E hënë, 31 korrik 2017
Deputetja Frosina Tashevska Remenski u takua me ambasadorin e Federatës ruse Konstantin. A. Bersenev
Shefi i delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, dr. Frosina Tashevska Remenski realizoi takim pune me ambasadorin e Federatës ruse Konstantin. A. Bersenev dhe sekretarin e tretë Stanisllav Llupin.
Në takimin u bisedua për më shumë çështje me interes për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë të nivelit parlamentar, si dhe për gjendjet aktuale në Asamblenë parlamentare në Këshillin e Evropës.
U konkludua se duhet të zhvillohen dhe avancohen marrëdhëniet miqësore në të gjitha nivelet ndërmjet qeverive të të dyja vendeve në sferën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ekonomike, si dhe në sferën e përafrimit kulturor dhe mbështetjes së ndërsjellë të interesave kombëtare të vendeve.