KOMISIONI JURIDIKO-LIGJVËNËS
E-posta: k-zpk@sobranie.mk
Komisioni juridiko-ligjvënës ka kryetar dhe dymbëdhjetë anëtarë nga radhët e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe katër anëtarë nga radhët e punëtorëve shkencorë dhe profesionalë.
Komisioni i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me:
- harmonizimin e ligjeve dhe akteve tjera me Kushtetutën dhe me sistemin juridik, si dhe përpunimin e tyre tekniko-juridik;
- kërkesat për dhënien e interpretimit autentik dhe përgatitjen e propozimeve të interpretimit autentik të ligjeve;
- veprimtarinë ligjvënëse dhe ndërtimin e sistemit juridik në Republikë;
- verifikimin e tekstit të spastruar të ligjeve dhe të akteve të tjera nëse me ligj, përkatësisht me akt tjetër autorizohet;
- dhënien e korrigjimeve të gabimeve në tekstin e botuar të ligjit ose të aktit tjetër, në bazë të tekstit burimor të ligjit të miratuar ose aktit tjetër të Kuvendit dhe korrigjimin e gabimeve të tekstit të spastruar të ligjeve, dhe
- çështje të tjera që i përkasin veprimtarisë ligjvënëse dhe ndërtimit të sistemit juridik në Republikë.
Kryetar : ANDONOVSKI KIRIL
Anëtarë:
STOJANOVSKI TOMISLLAV
JOVANOVSKA VESNA
NEVENOVSKI GORAN
KARAXHOSKI ZHARKO
TOMOV PANDE
DIMOVA MARKOVIQ NATALIJA
STOJANOVSKI NAQE
GESHTAKOVSKI ALEKSANDAR
TODOROV RISTO
ZIBERI NASER
ALIU ABDULLA
HANXHISKI BLLAGOJ
ALIU QANI