Udhëheqja parlamentare

E martë, 2 gusht 2016 

Fjalimi i kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski me rastin e 2 Gushtit - Ilindeni, Dita e Republikës 

Mirëdita Maqedoni! 
Mirëdita Atdhe i nderuar dhe i lavdishëm i Ilindenit! 
Përshëndetje të madhe për qytetarët e këtij vendi të cilat, sot, vijnë nga të gjitha viset për t'i vizituar vendet e historisë së lavdishme të Maqedonisë! 
Përshëndetje të madhe për të gjithë ato, që me mendim dhe me fjalë, të shpërndarë nëpër të gjitha viset e Atdheut tonë përmendin Ilindenin. 
Sot, gjithandej jehon krenaria e Atdheut tonë! 
Sot, gjithandej shkëlqen trashëgimia e pararendësve të këtij populli!
Sot, përsëri shpërthen me gjithë atë lavdi, si burim uji, gjaku i komitëve dhe i partizanëve i derdhur për Maqedoninë!  
Në këtë ditë, të derdhur nëpër qytete dhe fshatra, përsëri e përqafojmë Maqedoninë! 
Në këtë ditë, edhe veriu dhe jugu i vendit tonë, flasin me një zë! 
Në këtë ditë, edhe lindja dhe perëndimi i Maqedonisë, e festojnë fitoren për shtet të pavarur! 
Në këtë ditë edhe të krishterët edhe myslimanët e festojnë pavarësinë e Atdheut tonë! 
Në këtë ditë maqedonasit, si dhe shqiptarët, turqit, romët, serbët, Boshnjakët edhe të tjerët i gëzohen lirisë, demokracisë dhe bashkimit! 
Të dashur miq, Duart e popullit i cili sot është në Meçkin Kamen janë të shtrirë fuqimisht drejt përjetësisë së Maqedonisë! 

Tupanët ushtojnë nëpër malet e Krushevës që e festojnë viktimën e të drejtëve!   
Mijëra patriotë të Maqedonisë sot janë nëpër rrugicat dhe në rrugët e Krushevës historike, duke iu përgjigjur thirrjes së Atdheut! 
Të cilët kanë ardhur me një qëllim, ta shënojnë dhe ta përmendin në mënyrë dinjitoze veprën e komitëve të lavdishëm që na e sollën lirinë! 
Andaj - një përshëndetje të madhe, këtu nga kryeqyteti i Maqedonisë, për të gjithë bashkëqytetarët tanë në Krushevë! 
Njëkohësisht, në anën e kundërt të Maqedonisë, në Pelincë - pjesa tjetër e Maqedonisë sonë, e dëgjoi zërin e vet të brendshëm dhe erdhi për tu bërë homazhe luftëtarëve të Luftës nacionalçlirimtare. 
Mijëra njerëz, erdhën në këtë vend për t'u bërë homazhe partizanëve, të cilët, njëjti si pararendësit e tyre historikë - komitët, e braktisën gjënë më të dashur, vetëm që ne sot të shijojmë lirinë. 
Zëri i aradheve partizane sot jehon nëpër këto vise veriore të Atdheut tonë. 
Zëri i luftëtarëve për liri sot përsëri përhapet në këtë pjesë të Maqedonisë. 
Flamuri i partizanëve sot valon fuqishëm në tokën maqedonase dhe do të valojë ndër shekuj deri në pafundësi! 
Si para 60 viteve në Manastirin "Shën Prohor Pçinski" kur filloi të ndërtohet Maqedonia e lirë, edhe sot flamuri i partizanëve i përlyer me gjak dëshmon për vazhdën e luftës për paqe dhe për bashkim të qytetarëve të Maqedonisë! 
Të gjithë qytetet dhe fshatrat e Maqedonisë sot pulsojnë në frymën e Ilindenit. 
Çdo pëllëmbë e tokës së Maqedonisë sot dridhet para madhështisë së veprës së luftëtarëve të ilindenit. 
Çdo pëllëmbë të tokës së Maqedonisë sot dëshmon për madhështinë e betejave që janë zhvilluar. 
Përfundimisht, sot, çdo pëllëmbë e kësaj toke e manifeston dashurinë e vet të jashtëzakonshme ndaj Atdheut. 
Njëkohësisht, trashëgimia e Ilindenit sot festohet gjithandej në botë ku jetojnë maqedonas! 
Qytetarët e Maqedonisë, të shpërndarë nëpër botë, barazisht dhe fuqimisht, si farefiset e tyre dhe miqtë e tyre në Atdheun, e festojnë këtë ditë të madhe. 
Kishat, manastiret dhe klubet në Amerikë, Kanada, Australi, Evropë dhe gjithandej në botë ku jemi - dëshmojnë për Maqedoninë! 
Që këtu, nga ky vend, ju thërras t'i dërgojmë përshëndetje mërgatës maqedonase! 
Të dërgojmë një përshëndetje shumë të madhe te bashkëqytetarët tanë jashtë kufijve të vendit tonë dhe t'i porosisim se të gjithë jemi një. 
Të gjithë bashkë jemi Maqedoni! 
Të gjithë bashkërisht punojmë dhe krijojmë për Maqedoninë! 
Të nderuar miq, Si në Krushevën historike dhe në Pelincë, ashtu edhe në Shkup festohet në këtë ditë të sotme! 

