TRUPAT PUNUES TË KUVENDIT
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë formohen trupa punues të përhershëm për shqyrtimin e propozimeve për miratimin e ligjeve, projekt-ligjeve, propozim-ligjeve dhe akteve tjera të përgjithshme që i miraton Kuvendi, për përcjelljen e zbatimit të akteve të Kuvendit si dhe për studimin dhe shqyrtimin e çështjeve të tjera nga kompetenca e vet.
Kryetarët, zëvendës-kryetarët, anëtarët e trupave punues dhe zëvendësit e tyre zgjidhen nga radhët e deputetëve në Kuvend.
Në punën e trupave punues marrin pjesë kryetari dhe anëtarët e trupit punues, e në rast të pengesës së tyre për prezencë në mbledhjet komisioneve, caktojnë zëvendës të tyre nga radhët e zëvendës-anëtarëve të Komisionit.
Si trupa të përhershëm punues të Kuvendit formohen:
KOMISIONI PËR ÇËSHTJE KUSHTETUESE
E-posta: k-ustav@sobranie.mk
Komisioni ka kryetar, gjashtëmbëdhjetë anëtarë dhe zëvendës të tyre.
Komisioni i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me:
- zbatimin e Kushtetutës;
- propozimet për ndryshimin dhe plotësimin e Kushtetutës;
- çështje parimore me karakter kushtetues në lidhje me miratimin dhe zbatimin e ligjeve dhe të dispozitave dhe akteve të tjera, dhe
- çështje të tjera me karakter kushtetues.
Kryetar: LUPÇO JORDANOVSKI
Zëvendës-kryetar: KAROLINA RISTOVA
Anëtarë: TITO PETKOVSKI
CVETANKA IVANOVA
IVAN STOILKOVIQ
BORIS KONDARKO
RISTE BISLIMOVSKI
ZHARKO KARAXHOSKI
MARIJA KOJZEKLISKA
LUBE BOSHKOVSKI
ADNAN JASHARI
NAZMI BEQIRI
ANGELKA PEEVA-LLAURENÇIQ
ISMET RAMADANI
XHEVDET NASUFI
ZORAN KËRSTEVSKI
Zëvendës-anëtarë: CVETANKA GASHOSKA
NIKOLLA B. KAMÇEV
JORDAN MIHAJLLOVSKI
KAME PETROV
RAFET MUMINOVIQ
RISTANA LLALLÇEVSKA
GJORGJE PALLOSHKOVSKI
GJORGJI TRENDAFILLOV
SPIRO MAVROVSKI
NAZLIE DAUTI
EJUP RUSTEMI
PETAR APOSTOLLOV
ABDULADI VEJSELI
ILJAZ HALIMI
ILIJA SËRBINOVSKI
KOMISIONI JURIDIKO-LIGJVËNËS
E-posta: k-zpk@sobranie.mk
Komisioni ka kryetar, dymbëdhjetë anëtarë dhe zëvendës të tyre.
Komisioni i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me:
- harmonizimin e ligjeve dhe akteve të tjera me Kushtetutën dhe me sistemin juridik, si dhe përpunimin e tyre tekniko-juridik;
- harmonizimin e ligjeve me legjislacionin e Unionit Evropian;
- kërkesën për dhënien e interpretimit autentik dhe përgatitjen e propozimeve për interpretim autentik të ligjeve;
- verifikimin e tekstit të spastruar të ligjeve dhe të akteve të tjera nëse me ligj, përkatësisht me akt tjetër autorizohet;
- dhënien e korrigjimeve të gabimeve në tekstin e botuar të ligjit ose të aktit tjetër, në bazë të tekstit burimor të ligjit të miratuar ose aktit tjetër të Kuvendit dhe çështje të tjera që i përkasin veprimtarisë së legjislacionit dhe ndërtimit të sistemit juridik në Republikë.
Kryetar: CVETANKA IVANOVA
Zëvendës-kryetar: TOMA GLIGORIJEVSKI
Anëtarë: JANAQE VITANOVSKI
ZORAN TOMIQ
BORIS KONDARKO
ABDULADI VEJSELI
ZHARKO KARAXHOSKI
EFTIM MANEV
ÇEDOMIR KRALEVSKI
ADNAN JASHARI
HISNI SHAQIRI
NELKO STOJANOSKI
ZAMIR DIKA
RISTANA LLALLÇEVSKA
Zëvendës-anëtarë: KAROLINA RISTOVA
NIKOLLA APOSTOLLOVSKI
CVETLE JANESKA
RISTE BISLIMOVSKI
SLLOBODAN ÇASHULE
SILVANA BONEVA
NAZLIE DAUTI
SEMIJAL HASANI
XHEVDET NASUFI
MARIJA KOJZEKLISKA
KOMISIONI PËR SISTEM POLITIK DHE MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE
E-posta: k-polsis@sobranie.mk
Komisioni ka kryetar, dymbëdhjetë anëtarë dhe zëvendës të tyre.
