Udhëheqja parlamentare

E hënë, 6 maj 2019

Fjalimi i kryetarit Xhaferi në hapjen e edicionit të pestë të Javës Evropiane “Ditët e Evropës”, të organizuar nga Instituti për studime ndërkombëtare dhe politike, në komunën e Çairit

I nderuar ministër Ademi, 
I nderuar kryetar komune Ganiu,
Drejtor Sela, 
Të nderuar profesorë, 
Ambasador Stanila, 
Studentë të dashur, 
Zonja dhe zotëri,

Shumë shpesh, mund të thuhet edhe në bazë ditore, të gjithë bartësit e funksioneve publike dhe subjekteve politike, këtu e përfshij edhe veten, e përmendim Bashkimin Evropian dhe integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në të. Kjo është kështu për arsye se synimi i Bashkimit Evropian është në fakt synim për cilësi më të mirë të jetës së gjithë qytetarëve në shtetin tonë. Edhe sot para jush do të drejtohem në këtë temë mirëpo tani, prej një perspektive ndryshe, idealiste. Arsyeja për këtë perspektivë është për shkak se, ndër ju të nderuar ka studentë, ndërsa studentët i lëvizin idetë. Ju ju stolis shikimi i pastër, sinqeriteti në qëllim dhe rinia e cila përskaj karakteristikave të shumta personale, është karakteristikë e përbashkët dhe forcë lëvizëse.

Para se ta glorifikojmë mobilitetin, tregun e hapur dhe mundësitë ekonomike të Bashkimit Evropian, doemos jemi ti respektojmë vlerat, për shkak se prej tyre nisemi dhe atyre u kthehemi gjithmonë. Me këtë rast kam ndërmend dinjitetin njerëzor, lirinë, demokracinë, barazinë para ligjit, gj.gj. sundimin e të drejtës dhe të drejtave të njeriut. Këto janë vlerat që duhet të vendosen në një shoqëri të shëndoshë.

Dhe sot, duke qëndruar këtu para jush, ju porosis, "Në ju e shoh ardhmërinë e vendit. Ju jeni forca e cila do na çojë përpara dhe e cila do e vazhdojë betejën për një jetë më të mirë. Përvoja jonë le të jetë udhërrëfyesi dhe jeni të sigurt se nëse këto vlera janë shtyllat, atëherë e keni apsolvuar edhe Bashkimi Evropian për arsye se, ai bazohet pikërisht mbi këto vlera të cilat janë vlera universale."

Me përvoja akoma të pa tejkaluara nga luftërat, shtetet evropiane janë drejtuar para sfidës që nëpërmjet formimit të bashkësisë ekonomike dhe politike, të arrijnë siguri, paqe dhe stabilitet. Vizionarë nga e gjithë Evropa dhe nga shumë fusha të shoqërisë kanë frymëzuar dhe kanë ndihmuar në krijimin e Bashkimit Evropian. Por, nuk është ndalur këtu, për arsye se çdo ditë shfaqen sfida të reja, si për çdo shtet veçmas, ashtu edhe për Bashkimin si bashkësi dhe kushedi, mundet ndër ju ka ndonjë Robert Shuman i ri, ndonjë Konrad Adenauer, Vinston Çerçill, Altiero Spineli, Simona Veil? Kontributin që e jep Bashkimi në botë është me rëndësi tejet të madhe, për këtë dëshmon edhe çmimi Nobël prej vitit 2012.

Ne synojmë dhe punojmë çdo ditë që të jemi krah për krahu dhe pjesë e familjes Evropiane. Ne takojmë në Evropë, jo vetëm gjeografikisht por edhe me civilizim, a edhe me gjithë mundin e investuar dhe dëshirën e sinqertë, e meritojmë vendin tonë. Qëllimet Evropiane janë edhe qëllimet tona ndërsa bashkë do të jemi vetëm më të mirë. Paqe, mirëqenie dhe barazi për qytetarët, siguri dhe drejtësi, bashkëpunim ekonomik dhe social, zhvillim i qëndrueshëm, inkluzion social, kultivim i pasurive prej dhe në kulturë, zhvillim shkencor dhe teknologjik është gjithë ajo për të cilën punojmë, a për të cilën na duhen miqtë tanë evropianë që të përparojmë. Bashkimi Evropian dhe institucionet e saj e dëshmuan mbështetjen dhe ndihmën e tyre ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për këtë jemi mirënjohës pafund.

Më 9 maj kremtohet dhe shënohet në mënyrë tradicionale Dita e Evropës. Si edhe vite më parë, ashtu edhe këtë vit, me një sërë manifestimesh dhe evenimentesh kremtohet në mënyrë simbolike dita kur Robert Shumani e ka prezantuar Propozimin për formimin e Bashkësisë Evropiane për thëngjill dhe çelik. Me Deklaratën e Shumanit fillon edhe rrëfimi i Bashkimit Evropian.

E shënojmë këtë ditë, ditën e bashkimit dhe paqes në kontinentin e vjetër në këtë mënyrë kaq të bukur, me leximin e eseve më të bukura nga fusha e Bashkimit Evropian.

Vazhdoni të shkruani dhe ti shprehni lirshëm mendimet tuaja, lexoni dhe arsimohuni sepse mendja e arsimuar është drita e rrugës. Përpiquni dhe jepni gjithë prej vetes të përparoni, për arsye se, siç ka thënë Çerçilli i mençur - "Vetëm puna e vazhdueshme është çelësi për hapjen e potencialit tonë". 

Click