Sot kryeqyteti i Maqedonisë me shkëlqim të madh dhe me dinjitet e feston ditën e Ilindenit! 
Qendra e Maqedonisë së pavarur me energjinë e njëjtë të fuqishme e zgjon kujtimin e të gjitha betejave për Maqedoninë! 
Këtu, në qendrën e qytetit, të mbledhur para përmendores së njërit prej kolosëve më të mëdhenj të historisë sonë të re, ngremë edhe një zë për liri dhe për demokraci.  
Përmendim për viktimën e luftëtarëve nga historia e largët dhe e re e atdheut tonë! 
E theksojmë fuqishëm rolin e lavdishëm historik të njerëzve nga këto kohëra të cilat i vazhduan betejat për krijim final të shtetit të pavarur dhe demokratik! 
Metodia Andonov - Çento, kolosi i madh i Maqedonisë është simboli i të gjitha fitoreve të korrura në periudhën pas vitit 1945 të cilat janë themeli i kohës të cilën e jetojmë sot. 
Prandaj jemi sot këtu, para përmendores së tij! 
Të mbledhur këtu e demonstrojmë respektin tonë të sinqertë edhe ndaj trashëgimisë së tij, si dhe ndaj trashëgimisë së të gjithë atyre maqedonasve patriotë të cilët për shkak të ideologjisë së tyre demokratike antikomuniste hasën në vepra të pamëshirshme të pushtetit të atëhershëm socialist! 
Ka rëndësi të barabartë, dhe prandaj e festojmë veprën edhe të kësaj gjenerate të patriotëve maqedonas të cilët ëndërruan për Maqedoni të pavarur në periudhën e socializmit. 
Ka rëndësi të barabartë, dhe prandaj e festojmë veprën e bijve dhe bijave maqedonas të cilat për shkak të idesë dhe fjalës, doemos duhej të vuajnë dënime të rënda nëpër burgjet në Idrizovë ose në Goli Otok. 
Prandaj - lavdi dhe respekt për ato heronj maqedonas të historisë sonë të re! 
Prandaj - përulje dhe respekt të thellë për të gjithë personalitetet për të cilët dikush në të kaluarën dëshironte të lihet vepra e tyre në harresë! 
Të dashur miq, Këtu, në Shkup, akumulohet gjithë energjia edhe e Pelinces edhe e Krushevës edhe të të gjithë viseve të rëndësishme historikë në gjithë Maqedoninë. 

