Udhëheqja parlamentare

E diell, 7 shtator 2014 

VELJANOSKI: 8 SHTATORI, DITA KUR DUHET T'IA ZGJASIM DORËN NJËRI-TJETRIT, FQINJËVE TANË DHE ALEATËVE TANË 

Të nderuar zonja dhe zotëri, 
Të dashur miq, Vëllezër dhe motra, 

Qoftë e përjetshme dita e pavarësisë së Maqedonisë!
Ju përgëzoj dhe falënderoj të gjithëve që jeni pjesë e kësaj Akademie solemne në të cilën shënojmë 23 vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë.
I përgëzoj dhe falënderoj të gjithë qytetarët tjerë të Republikës së Maqedonisë të cilët gëzohen sinqerisht dhe e festojnë këtë ditë të madhe të historisë sonë të kohës më të re!
Gjithsesi, kjo është dita edhe kur i falënderojmë përzemërsisht të gjithë personalitetet pa angazhimin, guximin dhe rezistencën e të cilëve Maqedonia nuk do të dukej siç duket sot. 
Në fund dëshiroj t'i falënderoj të gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë të cilët në ato kohëra kur i vendosnim themelet e pavarësisë sonë, qëndruan në anën e Maqedonisë, duke na i lehtësuar rrugën e procesit të bashkimit tonë me familjen e kombeve dhe shteteve të pavarura.  
Një duartrokitje të madhe edhe për të gjithë bijtë dhe bijat e njohura dhe të panjohura maqedonas, gjatë historisë e gjer më sot që kanë dhënë kontribut të tyre në krijimin e shtetit të pavarur maqedonas! 

Të dashur miq, 

Secila kohë ka sfida! Secila periudhë na cakton qëllime që duhet t'i arrijmë! Obligimi ynë është t'i njohim, të gjejmë zgjidhje dhe t'i tejkalojmë! 
Nuk kemi qenë të kursyer nga çastet e kthesave të tilla historike!Ndonjëherë kemi reaguar në kohë dhe me guxim. 
Ndonjëherë - jo! Ndonjëherë i kemi realizuar qëllimet nacionale, por ndonjëherë - jo! 
Ndonjëherë i kemi mposhtur armiqtë dhe e kemi fituar lirinë, por ndonjëherë megjithëse jemi përpjekur shumë përsëri kemi mbetur në errësirën e robërisë! 
Por, më e rëndësishme nga gjithçka është se në të gjitha rastet gjatë historisë asnjëherë nuk na ka munguar guximi, patriotizmi dhe dashuria ndaj atdheut! 
Gjithmonë kemi luftuar guximshëm për liri! 
Gjithmonë kemi qenë në anën e drejtësisë dhe vlerave të vërteta! Gjithmonë kemi qenë faqja e vërtetë e historisë! 
Asnjëherë nuk jemi gjunjëzuar para të padrejtëve! Asnjëherë nuk u pajtuam me jetën nën robëri dhe nën kthetrat e huaja! 
Asnjëherë nuk pushuam së besuari dhe së luftuari për një të nesërme më të mirë nën diellin e lirisë! Rezistenca, flijimi, përgjegjësia nacionale dhe besimi e shpurën Maqedoninë atje ku është sot! 
Atdheu ynë që 23 vite ec nëpër rrugën e pavarësisë! 
Qytetarët tanë që 23 vite jetojnë në liri dhe ballafaqohen suksesshëm me përgjegjësinë që vjen me pavarësinë!
Vetë jemi përgjegjës për fatin tonë! Vetë i caktojmë lëvizjet tona politike! Vetë kujdesemi për Maqedoninë! 
Pas nesh mbetën si kujtim i errët kohërat kur për ne dhe në emrin tonë vendoste dikush tjetër!
Pas nesh mbetën errësirat historike kur fati ynë caktohej nga dikush tjetër! 
Përfundimisht, mbetën pas nesh ato periudha kur ushtritë, policitë, politikanët dhe administrata e huaj e mbanin nën trysni këtë popull! 8 Shtatori është dita e cila bëri kthesë në historinë! 
8 Shtatori është dita kur qytetarët vendosën që vula për fatin e Maqedonisë të jetë në duart tona! 
8 Shtatori është dita kur treguam unitet shtetëror, plebishit popullor, duke votuar për Maqedoni të pavarur dhe sovrane! Andaj të bërtasim zëshëm: 
Qoftë e përjetshme pavarësia e atdheut tonë Republika e Maqedonisë! 
Qoftë i përjetshëm populli maqedonas dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë! 
Të festohet dhe kremtohet 8 Shtatori, dita kur në liri të plotë, e morëm përsipër përgjegjësinë për vete dhe për atdheun tonë! 

