TRUPAT PUNUES TË KUVENDIT
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë formohen trupa punues të përhershëm për shqyrtimin e propozimeve për miratimin e ligjeve, projekt-ligjeve, propozim-ligjeve dhe akteve të tjera të përgjithshme që i miraton Kuvendi, për përcjelljen e zbatimit të akteve të Kuvendit, si dhe për studimin dhe shqyrtimin e çështjeve të tjera nga kompetenca e vet.
Kryetarët, zëvendës-kryetarët, anëtarët e trupave punues dhe zëvendësit e tyre zgjidhen nga radhët e deputetëve në Kuvend.
Në punën e trupave punues marrin pjesë kryetari dhe anëtarët e trupit punues, e në rast të pengesës së tyre për prezencë në mbledhjen e komisioneve, caktojnë zëvendës të tyre nga radhët e zëvendës-anëtarëve të komisionit.
Si trupa të përhershëm të punës të Kuvendit formohen:
KOMISIONI PËR ÇËSHTJE KUSHTETUESE
Komisioni për çështje kushtetuese ka kryetar dhe dymbëdhjetë anëtarë nga radhët e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe shtatë anëtarë nga radhët e punëtorëve shkencorë dhe profesionalë.
Komisioni i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me:
- zbatimin e Kushtetutës;
- propozimet për ndryshimin dhe plotësimin e Kushtetutës;
- çështjet parimore me karakter kushtetues në lidhje me miratimin dhe zbatimin e ligjeve dhe dispozitave dhe akteve tjera dhe
- çështje tjera me karakter kushtetues.
Kryetar: ANDOV STOJAN
Anëtarë:
STOJANOVSKI TOMISLLAV
ANDONOVSKI KIRIL
KRALEVSKI ÇEDOMIR
NEVENOVSKI GORAN
KARAXHOSKI ZHARKO
JOVANOVSKA VESNA
BOSHKOV JORDAN
MARKOVSKA GJULISTANA
MIRÇEVSKI ZVONKO
LLAZAROV ILIJA
KLIMOVSKI SAVO
ABDULLAI JONUZ
HALIMI ILJAZ
CËRVENKOVSKI BRANKO
PETKOVSKI TITO
POPOVSKI NIKOLLA
STOJANOVSKI NAQE
KITANOSKI LLAZAR
ALITI ABDURAHMAN
BILALLI MERSEL
KOMISIONI JURIDIKO-LIGJVËNËS
E-posta: k-zpk@sobranie.mk
Komisioni juridiko-ligjvënës ka kryetar dhe dymbëdhjetë anëtarë nga radhët e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe katër anëtarë nga radhët e punëtorëve shkencorë dhe profesionalë.
Komisioni i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me:
- harmonizimin e ligjeve dhe akteve tjera me Kushtetutën dhe me sistemin juridik, si dhe përpunimin e tyre tekniko-juridik;
- kërkesat për dhënien e interpretimit autentik dhe përgatitjen e propozimeve të interpretimit autentik të ligjeve;
- veprimtarinë ligjvënëse dhe ndërtimin e sistemit juridik në Republikë;
- verifikimin e tekstit të spastruar të ligjeve dhe të akteve të tjera nëse me ligj, përkatësisht me akt tjetër autorizohet;
- dhënien e korrigjimeve të gabimeve në tekstin e botuar të ligjit ose të aktit tjetër, në bazë të tekstit burimor të ligjit të miratuar ose aktit tjetër të Kuvendit dhe korrigjimin e gabimeve të tekstit të spastruar të ligjeve, dhe
- çështje të tjera që i përkasin veprimtarisë ligjvënëse dhe ndërtimit të sistemit juridik në Republikë.
Kryetar : ANDONOVSKI KIRIL
Anëtarë:
STOJANOVSKI TOMISLLAV
JOVANOVSKA VESNA
NEVENOVSKI GORAN
KARAXHOSKI ZHARKO
TOMOV PANDE
DIMOVA MARKOVIQ NATALIJA
STOJANOVSKI NAQE
GESHTAKOVSKI ALEKSANDAR
TODOROV RISTO
ZIBERI NASER
ALIU ABDULLA
HANXHISKI BLLAGOJ
ALIU QANI
KOMISIONI PËR SISTEM POLITIK
Komisioni për sistem politik ka kryetar dhe tetë anëtarë nga radhët e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe tre anëtarë nga radhët e punëtorëve shkencorë dhe profesionalë.
Komisioni i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me:
- funksionimin e sistemit politik;
- emërimin e kufijve të Republikës;
- simbolet shtetërore dhe përdorimin e tyre;
- sistemin e informimit publik;
- të drejtën e bashkimit të qytetarëve dhe organizimin politik;
- të drejtën zgjedhore dhe mënyrën e zgjedhjes së deputetëve dhe anëtarëve të këshillave;
- referendumin;
- vetadministrimin lokal;
- Avokatin e Popullit;
- Kishën Ortodokse Maqedonase dhe bashkësitë fetare;
- dekoratat, mirënjohjet dhe shpërblimet;
- festat e Republikës së Maqedonisë;
- organizimin e administratës shtetërore dhe `
- çështje të tjera që i përkasin sistemit politik.