Komisioni i shqyrton çështje që kanë të bëjnë me:
- funksionimin e sistemit politik;
- ndryshimin e kufijve të Republikës;
- simbolet shtetërore dhe përdorimin e tyre;
- gjyqësinë, avokaturën dhe prokurorinë publike;
- amnistinë dhe faljen;
- lirinë e lëvizjes dhe lirinë e zgjedhjes së vendbanimit;
- evidencën amë dhe mbrojtjen e të dhënave personale;
- emrat personalë, letërnjoftimet dhe dokumentet e udhëtimet;
- regjistrimin e popullsisë;
- sistemin e informimit publik;
- të drejtën e bashkimit të qytetarëve dhe organizimin politik;
- të drejtën e zgjedhjes dhe mënyrën e zgjedhjes së deputetëve, kryetarit të Republikës së Maqedonisë, anëtarëve të këshillave dhe kryetarëve të komunave;
- referendumin;
- vetadministrinin lokal;
- Avokatin e Popullit;
- Kishën Ortodokse Maqedonase dhe Bashkësinë Fetare Islame në Maqedoni, Kishën Katolike, Kishën Evangjelike-metodiste, Bashkësinë e Çifutëve dhe bashkësitë fetare dhe grupet tjera religjioze;
- medaljet, mirënjohjet dhe shpërblimet;
- festat e Republikës së Maqedonisë;
- organizimin e administratës shtetërore;
- të drejtën e përdorimit të gjuhëve dhe të alfabeteve të bashkësive;
- garantimin e mbrojtjes së identitetit etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar të bashkësive, dhe `
- çështje të tjera që i përkasin sistemit politik dhe marrëdhënieve ndërmjet bashkësive.
Kryetar : ROZA TOPUZOVA-KAREVSKA
Zëvendës-kryetarit: BLLAGOJ GOLLOMEOV
Anëtarët: JANAQE VITANOVSKI
BORÇE PETKOVSKI
NEZHDED MUSTAFA
KIRE GESHTAKOVSKI
RAFIZ HALITI
HUSEINI HUSEINXHEVAT
ILJAZ HALIMI
MILLKA MITKOVSKA
QENAN HASIPI
SILVANA BONEVA
ADNAN QAHIL
Zëvendës-anëtarë: ILIJA SRBINOVSKI
KIRO DOJÇINOVSKI
BORIS KONDARKO
SLLAVICA GRKOVSKA
TITO PETKOVSKI
SLLOBODAN ÇASHULE
SILVANA BONEVA
GJORGJI TRENDAFILLOV
TEUTA ARIFI
SEMIJAL HASANI
RUZHDI MATOSHI
KOMISIONI PËR MBROTJE DHE SIGURI
E-posta: kodbrana@sobranie.mk
Komisioni ka kryetar, dymbëdhjetë anëtarë dhe Komisioni i shqyrton çështje që kanë të bëjnë meЧ
- mbrojtjen e sistemit shoqëror të verifikuar me Kushtetutë;
- realizimin e mbikëqyrjes në domenin e mbrojtjes dhe të sigurisë;
- mbrojtjen e Republikës dhe mbrojtjen civile;
- bashkëpunimin me sistemin kolektiv të sigurisë dhe mbrojtjes në të cilat Republika ka aderuar;
- integrimin e Republikës në organizatat euroatlantike dhe marrëdhëniet e Republikës me këto organizata;
- mbrojtjen e jetës, sigurisë personale dhe pronën e qytetarëve të garantuara me Kushtetutë;
- prodhimin, qarkullimin, furnizimin, posedimin dhe mbajtjen e armës, pjesëve për armë dhe municionit;
- sigurinë e personaliteteve dhe objekteve;
- shtetësinë;
- mbajtjen e rendit dhe qetësisë publike;
- tubimet publike dhe shfaqjet publike;
- sigurinë në komunikacionin rrugor, ajror, hekurudhor dhe liqenor;
- mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore dhe epidemitë;
- regjistrimin dhe çregjistrimin e vendbanimit dhe vendqëndrimit;
- kalimin e kufijve shtetërorë dhe lëvizjen e qëndrimin në zonën kufitare;
- lëvizjen dhe qëndrim e të huajve;
- verifikimin dhe zgjidhjen e incidenteve kufitare dhe cenimet tjera të kufijve shtetërorë, dhe
- çështje të tjera që i përkasin mbrojtjes dhe sigurisë.
Kryetar: ESAD RAHIQ
Zëvendës-kryetar:JANAQE VITANOVSKI
Anëtarë: NATASHA BIKOVSKA
NIKOLLA APOSTOLLOVSKI
ESAD RAHIQ
IVAN STOILLKOVIQ
GJORGJI TRENDAFILLOV
ILIJA KITANOSKI
XHEZAIR SHAQIRI
GZIM OSTRENI
BLLAGOJ GOLLOMEOV
MENDUH TAÇI
LUPÇE MESHKOV
Zëvendës-anëtarë: BLLAGOJA GESHOSKI
VLLADO PAUNKOV
ZORAN TOMIQ
DRAGAN GJORGJIEV
LUBE BOSHKOSKI
AGIM XHELILI
NAZMI BEQIRI
ABDULADI VEJSELI
TOMA GLIGORIJEVSKI
ILJAZ HALIMI
ILIJA SRBINOVSKI
KOMISIONI PËR POLITIKË TË JASHTME
Dokumentet
E-posta: knadvpol@sobranie.mk
Komisioni ka kryetar, dymbëdhjetë anëtarë dhe zëvendës të tyre.