Të dashur vëllezër dhe motra, 

Pavarësia e Republikës së Maqedonisë paraqet vazhdim pas tronditjeve të mëdha me të cilat u ballafaqua bota pas rënies së komunizmit dhe socializmit në Evropën Lindore. 
Shtetet bashkuara socialiste u prishën nën ndikimin e ideve të demokracisë dhe lirisë, ndërsa kombet e vegjël, si kombi maqedonas duhej ta njihnin atë kthesë historike dhe të luftonin për liri përfundimtare. Maqedonia e njohu atë çast historik!
Personalitetet maqedonase shoqërore dhe politike e morën përsipër përgjegjësisë për ta organizuar dhe zbatuar procesin e pavarësisë maqedonase! 
Qytetarët e Maqedonisë të bashkuar dolën në vendvotimet për ta vërtetuar përgjithmonë dëshirën maqedonase për shtetin e vet! qëllimi u realizua! 
Fundin e 8 shtatorit e pritëm në sheshet! Dolëm bashkë me flamurin e lirisë që t'i gëzohemi hapit historik që e bëmë! 
Maqedonia e njohu çastin historik! 
Maqedonia, si gjithmonë, qëndroi në anën e vlerave evropiane fillimi dhe fundi i të cilave janë demokracia, të drejtat dhe liritë e njeriut dhe ekonomia e tregut! 

Të dashur miq, 

Me plot sinqeritet, në këtë ditë, nga ky vend, që të mbetet në kujtim, ndiej nevojë të fuqishme që t'i përgëzoj, për të bëmat heroike dhe për dashurinë ndaj Maqedonisë, të gjithë ushtarët maqedonas të cilët krijimin e Maqedonisë së pavarur e pritën nën uniformat dhe flamurin e huaj larg Maqedonisë! 
Dëshiroj t'i përgëzoj për guximin për vendimin për t'i braktisur frontet e huaja, duke u vënë në shërbim të atdheut të vet! 
Respekt të madh edhe për familjet e ushtarëve të humbur dhe të lënduar nga ato kohëra pasjugosllovene që me të bëmat e tyre janë skalitur në pavarësinë e Maqedonisë! 
Falënderim të madh edhe ndaj të gjithë bijve dhe bijave maqedonase të cilat këto 23 vite në uniforma maqedonas i ruajtën kufijtë maqedonas dhe vendin maqedonas brenda në Maqedoni kur ishte e nevojshme ose jashtë saj si pjesë e misioneve të aleatëve tanë të NATO-s!
8 Shtatori është dita kur duhet t'u falënderohemi bijve dhe bijave tanë! 
8 Shtatori është dita kur duhet ta kremtojmë veprën e tyre! 
8 Shtatori është dita kur duhet të përmendim për flijimin dhe sinqeritetin e tyre, t'i falënderojmë nga zemra për atë! 8 Shtatori është dita kur duhet të përkulemi para përmendoreve të tyre! 
Maqedonia nuk i harron ato që luftuan për atë!
Maqedonia i mban mend ato që e duan sinqerisht! 
Maqedonia i feston dhe u thur këngë të gjithë heronjve që e kanë ndërtuar dhe ruajtur! 