Kryetar : ÇERKEZOV MILLANÇO
Anëtarë:
GAXHOVSKI VASIL
PANDOV ALEKSANDAR
TOMOV PANDE
PRANGOSKI ILIJA
ABDULLAI JONUZ
POPOVSKI LUBOMIR
SPASOV GJORGJI
ALIU ABDULLA
KOMISIONI PËR POLITIKË TË BRENDSHME DHE MBROJTJE
Komisioni për politikë të brendshme dhe mbrojtje ka kryetar dhe tetë anëtarë nga radhët e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe tre anëtarë nga radhët e punëtorëve shkencorë dhe profesionalë.
.
Komisioni i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me:
- mbrojtjen e sistemit shoqëror të verifikuar me Kushtetutë;
- shtetësinë;
- gjyqësinë, avokaturën dhe prokurorinë publike;
- amnistinë dhe faljen;
- tubimet dhe shfaqjet publike;
- sigurinë në komunikacionin rrugor, ajror, hekurudhor dhe të liqeneve;
- lirinë e qarkullimit dhe zgjedhjen e lirë të vendbanimit;
- paraqitjen e vendbanimit dhe vendqëndrimit;
- furnizimin, posedimin, mbajtjen, testimin dhe shënjimin e armëve,dhe municionit;
- librat amë dhe mbrojtjen e të dhënave personale;
- emrat personalë, letërnjoftimet dhe dokumentet e udhëtimit;
- kalimin e kufijve shtetërorë dhe qarkullimin në zonën kufitare, qarkullimin dhe qëndrim e të huajve;
- mbrojtjen e Republikës dhe mbrojtjen civile;
- regjistrimin i popullsisë dhe
- çështje tjera lidhur me politikën e brendshme dhe mbrojtjen.
Kryetar:
PANDOV ALEKSANDAR
Anëtarë:
STOJMENOV ZLLATKO
FLLOROVSKI ALEKSANDAR
MIRÇESKI ZVONKO
LUTFII BILALL
HANXHISKI BLLAGOJ
KITANOSKI LLAZAR
SULEJMANI OLLOMAN
PRANGOSKI ILIJA
KOMISIONI PËR POLITIKË TË JASHTME
Komisioni për politikë të jashtme ka kryetar dhe dymbëdhjetë anëtarë nga radhët e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe katër anëtarë nga radhët e punëtorëve shkencorë dhe profesionalë.
Komisioni i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me:
- politikën e jashtme të Republikës së Maqedonisë dhe marrëdhëniet e saja me shtetet tjera dhe organizatat ndërkombëtare;
- politikën me të cilën sigurohet kujdesi i Republikës për gjendjen dhe të drejtat e pjesëtarëve të popullit maqedonas në vendet fqinje dhe për mërgimtarët nga Maqedonia, si dhe për të drejtat kulturore, ekonomike dhe sociale të qytetarëve të Republikës dhe
- hyrjen ose daljen nga lidhja ose bashkësitë me shtetet tjera;
- nevojën e fillimit të negociatave për lidhjen e marrëveshjeve bilaterale dhe multilaterale ndërkombëtare të Republikës së Maqedonisë, përkatësisht për platformat e këtyre negociatave;
- ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare;
- propozimet për emërimin e ambasadorëve të Republikës së Maqedonisë jashtë vendit dhe i dëgjon platformat për ndarjen e tyre;
- normativën ndërkombëtare nga sfera e të drejtave të njeriut dhe të qytetarit, lirive dhe dokumenteve të organizatave dhe asociacioneve ndërkombëtare;
- vendosjen e bashkëpunimit parlamentar të Republikës me shtetet dhe organizatat tjera ndërkombëtare;
- vendosjen e bashkëpunimit me komisionet përkatëse për politikë të jashtme të parlamenteve të shteteve të tjera;
- iniciativat dhe propozimet për të definuar strategjinë e politikës së jashtme të Republikës së Maqedonisë;
- nxitjen e debateve të temave aktuale të politikës së jashtme në Kuvend dhe
- çështje tjera që kanë të bëjnë me politikën e jashtme të Republikës së Maqedonisë.
