E enjte, 7 shtator 2017
U nënshkrua memorandum për organizimin e trajnimeve për shërbimin e Kuvendit me qëllim përforcimin e kapaciteteve
Sekretari i përgjithshëm i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Cvetanka Ivanova, sot realizoi takim me përfaqësuesit e Qendrës holandeze për studime të sigurisë evropiane dhe Ambasadës holandeze në Shkup.
Në takimin u nënshkrua memorandum për mirëkuptim për organizim të trajnimeve për shërbimin e Kuvendit me qëllim përforcimin e kapaciteteve.
Të dyja palët e përshëndetën bashkëpunimin e suksesshëm në periudhën e kaluar të realizuar përmes projekteve për trajnim të shërbimit profesional dhe shfaqën shpresë se edhe projekti aktual do të jetë i finalizuar në mënyrë të suksesshme.
Memorandumi për mirëkuptim ka të bëjë me projektin i cili do të zhvillohet gjatë 10 muajve të ardhshëm, ndërsa do të përfshijë organizim të trajnimeve për edukimin e shërbimit të Kuvendit për etikë dhe integritet me qëllim avancimin e veprimit profesional.
Në trajnimet do të shqyrtohen standardet ndërkombëtare, përvojat evropiane, e pjesëmarrësve do t'u barten edhe praktikat më të mira.