Të dashur miq, 

8 Shtatori është simboli më i madh edhe i dialogut të sinqertë, bashkëpunimit dhe mirëkuptimit ndërmjet partive të ndryshme partiake! Pavarësia e Maqedonisë është vepër e përbashkët e jona! 8 Shtatori është meritë e të gjithë partive politike! Nuk ka parti më të meritueshme dhe më pak të meritueshme! 
Pavarësia e Maqedonisë është proces nga i cili nuk u përjashtua asnjë politikan i rëndësishëm ose parti! 
Andaj, 8 Shtatori duhet të jetë dita të cilën duhet ta kremtojmë dhe në të cilën duhet ta nxisim bashkimin dhe bashkëpunimin tonë!8 Shtatori nuk është festë vetëm e përkrahësve të njërës ose tjetrës parti! 
8 Shtatori është festë e të gjitha partive! 
8 Shtatori është suksesi më i madh politik, si i VMRO-DPMNE-së, ashtu edhe i LSDM-së! 
Doemos duhet ta theksojmë vazhdimisht këtë vlerë të kësaj dite të madhe.
Ashtu siç qëndruan para 23 vitesh politikanët maqedonas nga të gjithë partitë politike njëri pranë tjetrit në sheshin në Shkup për ta publikuar dhe festuar pavarësinë, ashtu edhe ne sot kemi për obligim që të jemi të bashkuar para kësaj vepre dhe atyre njerëzve!  Maqedonia nuk ka alternativë tjetër përveç veprës së përbashkët për një të nesërme më të mirë për të gjithë partitë! 
Të përmendim për përmbajtjen e Presidentit të parë të Republikës së Maqedonisë, Kiro Gligorov, i cili erdhi nga tabori i krahut të majtë maqedonas. 
T'i kremtojmë arritjet në realizimin e pavarësisë të akademikut Nikolla Klusev i cili si kryeministër i parë i Maqedonisë vinte nga tabori i krahut të djathtë. 
Ta kujtojmë punën e Kryetarit të parë të Kuvendit, z. Andov, punën e deputetëve nga Parlamenti i parë i Maqedonisë dhe ministrave nga Qeveria e parë, të cilët megjithëse kishin përcaktim krejtësisht të ndryshëm ideologjik ose përkatësi të ndryshme etnike, bashkë i miratuan vendimet dhe dokumentet kryesore dhe i ndërmorën të gjithë hapat në mënyrë që atdheu ynë të jetë një shtet sovran dhe i pavarur. Doemos duhet ta ruajmë shtetësinë e fituar! 
Rrethanat e përgjithshme në Maqedoni doemos duhet t'i avancojmë akoma më shumë. Por, gjithçka është e vështirë nëse mungon uniteti! Secili qëllim është më i largët nëse nuk jemi të bashkuar! Doemos duhet t'i tejkalojmë dallimet tona! 
Ta zhvillojmë dialogun! 
Ta formojmë ofertën politike konkurruese! Të garojmë me ide! Të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë që partitë të ndjehen si konkurrues, e jo si armiq! T'ia zgjasim dorën njëri-tjetrit pavarësisht cilës parti i përkasim! Partia jonë më e madhe mbetet të jetë Maqedonia! 
Pas nesh e kemi veprën e themeluesve të shtetit maqedonas nga vitet e 90-ta të shekullit 20, ndërsa para nesh janë interesat e përbashkëta të mëdha. 
Doemos duhet të hapërojmë në realizimin e këtyre qëllimeve të mëdha duke u udhëhequr nga urtësia e personaliteteve të cilët megjithëse kishin përkatësi të ndryshme politike, e krijuan bashkërisht Republikën e pavarur të Maqedonisë! 
Të jemi të vetëdijshëm se ne sot e shkruajmë historinë, ashtu siç e kanë shkruar para nesh personalitete tjera historinë e ndritshme maqedonase. 
Të mbajmë mend se me angazhimin tonë lëmë vepra pozitive, të cilat duhet të njihen nga historia në kohërat që vijnë Nëse e mbajmë mend këtë, jam i bindur se bashkërisht do të tejkalojmë ende më shumë probleme dhe pengesa. 