Kryetar:
BOSHKOV JORDAN
Anëtarë:
GLIGOROSKI DANILLO
MARKOVSKA GJULISTANA
ÇERKEZOV MILLANÇO
KRALEVSKI ÇEDOMIR
KARANGELLEVSKI RADOMIR
PETROVSKI TOMISLLAV
DIKA ZAMIR
HANXHISKI BLLAGOJ
SHEQERINSKA RADMILLA
POPOVSKI LUBOMIR
BILALLI MERSEL
DANEVSKI SLLOBODAN
KOMISIONI PËR ÇËSHTJE TË ZGJEDHJEVE DHE EMËRIMEVE
Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve ka kryetar dhe dymbëdhjetë anëtarë nga radhët e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
Komisioni i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me:
- paraqitjen e propozimeve për zgjedhje dhe emërime, përkatësisht shkarkimin e funksionarëve që i ka zgjedhur, përkatësisht emëruar Kuvendi, nëse me Kushtetutë, ligj, rregullore ose akt tjetër të Kuvendit nuk është përcaktuar që një propozim të tillë të parashtrojë organ tjetër;
- propozimin e përbërjes së trupave punues të përhershëm dhe të përkohshëm të Kuvendit;
- propozimin e anëtarëve të organeve drejtuese dhe trupave tjerë të ndërmarrjeve organizatave dhe institucioneve që i zgjedh, përkatësisht emëron Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, nëse më Kushtetutë, ligj ose akt tjetër nuk është përcaktuar që një propozim të tillë të parashtrojë organ tjetër;
- propozimin dhe emërimin e anëtarëve të Këshillit redaktues të gazetës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë;
- propozon, përkatësisht miraton vendime për emërimin dhe shkarkimin e përfaqësuesve të Republikës në organet drejtuese dhe anëtarëve të komisioneve të konkursit për zgjedhje të organeve udhëheqëse individuale që janë në kompetencën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë;
- propozimin e përbërjes së këshillave dhe trupave tjerë të Kuvendit për organizimin dhe zbatimin e kremtimeve të ngjarjeve të veçanta historike me rëndësi për Republikën dhe ngjarjeve të tjera shënimi i të cilave nevojitet, si dhe për ndarjen e shpërblimeve republikane;
- dhënien e pëlqimit paraprak të aktit për organizimin dhe sistematizimin e brendshëm të Shërbimit të Kuvendit dhe
- jep mendim lidhur me propozimet për zgjedhjen, përkatësisht emërimin e bartësve të funksioneve publike që i zgjedh, përkatësisht emëron Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, kurse i kanë propozuar organet tjera;
Komisioni, gjithashtu:
- shqyrton propozimet e dispozitave për pagat dhe të ardhurat tjera të deputetëve dhe të funksionarëve që i zgjedh ose emëron Kuvendi, punëtorëve udhëheqës që i emëron Komisioni, si dhe të deputetëve dhe funksionarëve të cilëve u ka pushuar funksioni
- miraton aktet për të cilat është i autorizuar nga Kuvendi;
- miraton aktvendime të veçanta për pagat dhe të ardhurat tjera të deputetëve dhe funksionarëve që i zgjedh ose emëron Kuvendi, si dhe për punëtorët udhëheqës që i emëron Komisioni;
- përcakton nivelin e kompensimit të shpenzimeve për pjesëmarrje në punën e anëtarëve të trupave punues të zgjedhur nga radhët e institucioneve dhe asociacioneve profesionale dhe shkencore;
- në pajtim me dispozitat, përcakton lartësinë e mëditjeve, shpenzimeve për jetë të ndarë, kompensimit për pushim vjetor, shpërnguljes dhe shpenzime tjera;
- bën dhënien e korrigjimeve të akteve që i miraton dhe shpall Komisioni në “Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë”, dhe
- shqyrton edhe çështje tjera që kanë të bëjnë me zgjedhjet dhe emërimet.
Kryetar:
Kralevski Çedomir
Anëtarë:
Nevenovski Goran
Qosev Sllobodan
Spançevski Krale
Trajanovski Koce
Llazov Goranço
Popovski Lubomir
Geshtakovski Aleksandar
Stojkovski Bllagoj
Tahiri Mevlan
Vejseli Abduladi
Anushev Lupço
Kadriu Nazmi
KOMISIONI I PËRHERSHËM ANKETUES PËR MBROJTJEN E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË QYTETARIT
Komisioni i përhershëm anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarit ka kryetar dhe tetë anëtarë nga radhët e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe tre anëtarë nga radhët e punëtorëve shkencorë dhe profesionalë.
Komisioni në suaza të kompetencave të tij në veçanti:
- i shqyrton çështjet parimore, propozimet dhe mendimet lidhur me realizimin e dispozitave të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, që kanë të bëjnë me liritë themelore dhe të drejtat e qytetarit;
- i shqyrton iniciativat dhe propozimet për miratimin e ligjeve, projekteve dhe propozim-ligjeve dhe dispozitave dhe akteve tjera me rëndësi për realizimin e mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të qytetarit;
- thekson nevojën e miratimit të ligjeve, dispozitave dhe akteve tjera për shkak të mbrojtjes së tërësishme të lirive dhe të drejtave të qytetarit;
- e përcjell, shqyrton dhe analizon zbatimin akteve ndërkombëtare të ratifikuara të cilat e rregullojnë mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarit;
- i shqyrton shkresat e qytetarëve dhe ndërmerr qëndrime për të njëjtat dhe
- kryen edhe punë tjera nga fushëveprimi i vet.