Këtu, në qendrën e atdheut tonë, kryqëzohen fuqishëm trashëgimitë e partizanëve; veprat e luftëtarëve të ilindenit; por edhe viktimat e komunistëve dhe të antikomunistëve! 
Veprat e të gjithë këtyre personaliteteve e caktuan madhështinë e Maqedonisë, por edhe të Shkupit si kryeqytet i saj! 
Këtu, në qendrën politike, ekonomike dhe shoqërore të Atdheut tonë ndriçon fuqishëm lavdia e të gjithë patriotëve maqedonas të cilët i dhanë jetët e tyre për liri gjer më sot! 
Në sheshin kryesor të Maqedonisë, sot, por edhe çdo ditë, vibron fuqishëm pulsi i gjithë historisë së lavdishme maqedonase. 
Ai puls është karakteristikë e bashkimit të Maqedonisë! 
Ai puls është përgjigjja e të gjitha ndarjeve dhe përçarjeve që kanë qenë prezent në të kaluarën! 
Përfundimisht, ai puls është edhe thirrja për bashkim në të ardhmen, kur bëhet fjalë për ardhmërinë e Maqedonisë! 
Ashtu siç kryqëzohet sot në këtë vend energjia dhe trashëgimia e të gjithë epokave të kaluara - ashtu, edhe në të ardhmen, të bashkuar pas veprës së të gjithë heronjve maqedonas duhet ende më fuqishëm ta ndërtojmë bashkërisht Maqedoninë! 
Bashkimi është emri ynë i përbashkët! 
Bashkimi është synimi ynë i përbashkët! 
Bashkimi është beteja jonë e ardhshme mbi të cilën doemos duhet të ngadhënjejmë! 
Nuk guxojmë të mbetemi dëshmitarë memecë! 
Doemos duhet guximshëm të ballafaqohemi me sfidat! 
Doemos duhet të flasim qartë për problemet! 
Doemos duhet t'ia shtrijmë dorën njëri-tjetrit! 
Doemos duhet të ndërtojmë ura bashkëpunimi për të gjithë ne, përkatësisht për atdheun! 
Gjaku i dëshmorëve për Maqedoninë është përgjegjësia jonë më e madhe! 
Djersa dhe shpresa e qytetarëve të Maqedonisë është motivi ynë për ngjitje në majat e reja të kohës së sotme drejt lirisë dhe demokracisë!  
Të dashur miq, Maqedonia ballafaqohet me krizën politike më shumë se një vit! 