Komisioni i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me:
- politikën e jashtme të Republikës së Maqedonisë dhe marrëdhëniet e saj me shtetet tjera dhe organizatat ndërkombëtare;
- politikën me të cilën sigurohet kujdesi i Republikës për gjendjen dhe të drejtat e pjesëtarëve të popullit maqedonas në vendet fqinje dhe për mërgimtarët nga Maqedonia, si dhe për të drejtat kulturore, ekonomike dhe sociale të qytetarëve nga Republika në vendet e huaja;
- hyrjen ose daljen nga lidhja ose bashkësitë me shtetet tjera;
- hyrjen në anëtarësi ose daljen nga anëtarësia në organizatat ndërkombëtare;
- nevojën e fillimit të bisedimeve për lidhjen e marrëveshjeve bilaterale dhe multilaterale ndërkombëtare të Republikës së Maqedonisë, përkatësisht për platformat e këtyre bisedimeve;
- ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare;
- normativën ndërkombëtare nga sfera e të drejtave të njeriut dhe të qytetarit, lirive dhe dokumenteve të organizatave dhe asociacioneve ndërkombëtare;
- vendosjen e bashkëpunimit parlamentar të Republikës me shtetet dhe organizatat e tjera ndërkombëtare;
- vendosjen e bashkëpunimit me komisionet për politikë të jashtme të parlamenteve të shteteve të tjera;
- iniciativat dhe propozimet për definimin e strategjisë së politikës së jashtme të Republikës së Maqedonisë, dhe
- çështjet tjera që i përkasin politikës së jashtme të Republikës së Maqedonisë.
Kryetare: TEUTA ARIFI
Zëvendës-kryetar: JUSUF ARIFI
Anëtarë: KAROLINA RISTOVA
IGOR IVANOVSKI
BLLAGORODNA MINGOVA KREPIEVA
SLLAVICA GRKOVSKA
SLLOBODAN ÇASHULE
GANKA SAMOILLOVSKA CVETANOVA
MIHAJLLO GEORGIEVSKI
EJUP RUSTEMI
LILJANA IVANOVSKA
ZAMIR DIKA
LUPÇE MESHKOV
Zëvendës-anëtarë:TOME TROMBEV
NIKOLLA QURKIÇEV
NATASHA BIKOVSKA
GJORGJI OROVÇANEC
ÇEDOMIR KRALEVSKII
HUSEINI HUSEINXHEVAT
ANDREJ ZHERNOVSKI
RUZHDI MATOSHI
ZORAN KËRSTEVSKI
KOMISIONI I PËRHERSHËM ANKETUES PËR MROTJEN E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË QYTETARIT
E-posta: panketnak@sobranie.mk
Komisioni ka kryetar, tetë anëtarë dhe zëvendës të tyre.
Komisioni i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me:
- çështjet parimore, propozimet dhe mendimet në lidhje me realizimin e dispozitave të Kushtetutës, ligjeve dhe dispozitave dhe akteve të tjera me rëndësia për realizimin dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarit;
- përcjelljen, shqyrtimin dhe analizimin e realizimit akteve ndërkombëtare të ratifikuara që e rregullojnë mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarit;
- shqyrtimin e shkresave të qytetarëve dhe marrjen e qëndrimeve për të njëjtat;
- bashkëpunon me organizata shkencore dhe profesionale nga sfera e mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të qytetarëve;
- bashkëpunon me trupa përkatës të huaj dhe ndërkombëtarë nga sfera e mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të qytetarit, dhe çështje tjera që i përkasin mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të qytetarit.
- Komisioni nuk mund të kryejë funksione hetuese ose të tjera gjyqësore.
Konstatimet e komisionit janë bazë për ngritjen e procedurës për verifikimin e përgjegjësisë së bartësve të funksioneve publike.
Kryetar: STOJAN ANDOV
Zëvendës-kryetar: MARJAN GJORÇEV
Anëtarë: RISTE BISLIMOVSKI
KIRO DOJÇINOVSKI
SASHO DOHÇEV
TASIM SULEJMANOSKI
BAZHE STOJANOSKI
NAZLIE DAUTI
LILJANA IVANOVSKA
ZUDI XHELILI
Zëvendës-anëtarë:IVAN ANASTASOVSKI
JORDAN MIHAJLLOVSKI
TITO PETKOVSKI
JANAQE VITANOVSKI
SILVANA BONEVA
FAZLI VELIU
SLLOBODAN NAJDOVSKI
FATMIR ASANI
KOMISIONI PËR MBIKËQYRJEN E PUNËS SË DREJTORISË PËR SIGURI DHE KUNDËRZBULIM DHE TË AGJENCISË PËR ZBULIM
E-posta: k-nadzor@sobranie.mk
Komisioni ka kryetar, tetë anëtarë dhe zëvendës të tyre.
Komisioni i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me:
- respektimin e të drejtave dhe lirive, të verifikuara me Kushtetutë dhe ligj nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim dhe Agjencia për Zbulimin të qytetarëve, ndërmarrjeve dhe personave tjerë juridikë;
- ligjshmërinë në zbatimin e autorizimeve të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe Agjencisë për Zbulimin nga aspekti i tejkalimit të autorizimeve, ndërmarrjes së procedurave të paautorizuara, keqpërdorimit dhe dukurive të tjera negative në punë, në kundërshtim me të drejtat e tyre të përcaktuara me ligj;
- metodat dhe mjetet që i shfrytëzojnë Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim dhe Agjencia për Zbulim nga aspekti i ligjshmërisë dhe respektimi i të drejtave të qytetarit dhe subjekteve tjera;
- pajisjen materiale, teknike dhe kuadrovike të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe të Agjencisë për Zbulim, dhe
- çështje tjera që i përkasin Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe Agjencisë për Zbulimin.