Komisioni nuk mund që të kryej funksione hulumtuese ose funksione të tjera gjyqësore.
Konstatimet e Komisionit janë bazë e ngritjes së procedurës për verifikimin e përgjegjësisë së bartësve të funksioneve publike.
Kryetar:
PETKOVSKI TITO
Anëtarë:
JANKOVSKI ZHARKO
LLAZAROV ILIJA
MANÇEV VASE
SHAHIQ ALIJA
TAIRI MUHAMED
ANGELLOVSKI MILLOJKO
HAXHIREXHA KASTRIOT
PAJKOSKI LATIF
KOMISIONI PËR MARRËDHËNIE NDËRNACIONALE
Komisioni për marrëdhënie ndërnacionale ka kryetar dhe dhjetë anëtarë nga radhët e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe katër anëtarë nga radhët e punëtorëve shkencorë dhe profesionalë.
Komisioni shqyrton çështje që kanë të bëjnë me rregullimin me ligj të të drejtave të nacionaliteteve të verifikuara me Kushtetutë, veçanërisht nga aspekti i:
- sigurimit të së drejtës së përdorimit të gjuhës dhe shkrimit të nacionaliteteve;
- sigurimit të së drejtës së mësimit të gjuhës së nacionaliteteve në lëmin e edukimit dhe arsimit;
- garantimit të mbrojtjes së identitetit të nacionaliteteve etnike, kulturore, gjuhësore dhe fetare;
- sigurimit të veprimtarive informuese, kulturore dhe veprimtarive tjera, për shkak pasqyrimit të identitetit dhe veçantive nacionale dhe
- çështjeve tjera që kanë të bëjnë me realizimin e të drejtave të nacionaliteteve të verifikuara me Kushtetutën dhe ligjet.
Kryetar:
HARUNI SEJFEDIN
Anëtarë:
SUGAREVSKI VLLADO
SAJKOSKI ACE
TILEVSKI MITKO
SHAHIQ ALIJA
ALIU QANI
ÇIFLIGANEC VANÇO
TËRPOVSKI BORISLLAV
POPOVSKI NIKOLLA
RAMADANI ISMET
BAJRAM AMDI
KOMISIONI PËR MBIKËQYRJEN E PUNËS SË DREJTORISË PËR SIGURI DHE KUNDËRZBULIM DHE TË AGJENCISË PËR ZBULIM
Komisioni për mbikëqyrjen e punës së Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe të Agjencisë për Zbulim ka kryetar dhe gjashtë anëtarë nga radhët e deputetëve në Kuvend të Republikës së Maqedonisë.
Komisioni në suaza të fushëveprimit të tij kryen mbikëqyrjen e punës së Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe të Agjencisë për Zbulim, veçanërisht në lidhje me:
- respektimin e të drejtave dhe lirive, të verifikuara me Kushtetutën dhe ligjet, të qytetarëve, ndërmarrjeve dhe personave tjerë juridikë nga ana e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe Agjencisë për Zbulim;
- ligjshmërinë në zbatimin e autorizimeve të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe Agjencisë për Zbulimin nga aspekti i tejkalimit, veprimit të paautorizuar,keqpërdorimit dhe dukurive të tjera negative gjatë punës, në kundërshtim me ligjin;
- metodat dhe mjetet që i shfrytëzojnë Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim dhe Agjencia për Zbulim nga aspekti i ligjshmërisë dhe respektimit të të drejtave të qytetarit dhe subjekteve tjera;
- pajisjet materiale, teknike dhe kuadrovike të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe të Agjencisë për Zbulim, dhe
- çështje tjera që kanë të bëjnë me Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe Agjencinë për Zbulim.
Kryetar:
POPOVSKI LUBOMIR
Anëtarë:
ICKOV DELLÇE
GESHOSKI TRAJKO
VEJSELI ABDULADI
FLLOROVSKI ALEKSANDAR
STOJANOSKI VOISLLAV
HALIMI ILJAZ
KOMISIONI PËR EKONOMI POLITIKE DHE ZHVILLIM
Komisioni për financim dhe buxhet ka kryetar dhe dhjetë anëtarë nga radhët e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe katër anëtarë nga radhët e punëtorëve shkencorë dhe profesionalë.
