Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE


KOMISIONI PËR ÇËSHTJE TË ZGJEDHJEVE DHE EMËRIMEVE

Dokumentet

E-posta: k-pii@sobranie.mk

Komisioni ka kryetar, dymbëdhjetë anëtarë dhe zëvendës të tyre.

Komisioni i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me:

  • paraqitjen e propozimeve për zgjedhjen dhe emërimin, përkatësisht shkarkimin e funksionarëve që i ka zgjedhur, përkatësisht emëruar Kuvendi, nëse me ligj, Rregullore ose akt tjetër të Kuvendit është përcaktuar që një propozim të tillë të paraqesë Komisioni;
  • paraqitjen e propozimeve për zgjedhjen dhe emërimin, përkatësisht shkarkimin e funksionarëve që i ka zgjedhur, përkatësisht emëruar Kuvendi, nëse me Kushtetutë, Rregullore ose akt tjetër të Kuvendit nuk është përcaktuar që një propozim të tillë të paraqesë organ tjetër;
  • propozimin e përbërjes së trupave punues të përhershëm dhe të kohë pas kohe të Kuvendit;
  • propozimin e delegacioneve të përhershme të Kuvendit në kuvendet parlamentare ndërkombëtare dhe të grupeve parlamentare të Kuvendit për bashkëpunim me parlamente tjera;
  • propozimin e anëtarëve të organeve drejtuese dhe trupave të tjerë në ndërmarrjet publike, organizatat dhe institucionet që i zgjedh, përkatësisht emëron Kuvendi nëse më Kushtetutë, ligj ose akt tjetër nuk është përcaktuar që një propozim të tillë paraqesë organ tjetër;
  •  propozimin e anëtarëve të këshillit redaktues të gazetës së Kuvendit;
  • propozimin e emërimit dhe shkarkimit të përfaqësuesve të Republikës në organet drejtuese dhe anëtarëve të komisioneve të konkursit për zgjedhjen e organeve udhëheqëse individuale që janë në kompetencën e Kuvendit;
  • propozimin e përbërjes së këshillave dhe trupave tjerë të Kuvendit për organizimin dhe zbatimin e kremtimeve të ngjarjeve të veçanta historike me rëndësi për Republikën dhe ngjarjeve të tjera shënimi i të cilave nevojitet, si dhe për ndarjen e shpërblimeve republikane;
  • dhënien e mendimeve për propozimet për zgjedhjen, përkatësisht emërimin e bartësve të funksioneve publike që i zgjedh, përkatësisht i emëron Kuvendi, e që janë propozuar nga organet tjera;
  • shqyrtimin e propozimeve të dispozitave për pagat dhe për të ardhurat tjera të deputetëve dhe të funksionarëve që i ka zgjedhur ose emëruar Kuvendi, si dhe të deputetëve dhe funksionarëve të cilëve u ka pushuar funksioni dhe në kornizat e autorizimeve ligjore miraton dispozita më të afërta për zbatimin e tyre;  
  • miratimin e akteve për të cilat është  autorizuar nga Kuvendi;
  • marrjen e aktvendimeve të veçanta për pagat dhe për të ardhurat tjera  të deputetëve dhe funksionarëve që i ka zgjedhur ose emëruar Kuvendi;
  • miratimin e aktit për refuzimin e 5% nga paga për Çdo ditë mungese të deputetit cili së paku tri herë ka munguar nga seanca e Kuvendit, përkatësisht trupit punues;
  • përcaktimin e nivelit të kompensimit të shpenzimeve për pjesëmarrje në punën e trupave punues nga radhët e institucioneve profesionale dhe shkencore dhe asociacioneve;
  • përcaktimin në pajtim me dispozitat, nivelin e mëditjeve, të shpenzimeve për jetë të ndarë, të kompensimit për pushimin vjetor, të shpërnguljes dhe të shpenzimeve të tjera;
  • vendosjes për ankesat kundër aktvendimeve të sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit, nëse me ligj ose me akt tjetër nuk është përcaktuar ndryshe;
  • dhënien e korrigjimeve të akteve që i miraton dhe i shpall komisioni në “Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë”, dhe
  • çështje të tjera që u përkasin zgjedhjeve dhe emërimeve

                 Kryetar: VELJANOSKI TRAJKO

Zëvendës-kryetar: DULIQ BLAGORODNA 
   
                Anëtarë: IVANOV LUBISAV-XINGO
                               LLALLÇEVSKA RISTANKA
                               KITANOSKI ILIJA
                               BONEVA SILVANA
                               MATOSHI RUZHDI
                               MISOVSKI GORAN
                               QURKÇIEV NIKOLLA
                               SPASOVSKI OLIVER
                               ALITI RAFIZ
                               POLLOZHANI AZIZ
                               TOPUZOVA KAREVSKA ROZA
                               DODOVSKA MARJAN

 Zëvendës-anëtarë: TANÇEVA TULIEVA NADICA
                                SHAMBEVSKI OLIVER
                                TASHEVA VIOLETA
                                STANÇEVSKA NADA
                                KADRIU FLORA
                                ANASTASOVSKI IVAN
                                FILIPOVA VERICA
                                SERAFIMOV VLLATKO
                                BEXHETI BLERIM
                                SELMANI AJSHE
                                MANASIJEVSKI JOVAN
                                BOZHINOVSKA VALENTINA

 
a

Na ndiqni në: