Udhëheqja parlamentare

E premte, 25 shtator 2015 

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME RASTIN E SHËNIMIT TË 70 VJETORIT TË FORMIMIT TË LAMM

Zonja dhe zotërinj, 
Të nderuar të pranishëm, 
Të nderuar miq, 

Saktësisht para shtatëdhjetë vitesh në vitin 1945 u formua Lidhja Automoto e Maqedonisë (LAMM). Në këto shtatëdhjetë vite LAMM vazhdimisht ka qenë në përmirësim e sipër dhe janë bërë shumë ndryshime strukturore që i imponoi zhvillimi i përgjithshëm dhe nevojat e sapokrijuara. Por, gjithë këto vite si gjë e pandryshueshme mbetet se LAMM është i yni dhe gjithmonë është këtu për të na ndihmuar. 

Të nderuar miq, sot LAAM ka mbi pesëmbëdhjetëmijë anëtarë të rregullt, ndërsa mbi 70 mijë shoferë i shfrytëzojnë shërbimet, sidomos kur bëhet fjalë për kontrolle teknike. 

Sot LAAM është shumë i rëndësishëm, përkatësisht organizatë udhëheqëse kur bëhet fjalë për sigurinë në komunikacion dhe atë përmes edukimit të shoferëve të ardhshëm dhe seri aktivitetesh tjera që kanë për qëllim ngritjen e vetëdijes te qytetarët. 

LAMM është pjesëmarrës aktiv në Dekadën e Kombeve të Bashkuara 2011-2020 për sigurinë rrugore. Dekada e cila është e mbushur me programe dhe aktivitete të ndryshme, të cilat LAAM i kryen në mënyrë shumë të rregullt dhe të ndërgjegjshme.  Vetëm të ceki disa prej tyre të cilat para së gjithash kanë të bëjnë me sigurinë në komunikacion me theks te të rinjtë. Aksioni i quajtur "Syze të dehura" i cili ka për qëllim ngritjen e vetëdijes te shoferët e rinj për rreziqet gjatë vozitjes nën ndikimin e alkoolit. Më tutje, aksioni "Me biçikletë nëpër qytet" i cili kishte për qëllim rritjen e sigurisë së çiklistëve si pjesëmarrës në komunikacion. Në këto shtatëdhjetë vite u realizuan numër i madh i aksioneve, aktiviteteve dhe projekteve të tilla dhe të ngjashme për edukimin e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion me qëllim që të kemi siguri maksimale në komunikacion. 

Ajo që është me rëndësi dhe që duhet theksuar është bashkëpunimi i ngushtë të cilin LAAM e ka me institucionet tjera shtetërore, si Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Ministria e Punëve të Brendshme, Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor etj. Në këtë rast dua të theksoj edhe një dimension i cili gjithashtu është i rëndësishëm në punën tonë. Ne si shtet gjithnjë më shumë e zhvillojmë turizmin, ndërsa njëkohësisht jemi edhe rutë transite të cilën gjithnjë e më shumë e shfrytëzojnë turistët, por edhe në përgjithësi komunikacionin rrugor. Andaj është shumë me rëndësi se çfarë shërbime do t'u ofroni ju si organizatë pjesëmarrësve në komunikacion nga hyrja në shtetin tonë, gjatë qëndrimit të tyre te ne, e deri te dalja.  Mendoj se përmes aksioneve të ndryshme në bashkëpunim me lidhjet automoto nga Evropa, ju u treguat edhe si ambasadorë të suksesshëm dhe promotorë të turizmit te ne. 

Gjithsesi, për punë të suksesshme nevojiten persona që janë stërvitur mirë dhe të dhënë pas punës, si dhe menaxhmenti i cili do ta organizojë dhe udhëheqë gjithë këtë.  

Secili prej nesh i cili ka pasur çfarëdo kontakti me të punësuarit në LAAM do të vërtetojë se ato me të vërtetë janë profesional, të sjellshëm dhe të dhënë pas punës së vet. Andaj, në fund dëshiroj që të gjithë të punësuarve t'ua uroj këtë jubile të bukur dhe t'u dëshiroj edhe më tutje punë të suksesshme, gëzim personal dhe shumë jubile të tilla në të ardhmen.

Ju faleminderit për vëmendjen. 

Click