Trupat Punues



KOMISIONI PËR POLITIKË TË JASHTME

Komisioni për politikë të jashtme ka kryetar dhe dymbëdhjetë anëtarë nga radhët e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe katër anëtarë nga radhët e  punëtorëve shkencorë dhe profesionalë.

Komisioni i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me:

  • politikën e jashtme të Republikës së Maqedonisë dhe marrëdhëniet e saja me shtetet tjera dhe organizatat ndërkombëtare;
  • politikën me të cilën sigurohet kujdesi i Republikës për gjendjen dhe të drejtat e pjesëtarëve të popullit maqedonas në vendet fqinje dhe për mërgimtarët nga Maqedonia, si dhe për të drejtat kulturore, ekonomike dhe sociale të qytetarëve të Republikës dhe
  • hyrjen ose daljen nga lidhja ose bashkësitë me shtetet tjera;
  • nevojën e fillimit të negociatave për lidhjen e marrëveshjeve bilaterale dhe multilaterale ndërkombëtare të Republikës së Maqedonisë, përkatësisht për platformat e këtyre negociatave;
  • ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare;
  • propozimet për emërimin e ambasadorëve të Republikës së Maqedonisë jashtë vendit dhe i dëgjon platformat për ndarjen e tyre;
  • normativën ndërkombëtare nga sfera e të drejtave të njeriut dhe të qytetarit, lirive dhe dokumenteve të organizatave dhe asociacioneve ndërkombëtare;
  • vendosjen e bashkëpunimit parlamentar të Republikës me shtetet dhe organizatat tjera ndërkombëtare;
  • vendosjen e bashkëpunimit me komisionet përkatëse për politikë të jashtme të parlamenteve të shteteve të tjera;
  • iniciativat dhe propozimet për të definuar strategjinë e politikës së jashtme të Republikës së Maqedonisë;
  • nxitjen e debateve të temave aktuale të politikës së jashtme në Kuvend dhe
  • çështje tjera që kanë të bëjnë me politikën e jashtme të Republikës së Maqedonisë.

Kryetar:

BOSHKOV JORDAN

Anëtarë:

GLIGOROSKI DANILLO
MARKOVSKA GJULISTANA

ÇERKEZOV MILLANÇO
KRALEVSKI ÇEDOMIR

KARANGELLEVSKI RADOMIR
PETROVSKI TOMISLLAV
DIKA ZAMIR
HANXHISKI BLLAGOJ
SHEQERINSKA RADMILLA

POPOVSKI LUBOMIR
BILALLI MERSEL

DANEVSKI SLLOBODAN

Click