Zonja dhe zotërinj, 

8 Shtatori, si ditë e pavarësisë sonë, na referohet të gjithëve pavarësisht se çfarë gjuhe flasim ose cilin zot e lusim. 
Edhe maqedonasit, edhe shqiptarët, edhe serbët, edhe turqit, edhe romët, edhe boshnjakët dhe të gjithë të tjerët e kremtojnë Ditën e pavarësisë sepse të gjithë ne bashkërisht e fituam lirinë. Kjo veçori është vlera jonë më e madhe! 
Toleranca ndëretnike dhe mirëkuptimi është përfitimi ynë më i madh, por edhe sfidë. Avancimi i marrëdhënieve ndëretnike është një prej sukseseve tona më të mëdha, por edhe një prej detyrave tona më të rëndësishme. Në këtë plan, kemi bërë shumë, por, gjithsesi, doemos duhet të bëjmë ende. Doemos duhet ende ta përforcojmë mirëbesimin dhe mirëkuptimin ndërmjet komuniteteve etnike. Doemos duhet ta përforcojmë ende më shumë tolerancën ndërfetare. 
Doemos duhet qartë dhe pa mëdyshje t'i dënojmë të gjitha idetë që promovojnë jotolerancë. 8 Shtatori nuk flet për dominim dhe ekskluzivitet. Duke e kremtuar këtë sukses të madh shtetëror, ende më fuqishëm t'i tejkalojmë sfidat tona të përbashkëta. 
Bashkërisht, njëri pranë tjetrit, pa dallim kombi dhe feje, me energji të pashuar të përpiqemi për të aderuar në Bashkimin Evropian.  Bashkërisht, njëri pranë tjetrit, pa dallim kombi dhe feje, me energji të pashuar të përpiqemi për të aderuar në NATO. 
Bashkërisht, njëri pranë tjetrit,, pa dallim kombi dhe feje, me energji të pashuar të përpiqemi për jetë më të mirë për të gjithë ne. Kjo është agjenda jonë! Ky është qëllimi ynë! Këto janë prioritetet tona! Këto janë urat tona që na bashkojnë, por edhe që na lidhin me gjithë botën! 

Të dashur miq, 

Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është prioriteti ynë më i madh. Në këtë periudhë historike, ky është qëllimi mbi të gjitha qëllimet! Kjo është detyra mbi të gjitha detyrat! Me fe dhe përkushtim të fuqishëm, qëndrojmë krah për krah me aleatët tanë të perëndimit. 
Në mënyrë të vendosur japim kontribut në afirmimin e vlerave në të cilat besojmë. Me fe dhe përkushtim të fuqishëm, vazhdojmë me durim ta presim ditën kur flamuri maqedonas do të valojë para selisë së NATO-s në Bruksel. 
Jemi të vetëdijshëm për konstalacionet që janë shkaku për këtë ngecje, si rezultat i së cilës vazhdojmë edhe me përpjekjet për tejkalimin edhe të pengesës së fundit për integrimin tonë të plotë në Aleancën. Vazhdojmë me bisedimet me Republikën e Greqisë për tejkalimin e problemit të imponuar me emrin tonë kushtetues. Besojmë se fqinjët tanë grekë do të kuptojnë se Republika e Maqedonisë dhe populli maqedonas, as që kanë qenë, as që do të jenë ndonjëherë kërcënim për Republikën e Greqisë. 
Insistojmë t'i afirmojmë vlerat pozitive në marrëdhëniet tona ndëretnike. Ta zhvillojmë bashkëpunimin ekonomik, kulturor, arsimor dhe çdo lloj tjetër të bashkëpunimit. Në dritën e sfidave të reja gjeopolitike, populli maqedonas dhe grek kanë detyrë historike të tregojnë pjekuri shtetformuese që të mund të ballafaqohemi bashkërisht me to dhe t'i tejkalojmë!
Doemos duhet të shohim më shumë në gjërat që na bashkojnë rreth gjërave që na ndajnë! 
Në frymën e traditës sonë të përbashkët krishtere ortodokse, populli maqedonas dhe grek kanë qëllim të shenjtë që t'ia shtrijnë dorën njëri tjetrit dhe të drejtohen drejt ardhmërisë! Republika e Maqedonisë dhe Republika e Greqisë, duhet të bashkohen më shumë nën flamurin e besimit, shpresës dhe dashurisë, të cilat si vertikale morale kryesore të trashëgimisë sonë të përbashkët krishtere, do të na i hapin gjerësisht rrugën e bashkëpunimit, respektit dhe mirëkuptimit!

