Udhëheqja parlamentare

E mërkurë, 31 dhjetor 2014 

Fjalimi i vitit të ri i kryetarit Veljanoski 

Të nderuar bashkëqytetarë,

Në vigjilje të vitit 2015 do të dëshiroja që për një çast të kthehemi në vitin që kalon.  Personalisht, janë i bindur se në dymbëdhjetë muajit e kaluar kishim çaste shumë të bukura dhe kënaqësi. Andaj, në vitin e ri 215 të gjithë qytetarëve tanë u dëshiroj para së gjithash shëndet dhe gëzim personal.  

Besoj se ne të gjithë me përkushtimin, bashkimin dhe sinqeritetin tonë, të cilat janë karakteristikë e qytetarëve tanë, në vitin 2015 mund të bëjmë shumë, sidomos, për secilin prej nesh në veçanti, për familjet tona dhe për Republikën e Maqedonisë. 

Dëshiroj që në Vitin e Ri, pikërisht mbi ato atribute, Parlamenti dhe demokracia parlamentare të funksionojnë ashtu siç i ka hije një shteti modern evropian dhe shoqëror, ndërsa Republika e Maqedonisë edhe në aspektin e civilizimit edhe në aspektin kulturor është pjesë e Evropës.  

Andaj, dëshiroj edhe në vitin 2015 Maqedoni stabile, prosperitet më të madh ekonomik për të gjithë qytetarët dhe qofshin të shëndoshë e të gjallë familjet tona.  

Click