Komisioni i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me:
- sistemin e financimit dhe sistemin e burimeve dhe llojeve të të hyrave të Republikës dhe të komunave;
- tatimet, taksat, të ardhurat dhe të hyrat tjera publike të qytetarëve dhe personave juridikë;
- Buxhetin e Republikës dhe llogarinë përmbyllëse për kryerjen e Buxhetit;
- kompensimet, premitë,regreset dhe stimulimet;
- koncesionet;
- huat publike;
- furnizimet publike;
- dhënien e fletobligacioneve;
- sistemin e sigurimit të pronave dhe të personave;
- veprimtarinë e instrumenteve financiare dhe masave të sistemit monetar-kreditor dhe bankar;
- ratifikimin e marrëveshjeve, të lidhura me organizatat financiare ndërkombëtare;
- sistemin llogaritës, sistemin për pagesë dhe qarkullim e pagesave;
- pagat dhe kompensimet tjera nga marrëdhëniet e punës së shfrytëzuesve të mjeteve nga Buxheti i Republikës;
- shërbimet për kontroll financiar;
- evidentimin dhe qarkullimin i patundshmërive;
- të drejtat personale dhe të drejtat tjera pronësore;
- intervenimet në ekonominë që sigurohen nga mjetet e Buxhetit të Republikës;
- investimet që financohen nga mjetet e Buxhetit të Republikës;
- lojërat e fatit; - mjetet e solidaritetit dhe
- çështje tjera që kanë të bëjnë me financimin.
Kryetar:
BAJRAMI FADIL
Anëtarë:
QOSEV SLLOBODAN
TRAJKOV GORANÇO
GJORGJIEV ILIJA
GARÇEVSKI SLLOBODAN
FITI TAKI
JOVANOV NIKOLLA
ABDULLAI JONUZ
SULEJMANI RIZVAN
KOMISIONI PËR FINANCIM DHE BUXHET
Komisioni për ekonomi ka kryetar dhe dhjetë anëtarë nga radhët e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe katër anëtarë nga radhët e punëtorëve shkencorë dhe profesionalë.
Komisioni i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me:
- industrinë, xehetarinë dhe energjetikën;
- aktivitetin investues dhe orientimin dhe specializimin prodhues;
- hotelerinë, turizmin dhe veprimtaritë e zanatit;
- hulumtimet gjeologjike të lëndëve të para minerale, eksploatimin e tyre dhe fabrikimin;
- koncesionet;
- investimet e huaja;
- transformimin personal;
- tregu dhe sipërmarrësia;
- tregtia, qarkullimi i mallrave dhe shërbimeve;
- marrëdhëniet ekonomike me vendet e huaj;
- mallrat rezervë të shtetit;
- politika e çmimeve;
- ndërmarrjet publike, dhe
- çështje tjera që i përkasin ekonomizimit.
Kryetar:
POPOVSKI NIKOLLA
Anëtarë:
STAVREV MILLAN
LLAZOV GORANÇO
PANÇEV VANÇO
TODOROV GJORGJI
LLAZOROV ILIJA
PETROV ÇEDO
ETEMI FATMIR
MITEVSKI DRAGAN
ILIOSKI ILIJA
KOMISIONI PËR EKONOMI
Komisioni për politikë ekonomike dhe zhvillim ka kryetar dhe tetë anëtarë nga radhët e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe tre anëtarë nga radhët e punëtorëve shkencorë dhe profesionalë
Komisioni i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me:
- sistemi ekonomik, politikën ekonomike dhe zhvillimore;
- zhvillimin hapësinor dhe rajonal;
- zhvillimin më të shpejtë të rajoneve ekonomike jo mjaft të zhvilluara, viseve kodrinore-malore dhe kufitare në Republikë;
- politikën e marrëdhënieve ekonomike me shtetet e huaja;
- investimet e huaja;
- politikën investuese dhe ndjekjen e proceseve të ndryshimeve strukturore të ekonomizimit;
- sistemin i evidentimit dhe statistikës dhe
- çështje tjera që kanë të bëjnë me politikën ekonomike dhe zhvillimin e Republikës.
Kryetar: STAVREV MILLAN
Anëtarë:
LLAZOV GORANÇO
PEMOV ILIJA
TRAJANOVSKI KOCE
SUGAREVSKI VLLADO
KARANGELEVSKI RADOMIR
BAJRAMI FADIL
TRPOVSKI BORISLLAV
ÇIFLIGANEC VANÇO
GJORGIEV VANÇO
VEJSELI ABDULADI
KOMISIONI PËR POLITIKË MONETARE-KREDITORE DHE BANKARE
Komisioni për politikë monetare-kreditore dhe bankare ka kryetar dhe dhjetë anëtarë nga radhët e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe tre anëtarë nga radhët e punëtorëve shkencorë dhe profesionalë.
Komisioni i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me:
- politikën monetare-kreditore dhe të devizave;
- sistemin bankar;
- letrat me vlerë;
- sistemin e devizave;
- marrëdhëniet kreditore me vendet e huaja dhe
- çështje tjera që kanë të bëjnë me politikën monetare-kreditore dhe bankare.
Kryetar:
Andov Stojan
Anëtarë:
Stavrev Millan
Qosev Sllobodan
Pançev Vanço
Trajkov Goranço
Petrov Çedo
Buzlevski Dimitar
Fiti Taki
Bajrami Fadil
Ivanov Lubisav
KOMISIONI PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMINË E UJËRAVE
Komisioni për bujqësi, pylltari dhe ekonominë e ujërave ka kryetar dhe dhjetë anëtarë nga radhët e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe katër anëtarë nga radhët e punëtorëve shkencorë dhe profesionalë.
