KOMISIONI PËR POLITIKË TË JASHTME
E-posta: knadvpol@sobranie.mk
Komisioni ka kryetar, dymbëdhjetë anëtarë dhe zëvendësit e tyre.
Komisioni i shqyrton çështjet lidhur me:
- politikën e jashtme të Republikës së Maqedonisë dhe marrëdhëniet e saj me shtetet e tjera dhe organizatat ndërkombëtare;
- politikën me të cilën sigurohet kujdesi i Republikës për pozitën dhe të drejtat e pjesëtarëve të popullit maqedonas me vendet
- fqinje dhe për mërgimtarët e Maqedonisë, si edhe për të drejtat kulturore, ekonomike dhe sociale të qytetarëve të Republikës jashtë vendit;
- hyrjen ose daljen nga lidhja ose bashkësia me shtetet tjera;
- hyrjen ose daljen nga anëtarësimi i organizatave ndërkombëtare;
- nevojën e fillimit të negociatave për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare bilaterale ose multilaterale të Republikës së Maqedonisë, përkatësisht për platformat e këtyre negociatave;
- ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare;
- rregullativën ndërkombëtare nga sfera e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe qytetarit dhe dokumentet e organizatave dhe asociacioneve ndërkombëtare;
- vendosjen e bashkëpunimit parlamentar të Republikës me shtetet tjera dhe organizatat ndërkombëtare;
- vendosjen e bashkëpunimit me komisionet për politikë të jashtme të parlamenteve të shteteve tjera;
- iniciativat dhe propozimet për definimin e strategjisë së politikës së jashtme të Republikës së Maqedonisë dhe
çështjet tjera që kanë të bëjnë me politikën e jashtme të Republikës së Maqedonisë.
Kryetar: ANTONIO MILLOSHOSKI
Zëvendëskryetar: ALEKSANDAR NIKOLLOSKI
Anëtarë: VLLADIMIR GJORÇEV
QENAN HASIPI
MIHAILLO XHOLLONGA
LILJANA POPOVSKA
JORDAN PAÇKOV
IGOR IVANOVSKI
NATASHA SAOVA-SALLKOVSKA
MARINELLA MARIÇIQ-TUSHEVA
SAFET BISHEVAC
ERMIRA MEHMETI
DËSHIRA IMERI
MERAL UZEIRI-FERATI
Zëvendësanëtarë: PAVLLE SAZDOV
HARALLAMPIE SHOKAROVSKI
MILLORAD DODEVSKI
SILVANA BONEVA
ALEKSANDAR SPASENOVSKI
EMILIJAN STANKOVIQ
ERDOGAN SARAÇ
GORDAN GEORGIEV
TANJA TOMIQ
HAJRULLA MISINI
HAJRIJE MISIMI
BEKIM FAZLIU