Kryetar: LUBE BOSHKOVSKI
Zëvendës-kryetar: EFTIM MANEV
Anëtarë: NIKOLLA APOSTOLLOVSKI
ESAD RAHIQ
BLLAGOJA GESHOSKI
SLLAVE ARSOSKI
GJORGJI TRENDAFILLOV
ANGELLKA PEEVA-LLAURENÇIQ
MENDUH TAÇI
Zëvendës-anëtarë:TASIM SULEJMANOSKI
KAME PETROV
JANAQE VITANOVSKI
IVAN ANASTASOVSKI
VANÇO STAMENKOV
PETAR APOSTOLLOV
ZAMIR DIKA
KOMISIONI PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE
Dokumentet
E-posta: k-finan@sobranie.mk
Komisioni ka kryetar, dhjetë anëtarë dhe zëvendës të tyre.
Komisioni i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me:
- prodhimtarinë dhe tregtinë;
- lëndë e para minerale dhe energjetikën;
- turizmin, hotelerinë dhe zejtarinë;
- punën e jashtme-tregtare;
- investimet e huaja;
- transformimin pronësor;
- masat kundër pozitës monopoliste dhe sjelljes monopoliste të tregut;
- mbrojtjen e konsumatorëve;
- ndërmarrjet publike;
- koncesionet;
- statistikën, dhe
- çështje tjera që i përkasin sistemit ekonomik.
Kryetar: ABDILAQIM ADEMI
Zëvendës-kryetar: SEMIJAL HASANI
Anëtarë: ADNAN JASHARI
RAFET MUMINOVIQ
VLLADO ILIEVSKI
ANGEL DIMITROV
BLLAGORODNA MINGOVA KREPIEVA
DRAGO SHAJNOSKI
SPIRO MAVROVSKI
VANÇO STAMENKOV
BLLAGOJ GOLLOMEOV
LUBISAV IVANOV-XINGO
Zëvendës-anëtarë:IGOR IVANOVSKI
VANÇO GJORGIEV
GAJUR SARAÇ
LUPÇO BALLKOVSKI
ILIJA KITANOSKI
ANGELLKA PEEVA-LLAURENÇIQ
LUPÇO JORDANOVSKI
GJORGE PALLOSHKOVSKI
KOMISIONI PËR FINANCIM DHE BUXHET
E-posta: k-finan@sobranie.mk
Komisioni ka kryetar, dymbëdhjetë anëtarë dhe zëvendës të tyre.
Komisioni i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me:
- sistemin e financimit ;
- Buxhetin e Republikës;
- tatimet, taksat, kontributet dhe detyrimet tjera publike të qytetarëve dhe të personave juridikë;
- sistemin doganor;
- sistemin monetar-kreditor, bankar dhe të devizave;
- qarkullimin e pagesave dhe revizionin;
- huat dhe kreditë;
- furnizimet publike;
- sistemin e sigurimit;
- pronësinë dhe marrëdhëniet tjera pronësore-juridike;
- rezervat e mallrave;
- lojërat e fatit, dhe
- çështje të tjera që i përkasim financimit.
Kryetar: ZHARKO KARAXHOSKI
Zëvendës-kryetar: SPIRO MAVROVSKI
Anëtarë: SLLAVE ARSOSKI
ANGELL DIMITROV
EMILIJA KOSTADINOVA
RAFET MUMINOVIQ
GAJUR SARAÇ
ILIJA KITANOSKI
VANÇO STAMENKOV
ABDILAQIM ADEMI
SLLOBODAN NAJDOVSKI
XHEVDET NASUFI
ZORAN KRSTEVSKI
Zëvendës-anëtarë:BLLAGORODNA MINGOVA KREPIEVA
LUBÇO JORDANOVSKI
VLLADO ILIEVSKI
VLLADO PAUNKOV
GJORÇE PALLOSHOVSKI
RISTO PEJOSKI
SEMIJAL HASANI
ADNAN JASHARI
ANGELLKA PEEVA- LLAURENÇIQ
ZAMIR DIKA
RISTANA LLALLÇEVSKA
KOMISIONI PËR BUQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE
dokumente
E-posta: k-zemjod@sobranie.mk
Komisioni ka kryetar, dhjetë anëtarë dhe zëvendës të tyre.
Komisioni i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me:
- tokën bujqësore, kullotat dhe pasuritë tjera natyrore dhe fuqitë natyrore;
- arondacionin, komasacionin dhe meliorimin;
- blegtorinë, bujqësinë, kopshtarinë dhe vreshtarinë;
- gjuetinë dhe peshkimin;
- botën bimore dhe shtazore;
- shëndetësinë veterinare dhe mbrojtjen e bimëve;
- matjen dhe kadastrën e tokës;
- përdorimin dhe shfrytëzimin e ujërave dhe lejimin e regjimit të ujërave;
- sistemet hidromeliorative dhe punët hidrometeorologjike dhe;
- çështje tjera që i përkasin bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave;
Kryetar: MARJAN GJORÇEV
Zëvendës-kryetar: VANÇO STAMENKOV
Anëtarë: BORKO ANGELLKOVSKI
DOBRE KEKOVSKI
DRAGAN GJORGJIEV
VLLADO PAUNKOV
ILIJA SRBINOVSKI
GJORÇE PALLOSHKOVSKI
SEMIJALL ASANI
AGIM XHELILI
PETAR APOSTOLLOV
RUZHDI MATOSHI
Zëvendës-anëtarë:KIRE GESHTAKOVSKI
EMILIJA KOSTADINOVA
VLLADO ILIEVSKI
TOME TROMBEV
ILIJA KITANOSKI
LUBÇO BALLKOVSKI
HISNI SHAQIRI
HUSEINI HUSEINXHEVAT
ANDREJ ZHERNOVSKI
FATMIR ASANI
KOMISIONI PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI
dokument
E-posta: k-transpor@sobranie.mk
- çështje tjera që dedikohen për bujqësinë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave.