Zonja dhe zotërinj, 

Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është prioriteti i ardhshëm i madh për shtetin tonë! 
8 Shtatori ynë i ri, Ilindeni i ri maqedonas do të jetë dita kur Republika e Maqedonisë do të integrohet në Bashkimin Evropian! 
Në rrugën deri në anëtarësinë e plotfuqishme, bëmë progres të madh. Vazhdojmë me përkushtimin e njëjtë të punojmë në realizimin e qëllimit të madh të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. 
Në vitet e kaluara, si shtet bëmë shumë hapa të mëdha. 
Qeveritë e ndryshme të udhëhequr nga partitë e ndryshme politike dhe me durim dhe përkushtim e shkruan dosjen evropiane maqedonase. Edhe sot e bëjmë të njëjtën! Vazhdojmë ta reformojmë Maqedoninë në pajtim me standardet evropiane! Vazhdojmë ta ndërtojmë Maqedoninë në pajtim me drejtimet nga miqtë tanë evropianë! 
Vazhdojmë ta ndryshojmë shoqërinë dhe rrethanat maqedonase në pajtim me recetat evropiane! 
Bashkimi Evropian është projekt më i mirë për Maqedoninë! 
Integrimi në Bashkimin Evropian është recetë më e mirë për modernizimin e shoqërisë maqedonase! 
Të dashur miq, Zhvillimi i përgjithshëm i shtetit vazhdon të jetë sfidë e jona më e madhe. 
Sukseset e deritanishme në modernizimin e jetës së qytetarit maqedonas, duhet të jenë vetëm nxitje plotësuese për vepra të reja. 
Doemos duhet të ndërtojmë ende shkolla të reja. 
Doemos duhet të investojmë akoma më shumë në shëndetësi. 
Doemos duhet të vazhdojmë ta mbështesim bujkun maqedonas. 
Doemos duhet të vazhdojmë të kujdesemi për pensionistët maqedonas. 
Doemos duhet që këtë ta bëjmë si politikanë sepse këto janë pritjet më të mëdha nga qytetarët. 
Sukseset e deritanishme janë vërtetim më i madh se bile edhe pengesat më të mëdha mund të tejkalohen. 

Të dashur miq, 

Më 8 shtator për së 23-tën herë lindi dielli maqedonas i lirisë. Në dy dekadat e kaluara treguam se kemi forcë për ta ruajtur dhe për ta mbindërtuar këtë përfitim. 
Treguam se dimë si ta ndërtojmë Maqedoninë. 
Treguam se dimë si t'i ruajmë trashëgiminë dhe vlerat e themeluesve të Maqedonisë. treguam se kemi forcë që t'i përforcojmë edhe më tutje themelet e Maqedonisë. 
Kemi për obligim që këtë vend gjeneratave që vijnë t'ua lëmë ende më të zhvilluar, ende më të sigurt dhe më të qëndrueshme. Maqedonia doemos duhet të arrijë sukses! E di se Maqedonia do të ketë sukses!  
Populli maqedonas demonstroi si fitohet liria! Ai do të tregojë se si ruhet dhe mbindërtohet kjo liri! 
Në atë rrugë do të ballafaqohemi me sfida të shumta! Do të ketë sprova të shumta dhe çaste të vështira! Megjithatë, zoti na i jep këtë peshë, të cilën mund ta bartim! Edhe Maqedonisë zoti do t'ia japë ato sfida me të cilat ajo mund të ballafaqohet që të bëhet ende më e zhvilluar! 
Të vazhdojmë të përkujtojmë çdo çast të ndritshëm nga historia jonë! 
T'i kremtojmë festat dhe të përkujtojmë personalitetet që janë skalitur në pavarësinë maqedonase! 
Të qëndrojmë njëri pranë tjetrit! 
T'ia zgjasim dorën njëri-tjetrit, fqinjëve tanë dhe miqve tanë perëndimorë! 
Të shkojmë bashkërisht përpara drejt sfidave të reja! 
Ta ndërtojmë Maqedoninë!
Ta zhvillojmë Maqedoninë! Zoti e bekoftë këtë shtet dhe qytetarët e tij! 
Qoftë i përjetshëm monumenti për 8 shtatorin! 
Qoftë e përjetshme Maqedonia! 
Rroftë Republika e Maqedonisë! 

Ju faleminderit. 

Click