Komisioni i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me:
- tokën bujqësore, pyjet, kullotat dhe pasuritë tjera natyrore dhe fuqitë natyrore;
- arondacionin, komasacionin dhe meliorimin;
- blegtorinë, bujqësinë, kopshtarinë dhe vreshtarinë;
- gjuetinë dhe peshkimin;
- botën bimore dhe shtazore;
- shëndetësinë veterinare dhe mbrojtjen e bimëve;
- matjen dhe kadastrën e tokës;
- përdorimin dhe shfrytëzimin e ujërave dhe lejimin e regjimit të ujërave;
- sistemet hidromeliorative dhe punët hidrometeorologjike dhe
- çështje tjera që i përkasin bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave;
Kryetar:
Sibinovski Borçe
Anëtarë:
Çerkezov Millanço
Trajkov Goranço
Garçevski Sllobodan
Batkoski Dimitar
Todorovski Pavle
Etemi Fatmir
Buzlevski Dimitar
Stojanovski Naqe
Ivanov Mirko
Haruni Sejfedin
KOMISIONI PËR NDËRTIMTARI DHE URBANIZËM
Komisioni për ndërtimtari dhe urbanizëm ka kryetar dhe tetë anëtarë nga radhët e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe tre anëtarë nga radhët e punëtorëve shkencorë dhe profesionalë.
Komisioni i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me:
- planifikimin hapësinor dhe urbanistik;
- rregullimin i tokës ndërtimore;
- të mirat nga interesi dhe në përdorimin e përgjithshëm;
- ekonomizimi banesor dhe komunal;
- çështje tjera që kanë të bëjnë me ndërtimtarinë dhe urbanizmin.
Kryetar:
Selmani Asllan
Anëtarë:
Trajkovski Tanas
Tërpevski Aleksandar
Todorov Gjorgji
Pançev Vanço
Anushev Lubço
Dika Zamir
Nasteski Kiril
Tairi Muamed
KOMISIONI PËR KOMUNIKACION DHE LIDHJE
Komisioni ka kryetar dhe tetë anëtarë nga radhët e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe tre anëtarë nga radhët e punëtorëve shkencorë dhe profesionalë.
Komisioni i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me:
- komunikacionin rrugor, hekurudhor, të lumenjve, liqenor, ajror, postë-telegrafik, telefonik dhe radio-komunikacionin;
- teleferikët dhe ski-ashensorët;
- sistemet për telekomunikimeve dhe sistemin e radiodifuzionit;
- ndërtimin e objekteve investuese në sferën e transportit dhe të telekomunikimeve dhe
- çështje të tjera që i përkasin komunikacionit dhe lidhjeve .
Kryetar:
Spançevski Krale
Anëtarë:
Pemov Ilija
Talevski Aleksandar
Todorov Gjorgji
Spanakov Risto
Dika Zamir
Ilioski Ilija
Angellovski Mijojko
Sulejmani Rizvan
KOMISIONI PËR EKOLOGJI, TË RINJ DHE SPORT
Komisioni për ekologji, të rinj dhe sport ka kryetar dhe tetë anëtarë nga radhët e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe tre anëtarë nga radhët e punëtorëve shkencorë dhe profesionalë .
Komisioni i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me:
- mbrojtjen dhe përparimin e mjedisit jetësor, të natyrës, ajrit, tokës dhe ujërave nga ndotja;
- sigurimin e kushteve për mjedis të shëndoshë jetësor;
- pengimin e zhurmës së dëmshme;
- mbrojtjen nga rrezatimi i jonizuar dhe veprimtaritë tjera të dëmshme për jetën dhe shëndetin e njerëzve dhe masat e veçanta të sigurisë gjatë shfrytëzimit të energjisë nukleare,
- mbrojtjen e botës bimore dhe shtazore nga ndotja;
- mbrojtjen nga ndotja gjatë bartjes dhe qarkullimit të lëndëve djegëse dhe gazrave eksplozive dhe radioaktive;
- rrallësitë natyrore nga aspekti i mbrojtjes dhe përparimit të mjedisit jetësor;
- arsimin e të rinjve dhe standardin studentor dhe të nxënësve;
- sigurimin social të të rinjve;
- nxitjen e krijimtarisë intelektuale, kulturore dhe shkencore të të rinjve ;
- mbrojtjen nga sëmundjet e vartësisë dhe nga SIDA;
- zhvillimin dhe përparimin e kulturës fizike;
- zhvillimin e sportit kulmor dhe
- çështje të tjera që kanë të bëjnë me ekologjinë, të rinjtë dhe sportin.
Kryetar:
Ramadani Ismet
Anëtarë :
Kirov Mitko
Simev Vangell
Spanakov Risto
Etemi Fatmir
Makraduli Jani
Nasteski Kirill
Selmani Asllan
KOMISIONI PËR ARSIM DHE SHKENCË
Komisioni për arsim dhe shkencë ka kryetar dhe dhjetë anëtarë nga radhët e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe katër anëtarë nga radhët e punëtorëve shkencorë dhe profesionalë.