Maqedonia më shumë se një vit është lëndë e një qëndrimi politik joprincipiel i cili i prish themelet e saj shtetformuese! 
Maqedonia është në presion të vazhdueshëm për ndryshim të padrejtë të parimeve themelore mbi të cilat bazohet demokracia përfaqësuese moderne! 
Sot, fuqia e qytetarëve e shprehur në zgjedhje është në presion të vazhdueshëm! 
Sot, zëri i qytetarëve i ngritur në zgjedhje është në fazë të relativizmit dhe zhvleftësimit të vazhdueshëm! 
Qytetarët dolën në zgjedhje dhe votuan! 
Vullneti i tyre është i qartë! 
Mbështetja e popullit është shumë e qartë! 
Megjithatë - mbi të gjitha - sot ky postulat demokratik themelor është nën kërcënim! 
Në vrullin e betejës politike, të kapluar nga dëshira për pushtet - fatkeqësisht ekzistojnë personalitete të cilët në kurriz të popullit këmbëngulin ta marrin Maqedoninë! 
Doemos duhet të jemi të qartë! 
Doemos duhet të themi "Mjaft"! 
Maqedonia nuk u ndërtua që të prishet! 
Komitët nuk i dhanë jetët e tyre që sot dikush të luajë me veprën e tyre! 
Partizanët nuk i zhvilluan betejat e tyre ngadhënjyese, që sot dikush, të insistojë t'i realizojë agjendat e tij që janë në kundërshtim me idenë e madhe të Maqedonisë!  
Ilindeni, thjesht, nuk e lejon këtë! 
Të gjithë betejat historike nuk u zhvilluan që dikush sot ta prishë lirinë dhe demokracinë e fituar! 
Populli, i përbashkuar pas të gjitha veprave të mëdha të Maqedonisë, nuk e lejon këtë! 
Demokracia dhe respekti të cilat janë karakteristikë e njeriut tonë nuk do ta arsyetojnë këtë!   
Andaj - dëshiroj që nga ky vend, si kryetar i dhomës legjislative - të porosisë qartë se të gjitha përpjekjet për relativizmin e vullnetit të popullit as që kanë pasur, as që kanë e as që do të kenë ndonjëherë njëfarë suksesi! 
Ato janë të dënuar dhe kanë për të përfunduar keq! 
Historia është gjykatësi më i mirë për çdokënd dhe për çdo gjë! 
Historia qetësisht, por tejet saktësisht i shënon veprat e secilit! 
Të mos mendojë dikush se mund të ikë nga gjykimi i popullit! 
Trashëgimia e çdo personaliteti që ka marrë përgjegjësi për të punuar për popullin është lëndë e vlerësimit pikërisht nga populli! 
Herët apo vonë! 
Veprat e mira gjithsesi shpërblehen, ndërsa veprat e këqija shënohen qartë si të tilla! 
Ashtu ka qenë! 
Ashtu edhe do të jetë! 
Për çdokënd sipas meritave! 
Për të mirët - populli do ta dërgojë shpërblimin e vet në formë të falënderimit! 
Për të padrejtët, gjithashtu vijon gjykimi dhe vërejtja e popullit! 
Prandaj, si në disa rrethana tjera të kaluara, si i pari në mesin e deputetëve të barabartë - edhe njëherë thërras në bashkimin e të gjitha strukturave politike pas idesë së madhe të Maqedonisë! 
Të bashkohemi të gjithë fuqishëm si është e bashkuar Maqedonia sot në këtë ditë të Ilindenit! 
Të flasim me gjuhën e bashkimit, e jo me gjuhën e ndarjeve! 
Të pushojmë së munduari popullin! 
Të bëjmë çmos, që kjo krizë, në të cilën është zhytur Maqedonia, të përfundojë sa më shpejtë! 
T'ia kthejmë mandatin popullit! 
Ai është gjykatësi i vetëm i drejtë! 
Populli nuk gabon asnjëherë! 
Populli, dhe vetëm ai, di më së miri ta sjellë vendimin e drejtë! 
Nuk kemi të drejtë në asnjë qëndrim tjetër që është më ndryshe! 
Thërras në përtëritje plotësuese të respektit dhe mirëkuptimit ndërmjet partive politike! 
Partitë politike nuk guxojnë të jenë armiq! 
Partitë politike doemos duhet të jenë konkurrentë të cilat kanë një qëllim! 
Maqedonia është qëllimi ynë i përbashkët! 
Ardhmëria e saj është qëllimi ynë më i rëndësishëm! 
Doemos duhet të hapim faqe tjetër! 
Doemos duhet të flasim me gjuhën e demokracisë! 
Tepër gjatë populli është peng i një politike të tillë joprincipiele! 
Sinqerisht shpresoj dhe nuk do të tërhiqem nga realizimi i këtij qëllimi të qartë! 
Sinqerisht besoj se çdo e ligë, në fund është për të mirë! 
Besoj se nga ky episod pikëllues, do të dalim më të bashkuar! 
E di se do t'ia dalim! 
Maqedonia në të kaluarën është ballafaquar me sfida shumë më të mëdha! 
Dhe ka fituar! 
Ashtu do të jetë edhe tani! 
Përsëri Maqedonia do të fitojë! 
Përsëri qytetarët do të fitojnë! 
Kjo përvojë do të jetë përkujtim për gjeneratat e ardhshme, se si duhet të mbrohet, dhe si nuk duhet të mbrohet Atdheu ynë, demokracia jonë dhe vlerat tona civilizuese! 