Komisioni i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me:
- komunikacionin rrugor, hekurudhor, lumenjve, liqenor, ajror, postë-telegrafit, telefonik dhe radio-komunikimit;
- teleferikët dhe ski-ashensorët;
- sistemet e telekomunikimeve dhe sistemin e radiodifuzionit;
- ndërtimin e objekteve investuese në sferën e transportit dhe të telekomunikimeve;
- planifikimin hapësinor dhe urbanistik;
- rregullimin e tokës ndërtimore;
- ekonomizimin banesor dhe komunal;
- mbrojtjen dhe përparimin e mjedisit jetësor, të natyrës, ajrit, tokës dhe ujërave nga ndotja;
- sigurimin e kushteve për mjedis të shëndoshë jetësor;
- pengimin e zhurmës së dëmshme;
- mbrojtjen nga rrezatimi i jonizuar, dhe veprimet tjera të dëmshme për jetën dhe shëndetin e njerëzve dhe masat e veçanta të sigurisë gjatë shfrytëzimit të energjive nukleare, dhe
- çështje të tjera që u përkasin transportit, lidhjeve, urbanizmit dhe ekologjisë.
Kryetar: TOME TROMBEV
Zëvendës-kryetar: IVAN STOILKOVIQ
Anëtarë: NIKOLLA QURKÇIEV
DRAGAN GJORGJIEV
CVETLE JANESKA
LUBÇE BALLKOVSKI
SPIRO MAVROVSKI
DRAGO SHAJNOSKI
RAFIZ HALITI
EJUP RUSTEMI
SONJA LEPITKOVA
LILJANA IVANOVSKA
Zëvendës-anëtarë:SLLAVE ARSOVSKI
NIKOLLA APOSTOLLOVSKI
JANAQE VITANOVSKI
ÇEDOMOR KRALEVSKI
GZIM OSTRENI
ABDULAQIM ADEMI
TOMA GLIGORIJEVSKI
ANDREJ ZHERNOVSKI
ADNAN QAHIL
KOMISIONI PËR ARSIM, SHKENCË DHE SPORT
dokument
E-posta: kobranau@sobranie.mk
Komisioni ka kryetar, dhjetë anëtarë dhe zëvendës të tyre.
Komisioni i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me:
- sistemin dhe organizimin e edukimit parashkollor dhe arsimin, arsimin fillor, të mesëm dhe arsimin e lartë;
- të drejtën për mësimin e gjuhëve të bashkësive në sferën e edukimit dhe arsimimit;
- sistemin dhe organizimin e veprimtarisë shkencore-hulumtuese;
- krijimin, zbatimin dhe vlerësimin e zbulimeve, patentave dhe aktivitetet tjera inventive që dalin nga veprimtaria shkencore, artistike dhe lloji tjetër të krijimtarisë intelektuale;
- informatikën, zhvillimi shkencor dhe teknologjik dhe kulturën teknike;
- organizimin, zhvillimin dhe funksionimin e sistemit informativ në Republikë;
- arsimin e të rinjve, standardin e nxënësve dhe të studentëve;
- nxitjen e krijimtarisë intelektuale, kulturore dhe shkencore të të rinjve;
- edukimin për mbrojtje preventive të të rinjve nga sëmundjet të vartësisë dhe nga SIDA;
- zhvillimin dhe përparimin e kulturës fizike;
- zhvillimin e sportit kulmor, dhe
- çështje të tjera që i përkasin arsimit, shkencës, të rinjve dhe sportin.
Kryetar: SONJA LEPITKOVA
Zëvendës-kryetar: BLLAGOJ GOLLOMEOV
Anëtarë: NATASHA BIKOVSKA
SASHO DOHÇEV
SLLAVICA GRKOVSKA
KOSTA PRESHOSKI
SASHKO KEDEV
GJORGJI OROVÇANEV
JUSUF ARIFI
HUSEINI HUSEINXHEVAT
RUZHDI MATOSHI
ADNAN QAHIL
Zëvendës-anëtarë:SLLAVICA STANKOVSKA
TASIM SULAJMANOVSKI
KIRO DAJÇINOVSKI
SLLOBODAN ÇASHULE
GANKA SAMAILLOVSKA CVETANOVA
MIHAJLLO GEORGIEVSKI
SELVIE SALIU
AGIM XHELILI
ZAMIR DIKA
KOMISIONI PËR KULTURË
E-posta: k-kultura@sobranie.mk
Komisioni ka kryetar, dhjetë anëtarë dhe zëvendës të tyre.
Komisioni i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me:
- organizimin, zhvillimin dhe përparimin e kulturës;
- mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore në Republikën e Maqedonisë;
- pasurimin e krijimtarisë historike dhe artistike;
- afirmimin dhe mbrojtjen e vlerave kulmore kulturore;
- afirmimin dhe mbrojtjen e autorësisë dhe të së drejtës së autorëve;
- veprimtaritë për mbrojtjen dhe shfrytëzimin e pasurisë kulturore së tundshme dhe të patundshme;
- veprimtarinë botuese dhe bibliotekonomisë;
- shënimin përkujtimor dhe mbrojtjen e përmendoreve të kulturës;
- përdorimin dhe mbrojtjen e gjuhës maqedonase;
- informimin, veprimtaritë kulturore dhe tjera për shkak të shprehjes së identitetit dhe të veçorive të minoriteteve;
- përcaktimin e përvjetorëve të ngjarjeve dhe personaliteteve me rëndësi të veçantë për zhvillimin shtetëror-juridik të Republikës, afirmimin e trashëgimisë historike dhe kulturore dhe kultivimin e vlerave të përgjithshme civilizuese;
- mënyrën dhe format e shënimit të ngjarjeve dhe të personaliteteve të rëndësishme;
- aktivitetet për këshilla të veçanta të formuara për shënime të veçanta dhe
- çështje të tjera që i përkasin kulturës dhe shënimit të përvjetorëve të ngjarjeve dhe personaliteteve të rëndësishme.
Kryetar: KIRO DOJÇINOVSKI
Zëvendës-kryetar: NATASHA BIKOVSKA
Anëtarë: KOSTA PRESHOSKI
ACO SPASEVSKI
CVETANKA GASHOSKA
GANKA SAMOILLOVSKA CVETANOVA
MIHAJLLO GEORGIEVSKI
QENAN HASIPI
FAZLI VELIU
NAZLIE DAUTI
ROZA TOPUZOVA-KAREVA
ZUDI XHELILI
Zëvendës-anëtarë:ANA ANDONOVA
KOSTA PRESHOSKI
SILVANA BONEVA
BLLAZHE STOJANOSKI
TASIM SULEJMANOSKI
TEUTA ARIFI
NAZMI BEQIRI
NELLKO STOJANOSKI
RUZHDI MATOSHI
DRAGAN GJORGJIEV
KOMISIONI PËR SHËNDETËSI
E-posta: k-zdravstvo@sobranie.mk
Komisioni ka kryetar, dhjetë anëtarë dhe zëvendës të tyre.
Komisioni i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me:
- mbrojtjen shëndetësore të popullatës;
- sigurimin shëndetësor;
- mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet ngjitëse, nga gazrat me ndikim të dëmshëm, rrezatimin e joneve dhe zhurmën, ndotjen e ajrit, ujit, tokës dhe prodhimeve nga kafshët;
- mbrojtjen nga sëmundjet e vartësisë dhe nga SIDA;
- gjendjen higjienike-epidemiologjike;
- prodhimtarinë, qarkullimin dhe furnizimin me ilaçe, mjetet mjekuese ndihmëse dhe mjetet mjekësore ndihmëse, pajisjen mjekësore, pajisjen dhe materialet sanitare, helmet dhe drogat narkotike;
- mbikëqyrjen sanitare dhe shëndetësore;
- çështje të tjera që i përkasin shëndetësisë.
Kryetar: GJORGJI OROVÇANEC
Zëvendës-kryetar: MARIJA KOJZEKLISKA
Anëtarë: MITE NIKOLLOV
CVETANKA GASHOSKA
KIRE GESHTAKOVSKI
NIKOLLA B. KAMÇEV
RISTO PEJOSKI
SASHO KEDEV
NAZMI BEQIRI
AGIM XHELILI
PETAR APOSTOLLOV
FATMIR ASANI
Zëvendës-anëtarë:SASHO DOHÇEV
QENAN HASIPI
MITE NIKOLLOV
RISTE BISLIMOVSKI
ILIJA KITANOSKI
ZHARKO KARAXHOSKI
ABDILAQIM ADEMI
NELLKO STOJANOSKI
RUZHDI MATOSHI
KOMISIONI PËR PUNË DHE POLITIKË SOCIALE
E-posta: k-trud@sobranie.mk
Komisioni ka kryetar, dhjetë anëtarë dhe zëvendës të tyre.
Komisioni i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me:
- marrëdhëniet e punës dhe për mbrojtjen e punëtorëve në punë;
- të drejtën për grevë;
- punësimin dhe të drejtën në rast të papunësisë;
- mbrojtjen e gruas në punë dhe mbrojtjen e amësisë;
- rrogat dhe standardin jetësor;
- politikën sociale dhe sigurimin shëndetësor të qytetarëve;
- sistemin, organizimin, zhvillimin dhe përparimi të mbrojtjes sociale dhe mbrojtjen e fëmijëve;
- politikën e popullatës, martesën dhe familjen;
- sistemin e sigurimit pensional dhe ivalidor;
- mbrojtjen luftarake-invalidore dhe mbrojtjen e invalidëve të luftës dhe personave të përndjekur dhe të burgosur për idetë të vetëqenies së popullit maqedonas dhe shtetit të tij, dhe
- çështje tjera që kanë të bëjnë me punën dhe politikën sociale.
Kryetar: ILJAZ HALIMI
Zëvendës-kryetar: RUZHDI MATOSHI
Anëtarë: BLLAGOJA GESHOSKI
RISTE BISLIMOVSKI
ALEKSANDAR FLLOROVSKI
BLLAZHE STOJANOSKI
MARIJA KOJZEKLISKA
GZIM OSTRENI
HUSEINI HUSEINXHEVAT
NELLKO STOJANOSKI
Zëvendës-anëtarë:TASIM SULEJMANOSKI
NEZHDET MUSTAFA
ZORAN TOMIQ
BLLAGORODNA MINGOVA KREPIEVA
CVETANKA IVANOVA
EFTIM MANEV
RISTO PEJOSKI
DRAGO SHAJNOSKI
ADNAN JASHARI
FAZLI VELIU
LILJANA POPOVSKA
KOMISIONI PËR ÇËSHTJE TË ZGJEDHJEVE DHE EMËRIMEVE
E-posta: k-pii@sobranie.mk
Komisioni ka kryetar, 12 anëtarë dhe zëvendës të tyre.