Komisioni i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me:
- sistemin dhe organizimin e arsimit dhe edukimit parashkollor, arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë;
- sistemin dhe organizimin e veprimtarisë shkencore-hulumtuese;
- krijimin, zbatimin dhe vlerësimin e zbulimeve, patentave dhe aktivitetet tjera inventive që dalin nga veprimtaria shkencore, artistike dhe lloji tjetër i krijimtarisë intelektuale;
- informatikën, zhvillimin shkencor dhe teknologjik dhe kulturën teknike;
- edukatën fizike dhe sportin
- organizimin, zhvillimin dhe funksionimin e sistemit informativ në Republikë dhe
- çështje të tjera që kanë të bëjnë me arsimin dhe shkencën.
Kryetar:
Lutfii Bilall
Anëtarë:
Batkoski Dimitar
Gligoroski Danillo
Simev Vangell
Naumovski Rubens
Popov Stojan
Bajrami Demush
Haxhiski Bllagoj
Makraduli Jani
Sheqerinska Radmilla
Sulejmani Olloman
KOMISIONI PËR KULTURË
Komisioni për kulturë ka kryetar dhe tetë anëtarë nga radhët e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe tre anëtarë nga radhët e punëtorëve shkencorë dhe profesionalë.
Komisioni i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me:
- organizimin, zhvillimin dhe përparimin e kulturës;
- mbrojtjen dhe begatimin e pasurisë historike dhe artistike;
- veprimtaritë për mbrojtjen dhe shfrytëzimin e pasurisë kulturore të tundshme dhe të patundshme dhe veprimtaritë për shpallje;
- shënimin përkujtimor dhe mbrojtjen e përmendoreve të kulturës dhe
- çështje të tjera që kanë të bëjnë me kulturën
Kryetar: Popov Stojan
Anëtarë :
Naumovski Rubens
Stojanoski Voisllav
Bozhinovska Valentina
Georgievski Mihajllo
Bajrami Demush
Ilioski Ilija
Stojanovski Naqe
Tahiri Mevlan
KOMISIONI PËR SHËNDETËSI
Komisioni për shëndetësi ka kryetar dhe dhjetë anëtarë nga radhët e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe katër anëtarë nga radhët e punëtorëve shkencorë dhe profesionalë.
Komisioni i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me:
- mbrojtjen shëndetësore të popullatës;
- sigurimin shëndetësor;
- mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet ngjitëse, nga ndikimi i dëmshëm i gazrave, rrezatimi jonizues dhe zhurma, ndotja e ajrit, ujit, tokës dhe prodhimet jetësore;
- gjendjen higjienike-epidemiologjike;
- prodhimtarinë, qarkullimin dhe furnizimin me ilaçe, mjete ndihmëse shëruese dhe ndihmesa mjekësore, pajisje mjekësore, pajisje dhe materiale sanitare, helme dhe droga narkotike;
- mbikëqyrjen sanitare dhe shëndetësore;
- çështje të tjera që kanë të bëjnë me shëndetësinë.
Kryetar: Jovanov Nikolla
Anëtarë:
Jordanova Marika
Kirov Mitko
Ristovski Nenad
Risteski Lubçe
Stojmenov Zllatko
Tairi Muhamed
Kovaçeski Stojan
Antova Velevska Magdalena
Stojkovski Bllagoj
Pollozhani Azis
KOMISIONI PËR PUNË DHE POLITIKË SOCIALE
Komisioni për punë dhe politikë sociale ka kryetar dhe dhjetë anëtarë nga radhët e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe katër anëtarë nga radhët e punëtorëve shkencorë dhe profesionalë.
Komisioni i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me:
- marrëdhëniet e punës dhe për mbrojtjen e punëtorëve në punë;
- të drejtën për grevë;
- punësimin dhe të drejtat në rast papunësie;
- mbrojtjen e gruas në punë dhe mbrojtjen e amësisë;
- rrogat dhe standardin jetësor;
- politikën sociale dhe sigurimin social të qytetarëve;
- sistemin, organizimin, zhvillimin dhe përparimin e mbrojtjes sociale dhe mbrojtjen e fëmijëve;
- politikën e popullatës, martesën dhe familjen;
- sistemin e sigurimit pensional dhe ivalidor, mbrojtjen luftarake-invalidore dhe mbrojtjen e invalidëve gjatë luftës dhe personave të përndjekur dhe të burgosur për idetë e vetëqenies së popullit maqedonas dhe shtetësisë së tij, dhe
- çështje tjera që kanë të bëjnë me punën dhe politikën sociale.