Të dashur miq, 
Sot, në qendrën e metropolit të Maqedonisë, me krenari qëndrojnë një sërë karakteristikash të cilat e pasqyrojnë historinë tonë të lavdishme! 

Monumentet dhe përmendoret tjera nuk janë vetëm pjesë bronzi, siç thotë dikush! 
Ato janë kujtim i një kohe! 
Ato janë pasqyrë e një ideali të të gjithë personaliteteve të rëndësishme të qytetarëve të këtij vendi! 
Ato paraqesin një pasqyrë të një kohe të lavdishme, e cila duhet të jetë baza për suksese ende më të mëdha të të gjithë qytetarëve të vendit tonë. 
Pas meje gjendet përmendorja e Çentos, njeriu i cili ra dëshmor për Maqedoninë! 
Personaliteti i cili nuk bëri kompromis me idealet e veta për shtet të pavarur dhe demokratik! 
Luftëtari në Luftën nacionalçlirimtare nuk u kuptua nga njerëzit me të cilët luftonte krah për krah për Atdheun! 
Dikush, në ato kohëra, nuk dëshironte t'i pranojë idetë e tij të mëdha për demokraci, për pavarësi dhe dinjitet më të madh të Maqedonisë! 
Fatkeqësisht, qëndrimet e tilla të tij, ky njeri doemos duhej t'i paguaj me më të shtrenjtën - me jetën e vet! 
Në mënyrë shumë të shpejtë u burgos nga ish-pushteti dhe ende më shpejt u dënua me dënim shumëvjeçar. 
Megjithatë, nuk ishte fundi këtu! 
Dikush dëshironte që edhe të fshihet nga memoria kolektive e popullit të Maqedonisë! 
U bë shumë përpjekje që të arrihet kjo! 
Por, e vërteta doli në shesh! 
Ky kolos i madh në ilindenin e dytë - u rehabilitua nga institucionet e Maqedonisë demokratike dhe përsëri u festua publikisht dhe me krenari nga populli! 
Që këtu, sot, duke përkujtuar biografinë e këtij kolosi, mund të përmbyllim se çdo vepër e cila është në funksion të Maqedonisë - populli e mban mend dhe në fund do ta shpërblejë! 
Asnjë masë jodemokratike nuk mund ta fshijë memorien e popullit!
Asnjë vepër e madhe popullore nuk mund të fshihet me asnjë procedurë! 
Tymi nga çdo bombë e aktivizuar në zemrën e Maqedonisë, do të venitet! 
Plagët do të shërohen! 
Por, më e rëndësishme nga gjithçka është se kujtimi do të mbetet! 
Kjo është ajo që motivon të qëndrojë dhe që do ta brejë ndërgjegjen e dikujt në të ardhmen! 
Siç mund të krenohet sot familja e këtij kolosi me këtë paraardhës të tyre, ashtu edhe ato që i bënë ligësi, do të duhet të përballen me peshën e veprave të tyre! 
Megjithatë, si popull, kemi për obligim të falim! 
Ky është qëllimi ynë kombëtar kryesor! 
Falim, por nuk harrojmë! 

