KOMISIONI PËR MARRËDHËNIE NDËRNACIONALE
Komisioni për marrëdhënie ndërnacionale ka kryetar dhe dhjetë anëtarë nga radhët e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe katër anëtarë nga radhët e punëtorëve shkencorë dhe profesionalë.
Komisioni shqyrton çështje që kanë të bëjnë me rregullimin me ligj të të drejtave të nacionaliteteve të verifikuara me Kushtetutë, veçanërisht nga aspekti i:
- sigurimit të së drejtës së përdorimit të gjuhës dhe shkrimit të nacionaliteteve;
- sigurimit të së drejtës së mësimit të gjuhës së nacionaliteteve në lëmin e edukimit dhe arsimit;
- garantimit të mbrojtjes së identitetit të nacionaliteteve etnike, kulturore, gjuhësore dhe fetare;
- sigurimit të veprimtarive informuese, kulturore dhe veprimtarive tjera, për shkak pasqyrimit të identitetit dhe veçantive nacionale dhe
- çështjeve tjera që kanë të bëjnë me realizimin e të drejtave të nacionaliteteve të verifikuara me Kushtetutën dhe ligjet.
Kryetar:
HARUNI SEJFEDIN
Anëtarë:
SUGAREVSKI VLLADO
SAJKOSKI ACE
TILEVSKI MITKO
SHAHIQ ALIJA
ALIU QANI
ÇIFLIGANEC VANÇO
TËRPOVSKI BORISLLAV
POPOVSKI NIKOLLA
RAMADANI ISMET
BAJRAM AMDI