Kryetar:
Geshtakovski Aleksandar
Anëtarë:
Tilevski Mitko
Ristovski Nenad
Risteski Lubçe
Markovska Dispina
Gaxhovski Vasil
Geshoski Trajko
Tairi Muhamed
Todorov Risto
Ivanov Mirko
Ziberi Naser
KOMISIONI PËR SHËNIMIN E PERVJETORËVE TË NGJARJEVE DHE TË PERSONALITETEVE TË RËNDËSISHME
Komisioni për shënimin e përvjetorëve të ngjarjeve dhe personaliteteve të rëndësishme ka kryetar dhe tetë anëtarë nga radhët e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe tre anëtarë nga radhët e punëtorëve shkencorë dhe profesionalë.
Komisioni i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me:
- caktimin e përvjetorëve të ngjarjeve dhe personaliteteve me rëndësi të veçantë për zhvillimin juridik-shtetëror të Republikës, afirmimin e trashëgimisë historike dhe kulturore dhe kultivimin e vlerave të përgjithshme civilizuese;
- shpërblimin dhe begatimin e traditave të shënimit të ngjarjeve dhe personaliteteve të rëndësishme dhe të pasurisë historike të popullit maqedonas dhe të nacionaliteteve;
- formën dhe mënyrën e shënimit të ngjarjeve dhe personaliteteve të rëndësishme;
- aktivitetet e këshillave të veçanta të formuara për shënime veçanta dhe
- çështje tjera që kanë të bëjnë me shënimin e përvjetorëve dhe ngjarjeve dhe personaliteteve të rëndësishme.
Kryetar: Nasteski Kiril
Anëtarë:
Georgievski Mihajllo
Pandov Aleksandar
Sajkoski Ace
Bozhinovska Valentina
Petrovski Tomisllav
Stojkovski Bllagoj
Selmani Asllan
Bajrami Demush
KOMISIONI PËR ÇËSHTJE TË RREGULLORES, MANDATIT DHE IMUNITETIT
Komisioni për çështje të rregullores,mandatit dhe imunitetit ka kryetar dhe tetë anëtarë nga radhët e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe tre anëtarë nga radhët e punëtorëve shkencorë dhe profesionalë.
Komisioni:
- e ndjek zbatimin e Rregullores së Kuvendit dhe të rregulloreve të trupave punues dhe jep mendimin për zgjedhjen e çështjeve kontestuese;
- i shqyrton iniciativat për ndryshimin e rregulloreve;
- jep iniciativa për ndryshimin dhe plotësimin e rregulloreve;
- e shqyrton raportin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor për rezultatet nga zgjedhjet dhe Kuvendit i parashtron raport, me propozimin për verifikimin e mandateve;
- i shqyrton bazat për pushimin e mandatit të deputetit dhe për këtë Kuvendit i parashtron raport;
- i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me imunitetin e deputetëve, gjykatësve dhe të prokurorit publik dhe zëvendësve të tij dhe
- shqyrton çështje tjera në lidhje me të drejtat e mandatit dhe imunitetit;
Kryetar: Nevenovski Goran
Anëtarë:
Pandov Aleksandar
Todorovski Pavle
Spasov Gjorgji
Bilalli Mersel
Boshkov Jordan
Stojanovski Tomisllav
Kadriu Nazmi
Mitevski Dragan
KOMISIONI PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE EURO-ATLANTKIE
Komisioni për integrime evropiane dhe euro-atlantike përbëhet nga kryetari dhe anëtarët. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë është kryetar i Komisionit. Anëtarë të komisionit janë: nënkryetarët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, koor.
Komisioni i kryen punët si vijon:
- i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me integrimet evropiane dhe euro-atlantike dhe kyçjen e Republikës së Maqedonisë në këto integrime;
- siguron harmonizimin e qëndrimeve për aktivitetet e kuvendit në pikëpamje të çështjeve kryesore lidhur me proceset e integrimit në strukturat evropiane dhe euro-atlantike;
- i vlerëson të aktivitetet e realizuara dhe inicion aktivitete të mëtutjeshme në lidhje me këto integrime;
- ndërmerr aktivitete për harmonizimin e legjislacionit të Republikës së Maqedonisë me legjislacionin e Unionit Evropian dhe me aktet e organizatave ndërkombëtare anëtar i të cilit është Republika e Maqedonisë;
- siguron themelimin e qëndrimeve për veprimet ë përfaqësuesve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare lidhur me çështjet e integrimeve evropiane dhe euro-atlantike;
- inicion shqyrtimin e çështjeve nga ana e trupave punues të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe
- kryen punë tjera lidhur me harmonizimin e aktiviteteve të kuvendit me proceset e integrimeve evropiane dhe euro-atlantike.
Kryetar:
Andov Stojan
Anëtarë:
Stojanovski Tomisllav
Sulejmani Olloman
Mirçeski Zvonko
Halimi Iljaz
Kralevski Çedomir
Popovski Nikolla
Ziberi Naser
Dika Zamir
Danevski Sllobodan
Jovanov Nikolla
Ristovski Nenad
Spanakov Risto
Karangelevski Radomir
Gligoroski Danillo
Stojmenov Zllatko
Stavrev Millan
Qosev Sllobodan