Të dashur miq, 
Në afërsi të vendit ku jemi mbledhur sot, mes tjerash, gjendet përmendorja edhe të një personaliteti të respektuar nga historia e ilindenit. 
Këtu, njëqind metra nga ne është vendosur përmendorja e Nexhat Agollit, njeriu i cili, gjithashtu, është simbol i ilindenit të dytë. 
Anëtar i KAÇKM-it. 
Partizan. 
Jurist i shquar! 
Ministër i Qeverisë së parë të Maqedonisë së çliruar! 
Luftëtar për të drejtat dhe për bashkëjetesë, por, njëjtë si Çentoja, i dënuar nga ish-sistemi komunist!  
Megjithatë, sot, historia përsëri dëshmoi se është gjykatësi më i mirë. 
Do të respektohet edhe vepra e tij, si luftëtar për Maqedoninë, sot dhe në të ardhmen! 
Populli e dha shpërblimin e tij! 
Maqedonia, përmes këtij shembulli, dëshmon bukur se është vend, të cilin e kanë ndërtuar të gjithë qytetarët e saj! 
Dashuria ndaj atdheut nuk njeh origjinë etnike ose përkatësi fetare! 
Ky mësim i luftëtarëve të ilindenit, përmes shembullit me Agollin, duhet që vazhdimisht të na përkujtojë se marrëdhëniet ndëretnike janë boshti i Maqedonisë! 
Kemi trashëgimi shumë të madhe të bashkëjetesës dhe harmonisë ndëretnike! 
Në historinë mbeten të shënuar vepra të shumta kur krah për krahu maqedonasit, shqiptarët, turqit, romët, serbët, boshnjakët dhe të gjithë të tjerët e kanë mbrojtur Shtetin! 
Këto mësime historike janë treguesi më i mirë se kemi obligim civilizues për t'i zhvilluar këto themele të Atdheut. 
Marrëdhëniet e mira ndëretnike janë cilësia jonë, e jo mangësi! 
Marrëdhëniet e mira ndëretnike janë plusi ynë, e jo minusi! 
Marrëdhëniet e mira ndëretnike janë diçka që duhet të krenohemi, e jo të turpërohemi! 

Të dashur miq, 
Në mesin e shumë përmendoreve, në frymën e kësaj feste të ilindenit, të përmendim edhe veprën e Pitu Gulit, revolucionari i madh me origjinë vllahe - përmendorja e të cilit, gjithashtu, është në afërsi të drejtpërdrejtë! 
Ky bir i madh i Maqedonisë e tregoi në vepër dashurinë e tij të fuqishme ndaj Atdheut të vet! 
Zgjodhi të luftojë dhe ra dëshmor guximshëm bashkë me luftëtarët e tij! 
E mbrojti nderin e Krushevës, ndërsa vepra e tij sot është edhe një simbol për flijim dhe dinjitet. 
Andaj, sot, duke përkujtuar një pjesë të personaliteteve më të lavdishëm të Maqedonisë, doemos duhet t'i përsërisim konkluzionet e njohura të cilat e dekorojnë Atdheun tonë! 
Qytetarët e Maqedonisë, megjithëse ekzistojnë dallime mes tyre, dëshirojnë të jetojnë në paqe dhe në mirëqenie! 
Politikanët, njëjtë si luftëtarët për Maqedoninë në të kaluarën, doemos duhet të japin rezultate konkrete! 
Rezultatet dhe veprat janë ato që mbesin kur do të largohemi! 
Guximi dhe flijimi në realizimin e qëllimeve të tilla është ajo që populli e pret nga ne! 
Nëse veprohet ashtu, do të shkruhen faqet e ardhshme të lavdishme të historisë së Maqedonisë! 