Komisioni i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me:
- paraqitjen e propozimeve për zgjedhjen dhe emërimin, përkatësisht shkarkimin e funksionarëve që i ka zgjedhur, përkatësisht emëruar Kuvendi, nëse me ligj, Rregullore ose akt tjetër të Kuvendit është përcaktuar që një propozim të tillë paraqesë komisioni;
- paraqitjen e propozimeve për zgjedhjen dhe emërimin, gjegjësisht shkarkimin e funksionarëve që i ka zgjedhur, përkatësisht emëruar Kuvendi, nëse me Kushtetutë, Rregullore ose akt tjetër të Kuvendit nuk është përcaktuar që një propozim të tillë të paraqesë organ tjetër;
-propozimin e përbërjes së trupave punues të përhershëm dhe të kohë pas kohe të Kuvendit;
- propozimin e delegacioneve të përhershme të Kuvendit në kuvendet parlamentare ndërkombëtare dhe të grupeve parlamentare të Kuvendit për bashkëpunim me parlamente tjera;
- propozimin e anëtarëve të organeve drejtuese dhe trupave të tjerë në ndërmarrjet publike, organizatat dhe institucionet që i zgjedh, përkatësisht emëron Kuvendi nëse më Kushtetutë, ligj ose akt tjetër nuk është përcaktuar që një propozim të tillë paraqesë organ tjetër;
- propozimin e anëtarëve të këshillit redaktues të gazetës së Kuvendit;
- propozimin e emërimit dhe shkarkimit të përfaqësuesve të Republikës në organet drejtuese dhe anëtarëve të komisioneve të konkursit për zgjedhjen e organeve udhëheqëse individuale që janë në kompetencën e Kuvendit;
- propozimin e përbërjes së këshillave dhe trupave tjerë të Kuvendit për organizimin dhe zbatimin e kremtimeve të ngjarjeve të veçanta historike me rëndësi për Republikën dhe ngjarjeve të tjera shënimi i të cilave nevojitet, si dhe për ndarjen e shpërblimeve republikane;
- dhënien e mendimeve për propozimet për zgjedhjen, përkatësisht emërimin e bartësve të funksioneve publike që i zgjedh, përkatësisht i emëron Kuvendi, e që janë propozuar nga organet tjera;
- shqyrtimin e propozimeve të dispozitave për pagat dhe për të ardhurat tjera të deputetëve dhe të funksionarëve që i ka zgjedhur ose emëruar Kuvendi, si dhe të deputetëve dhe funksionarëve të cilëve u ka pushuar funksioni dhe në kornizat e autorizimeve ligjore miraton dispozita më të afërta për zbatimin e tyre;
- miratimin e akteve për të cilat është autorizuar nga Kuvendi;
- marrjen e aktvendimeve të veçanta për pagat dhe për të ardhurat tjera të deputetëve dhe funksionarëve që i ka zgjedhur ose emëruar Kuvendi;
- miratimin e aktit për refuzimin e 5% nga paga për çdo ditë mungese të deputetit cili së paku tri herë ka munguar nga seanca e Kuvendit, përkatësisht trupit punues;
- përcaktimin e nivelit të kompensimit të shpenzimeve për pjesëmarrje në punën e trupave punues nga radhët e institucioneve profesionale dhe shkencore dhe asociacioneve;
- përcaktimin në pajtim me dispozitat, nivelin e mëditjeve, të shpenzimeve për jetë të ndarë, të kompensimit për pushimin vjetor, të shpërnguljes dhe të shpenzimeve të tjera;
- vendosjes për ankesat kundër aktvendimeve të sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit, nëse me ligj ose me akt tjetër nuk është përcaktuar ndryshe;
- dhënien e korrigjimeve të akteve që i miraton dhe i shpall komisioni në “Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë”, dhe
- çështje të tjera që u përkasin zgjedhjeve dhe emërimeve.
Kryetar: KAME PETROV
Zëvendës-kryetar: NAZMI BEQIRI
Anëtarë: CVETLE JANESKA
NIKOLLA QURKÇIEV
IGOR IVANOVSKI
LILJANA POPOVSKA
ÇEDOMIR KRALJEVSKI
LUBÇE MESHKOV
ILIJA KITANOSKI
LUBÇO BALLKOVSKI
EJUP RUSTEMI
HISNI SHAQIRI
ILJAZ HALIMI
Zëvendës-anëtarë:SLLAVICA GRKOVSKA
RISTE BISLIMOVSKI
NEZHDET MUSTAFA
SLLAVE ARSOVSKI
BLLAGOJ GOLOMEOV
ROZA TOPUZOVA-KAREVSKA
MARIJA KOJZEKLISKA
ZHARKO KARAXHOSKI
EFTIM MANEV
GZIM OSTRENI
XHEVDET NASUFI
KOMISIONI PËR ÇËSHTJE TË RREGULLORE, MANDATIT DHE IMUNITETIT
E-posta: k-delovnicki@sobranie.mk
Komisioni ka kryetar, tetë anëtarë dhe zëvendës të tyre.
