Udhëheqja parlamentare

E shtunë, 5 dhjetor 2015

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME RASTIN E VENDOSJES SË GUR THEMELIT TË TEMPULLIT KUSHTUAR SHNDËRRIMIT TË KRISHTIT NË LAGJEN DAME GRUEV, KOMUNA GJORÇE PETROV 

I nderuar z. Mitrovski, I nderuar SH.J. Stefan, 
Të nderuar të pranishëm, 
Të dashur miq, 

Kam nderin dhe kënaqësinë, që sot, bashkë me miqtë e mi, fqinjë dhe të njohur, jam pjesë e këtij akti të shenjtë për lagjen Dame Gruev, për komunën e Gjorgje Petrovit, por edhe për Shkupin dhe gjithë Maqedoninë. 
Për mua është një privilegj i veçantë që më në fund fillon të realizohet një ide veçanërisht fisnike e cila është rezultat i nevojave të thella shpirtërore të bashkëqytetarëve të mi. 

Fillon ndërtimi i tempullit kushtuar Shndërrimit të Krishtit. Fillon ndërtimi i diçkaje e cila tashmë është në zemrat tona. Fillon ndërtimi i godinës e cila do të na nxisë më shumë të rikthehemi në të vërtetat e përjetshme të krishterimit të shenjtë ortodoks. 

Fillon të ndërtohet dhe e di se së shpejti do të ngrihet drejt qiellit, Kisha e cila duhet ta simbolizojë unitetin e popullit i cili me dëshirë të zjarrtë i lutet Zotit. Ky tempull, si edhe të gjithë tempujt në vend, do të paraqesin vepër të vërtetë arkitektonike e cila do ta fisnikërojë ende më shumë këtë pjesë të Shkupit. Njëkohësisht, ky tempull i shenjtë të cilin e ndërtojmë, do të jetë qendra prej ku do të përhapet dashuria ndaj Zotit. 

Ta falënderojmë Zotin që na nderoi të jemi dëshmitarë dhe pjesëmarrës në këtë akt të shenjtë. Ta falënderojmë Zotin që na mundësoi ta ndërtojmë këtë kishë. Përfundimisht, të jemi falënderues përjetësisht ndaj Zotit për mëshirën e tij mbi këtë popull dhe mbi çdo njeri në tokë. 

Të nderuar miq, 

Tempulli ynë do t'i kushtohet ditës së Shndërrimit të Krishtit. Kjo festë është krijuar në përkujtim të një ngjarjeje të rëndësishme që ka ndodhur në Tabor, dyzet ditë para vdekjes së Krishtit dhe kryqëzimit të tij. Kur Zoti vërejti se apostujt nuk mund t'i kuptojnë vuajtjet e tij të ardhshme, i dërgoi në malin Tabor dhe u shfaqet atyre në lavdi. 

Që aty, simbolika e kësaj ngjarjeje të rëndësishme është veçanërisht e rëndësishme edhe për ne sot. Edhe sot, si gjithmonë në të kaluarën, por edhe në të ardhmen, kisha na fton t'i hapim zemrat tona ndaj Zotit dhe ndaj të gjithë njerëzve. Edhe sot, si gjithmonë në të kaluarën, por edhe në të ardhmen, kisha do të na mësojë se duhet të dhurojmë më shumë dashuri. 

Edhe sot, si gjithmonë në të kaluarën, por edhe në të ardhmen, kisha na fton ta ndryshojmë jo vetëm veten, por edhe të gjithë përreth nesh. 

Të nderuar bashkëqytetarë, Uniteti është fjala e cila i nevojitet aq shumë Maqedonisë. Uniteti është fjala nga e cila do të varet zhvillimi i Maqedonisë. Përfundimisht, uniteti është fjala e cila do ta caktojë qëndrueshmërinë tonë si popull. Nuk kemi zgjedhje tjetër përveç se të jemi të bashkuar. Nuk kemi amanet tjetër nga priftërinjtë tanë të shenjtë të kishës, si dhe nga heronjtë tanë përveç bashkimit dhe besimit të fuqishëm. Doemos duhet të ballafaqohemi me sfidat. 

Doemos duhet të falim dhe të kërkojmë falje. Ky tempull kushtuar Shndërrimit të Krishtit le të jetë simbol i bashkimit tonë si bashkësi lokale, por edhe si popull dhe shtet. Të bashkohemi të gjithë nën flamurin e Krishtit dhe t'i ndajmë vlerat e tij. Të qëndrojmë njëri pranë tjetrit dhe të jemi njerëz të mirë. 

T'i kremtojmë festat, por edhe ta mbushim kishën çdo ditë. Pasuri e kishave tona është numri i njerëzve prezentë në to. Lutjet në to, pasqyrojnë shkëlqim.  Përfundimisht, kishat tona janë aq të fuqishme sa ka popull besnik në to. Të tregojmë secili veç e veç se ne sot, këtu në lagjen Dame Gruev, në komunën historike Gjorgje Petrov, ndërtojmë tempull të shenjtë i cili do të jetë simbol i pasurisë, i fuqisë dhe i shkëlqimit të Maqedonisë. 

Sinqerisht dëshiroj dhe do të ndihmoj aq sa mundem si deri më tani, që ky tempull i shenjtë të shkëlqejë plotësisht sa më shpejtë që mundet. 

Dëshiroj sinqerisht që të gjithë ne bashkë, duke e ndërtuar kishën tonë, të ndërtojmë lidhje ende më të forta.Kam bindje të thellë se në atë mënyrë e ndihmojmë veten, e me atë edhe Atdheun tonë, Maqedoninë. Zoti na dhashtë fuqi të jemi të qëndrueshëm në qëllimet tona fisnike.  

Qofshi të bekuar dhe Zoti e bekoftë Maqedoninë. 

Ju faleminderit. 

Click