qendrore. Anëtar i Grupit të deputetëve të Kuvendit të RM për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Italisë. Anëtar i Grupit të deputetëve të Kuvendit të RM për bashkëpunim me Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore.
U lind në vitin 1955 në Gostivar, RM. Shqipëtar. Ka kryer Fakultetin e Shkencave Politike, magjistër i shkencave politike. Ka qenë i punësuar si ligjërues në Univerzitetin e punëtorëve në Gostivar dhe si udhëheqës i Qendrës për shkollimin profesional dhe të përgjithshëm. Ka qenë këshilltar në Këshillin e komunës së Gostivarit. Shërbehet me gjuhën angleze dhe frenge. Jeton në Gostivar.