Komisioni i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me:
- zbatimin e Rregullores së Kuvendit dhe të rregulloreve të trupave punues dhe jep mendim për zgjedhjen e çështjeve kontestuese;
- iniciativat për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit dhe rregulloreve të trupave punues;
- propozon miratimin, përkatësisht ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores së Kuvendit;
- raportet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për deputetët nga lista e kandidatëve që janë bërë deputetë për mandatin e ngelur;
- bazat për pushimin dhe marrjen e mandatit të deputetit dhe për këtë i parashtron raport Kuvendit;
- imunitetin e deputetëve, dhe
- çështje tjera në lidhje me Rregulloren dhe të drejtat e mandatit dhe imunitetit;
Kryetar: BORIS KONDARKO
Anëtarë: BORÇE PETROVSKI
ZORAN TOMIQ
TOMA GLIGORIJEVSKI
NEZHDET MUSTAFA
EFTIM MANEV
RISTANA LLALLÇEVSKA
JUSUF ARIFI
FATMIR ASANI
Zëvendës-anëtarë: ESAD RAHIQ
ANGELL DIMITROV
BLLAGOJA GESHOSKI
ANGELLKA PEEVA-LLAURENÇIQ
NIKOLLA APOSTOLLOVSKI
MARIJA KOJZEKLISKA
ROZA TUPOZOVA KAREVSKA
RUZHDI MATOSHI
KOMISIONI PËR ÇËSHTJE EVROPIANE
Dokument
E-posta: kep@sobranie.mk
KOSAK (COSAC)
KOSAP (COSAP)
Komisioni për çështje evropiane është themeluar me Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për themelim të trupave të përhershëm punues të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë (Gazeta zyrtare numër 30/2003 ), që e miratoi Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e mbajtur më 18 prill 2003
Përbërja e parë personale e Komisionit për çështje evropiane është verifikuar me Vendimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të 20.10.2003, kurse mbledhjen e parë konstituive e mbajti më 24.11.2003
Komisioni ka kryetar, 12 anëtarë dhe zëvendës të tyre.
Me Vendimin për ndryshim të Vendimit për themelim të trupave punues të përhershëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë (Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë numër 86/2005”) që e miratoi Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në mbledhjen mbajtur më 6 tetor 2005 është bërë ndryshimi i kompetencave të Komisionit.
Komisioni i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me:
- përcjelljen e zbatimit të Strategjisë nacionale për integrimin e Republikës së Maqedonisë në Unionin Evropian dhe e njofton rregullisht Kuvendin për zbatimin e saj;
- përcjelljen e plotësimit të obligimeve që dalin nga marrëveshjet ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Unionit Evropian dhe realizimin e programeve e të akteve të tjera të institucioneve të Unionit Evropian, duke i përfshirë edhe programet për ndihmë financiare;
- përcjelljen dhe nxitjen e procesit të harmonizimit të legjislacionit të Republikës së Maqedonisë me legjislacionin e Unionit Evropian, si dhe propozon masa për përparimin e procedurave për harmonizim, japin mendime dhe propozime për aktivitetet e trupave punues të tjerë të Kuvendit dhe e drejton kujdesin e tyre në çështjet e lidhura me pranimin e Republikës së Maqedonisë në anëtarësim në Unionin Evropian;
- përcjelljen e aktiviteteve të Qeverisë dhe të organeve të administratës shtetërore në lidhje me pranimin e Republikës së Maqedonisë në anëtarësim në Unionin Evropian dhe në lidhje me to jep mendime dhe rekomandime;
- analizimin e pasojave nga qasja e Republikës së Maqedonisë në Unionin Evropian dhe përgatit raporte në lidhje me të njëjtat;
• informimin e rregullt të Kuvendit për gjithë çështjet e lidhura me integrimin evropian, përfshirë edhe mbledhjen e informatave, literaturës dhe dokumenteve të tjera lidhur me Unionin Evropian;
- propozimin dhe realizimin e akteve të orientuara drejt informimit të opinionit për proceset e integrimit evropian;
- bashkëpunimin me komisionet përkatëse të vendeve të tjera, dhe
- shqyrton çështje të tjera në lidhje me integritetin evropian dhe pranimin e Republikës së Maqedonisë në anëtarësim në Unionin Evropian.
Kryetar: KAROLINA RISTOVA
Zëvendës-kryetar: JUSUF ARIFI
Anëtarë: ANA ANDOVA
TOME TROMBEV
IVAN STOILKOVIQ
NELLKO STOJANOSKI
SLLOBODAN ÇASHULE
GANKA SAMOILLOVSKA CVETANOVA
SASHO KEDEV
ZORAN KRSTEVSKI
ZAMIR DIKA
SEMIJAL HASANI
Zëvendës-anëtarë:QENAN HASIPI
CVETANKA GASHOSKA
BLLAGOJA GESHOSKI
RISTE BISLIMOVSKI
CVETLE JANESKA
PETAR APOSTOLLOV
LUBÇO BALLKOVSKI
SILVANA BONEVA
SASHO BOGDANOSKI
XHEVDET NASUFI
RISTANA LLALLÇEVSKA
SELVIJE SALIU
KOMITETI PËR MARRDHËNJE NDËRMJET BASHKËSIVE
E-posta:
Kryetar: EJUP RUSTEMI
Anëtarë: MIHAJLLO GEORGIEVSKI
RISTANA LLALLÇEVSKA
KAME PETROV
NIKOLLA B. KAMÇEV
ILIJA SRBINOVSKI
ROZA TOPUZOVA-KAREVSKA
NIKOLLA QURKÇIEV
RAFIZ HALITI
ABDILAQIM ADEMI
ABDULADI VEJSELI
FAZLI VELIU
ZAMIR DIKA
RUZHDI MATOSHI
QENAN HASIPI
KOSTA PRESHOSKI
NEZHDED MUSTAFA
IVAN STOILLKOVIQ
RAFET MUMINOVIQ