Të nderuar miq, 
Kemi për obligim që t'i respektojmë dhe t'i shënojmë veprat e të gjitha bijve dhe bijave të Maqedonisë! 
Historia, vëmendshëm, si mësuese e jetës, do t'i nxjerrë në sipërfaqe meritat edhe të personaliteteve tjera që kanë dhënë dhe japin mund për Maqedoninë. 
Në këtë kontekst, në frymën e bashkimit, e cila vazhdimisht përmendet në këtë, por edhe në fjalimet tjera të mia, mes tjerash, dëshiroj të përmendim, edhe për veprat e dy personaliteteve tjera të rëndësishëm, të cilët e shënojnë ditën e sotme. 
Mendoj se është me rëndësi të bëhet kjo më së shumti për shkak të respektit dhe mirënjohjen, por, ende më shumë, si porosi për gjeneratën e sotme të politikanëve se ajo që bëhet sot, nesër hyn në historinë kombëtare! 
I pari është pjesëtar i të djathtës politike, ndërsa tjetri është i të majtës politike në Maqedoni. 
I pari quhet Dragan Bogdanovski, ndërsa i dyti quhet prof. dr. Sllavko Millosavllevski! 
I pari është dëbuar dhe torturuar si patriot maqedonas, ndërsa i dyti është margjinalizuar dhe i larguar nga puna e fakulteti juridik në Shkup, sepse ka qenë liberal! 
I pari i vendosi themelet e djathtizmit modern, ndërsa tjetri themelet e majtizmit modern në Maqedoni! 
Të dy të privuar dhe të përndjekur në të kaluarën, por, gjithashtu, sot dalëngadalë të dy zënë vend në histori! 
Trashëgimia e tyre, si dhe koha në të cilën kanë luftuar dhe kanë krijuar, flet se, ajo që ndodh sot, me rritëm të rrufeshëm - do të shndërrohet në të kaluar kombëtare! 
Historia nuk është diçka që e shkruajmë fitimtarët, por memoria kombëtare, të cilën çdo ditë e skalisim në gurin e këtij vendi! 
Atë që e bëjmë sot, nesër është histori, e cila e kalon filtrin kombëtar! 
Të nderuar miq, Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është prioriteti ynë më i madh. 

Me besim dhe përkushtim të fuqishëm, qëndrojmë krah për krah me aleatët tanë perëndimorë. 
Jemi të vetëdijshëm për rrethanat të cilat janë shkaku për ngecjen tonë, ne vazhdojmë me përpjekjet për tejkalimin edhe të pengesës së fundit për integrimin tonë të plotë në Aleancën. 
Vazhdojmë me bisedimet me Republikën e Greqisë për tejkalimin e problemit të imponuar me emrin kushtetues. 
Besojmë se fqinjët tanë grekë do të kuptojnë se Republika e Maqedonisë dhe populli maqedonas, as që kanë qenë, as që do të jenë ndonjëherë kërcënim për Republikën e Greqisë. 
Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është prioritet i ardhshëm i madh për shtetin tonë! 
Ilindeni ynë i ri do të jetë dita kur Republika e Maqedonisë do të integrohet në Bashkimin Evropian! 
Në rrugën deri në anëtarësimin e plotfuqishëm, arritëm përparim të madh. 
Vazhdojmë me përkushtimin e njëjtë të punojmë në realizimin e qëllimit të madh të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. 
Bashkimi Evropian nuk është projekt i përsosur! 
Por, ajo është projekti më i mirë për Maqedoninë! 
Në kontekst të asaj që u përmend më lart, dëshiroj që theksoj në këtë ditë të madhe se zhvillimi i përgjithshëm i shtetit vazhdon të jetë sfida jonë më e madhe. 
Doemos duhet të investojmë ende më shumë në shëndetësi. 
Doemos duhet të ndërtojmë ende shkolla të reja. 
Doemos duhet të vazhdojmë ta mbështesim bujkun e Maqedonisë. 
Doemos duhet të vazhdojmë të kujdesemi për pensionistët e Maqedonisë. 
Doemos duhet të vazhdojmë ende më shumë të investojmë në bashkëqytetarët tanë të rinj! 
Doemos duhet ende më shumë ta mbështesim amësinë! 
Të nderuar miq, Ta festojmë bashkërisht Ilindenit. 

Kjo është ditë për të gjithë ne. 
Kjo është dita e pajtimit dhe bashkimit. 
Të marrim shembull bashkërisht dhe të përkujtojmë vazhdimisht madhështinë e veprës së luftëtarëve për Maqedoninë. 
Të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit! 
T'ia shtrijmë dorën njëri-tjetrit! 
Zoti e bekoftë këtë shtet dhe qytetarët e tij! 
Qoftë i përjetshëm përkujtimi i Ilindenit. 
Gëzuar Gushtin e Dytë! 
Rroftë Maqedonia! 
Ju faleminderit. 

Click