E mërkurë, 6 qershor 2018
TAKIMI I DELEGACIONIT TË KUVENDIT ME AMBASADOREN E KINËS NË MAQEDONI, ZNJ. JIN LIKSIAN
Delegacioni i Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Popullore të Kinës të udhëhequr nga znj. Vlladanka Aviroviq, e në përbërje të të cilit ishin edhe znj. Jagoda Shahpaska, znj. Aneta Simeska-Dimoska, z. Agim Shaqiri, znj. Vesna Pemova dhe z. Johan Tarçullovski, dje u takuan me ambasadoren e Kinës në Republikën e Maqedonisë, znj. Jin Liksian. Takimi u mbajt në hapësirat e reja të ambasadës kineze.
Në takim, Delegacioni e njoftoi ambasadoren me përbërjen dhe planet për punë të Grupit të deputetëve në drejtim të zhvillimit dhe përforcimit të marrëdhënieve me Republikën Popullore të Kinës, veçanërisht në nivel parlamentar. Njëkohësisht, e ftuan znj. Liksian t'i vizitojë edhe qytetet në brendësi që të njoftohet me potencialet e shtetit tonë.
U tha se Kina është vend i madh dhe mbresëlënës me kulturë mbresëlënëse dhe se ka mundësi për bashkëpunim në shumë sfera, siç është ekonomia, teknologjia, kultura, mjekësia kineze alternative etj.
Ambasadorja e përshëndeti punën e Grupit parlamentar duke theksuar se në veçanti i vjen mirë për interesin e treguar për Republikën Popullore të Kinës, me çka vërtetohen marrëdhëniet e mira reciproke.
Ajo theksoi se qëllimi i ambasadës është që të stimulohet zhvillimi i marrëdhënieve reciproke, duke i përfshirë të dy parlamentet, njëkohësisht duke informuar se edhe në parlamentin e tyre është themeluar Grupi parlamentar për bashkëpunim me Republikën e Maqedonisë.