Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE


21.06.2008

FJALIMI I KRYETARIT TË KUVENDIT TRAJKO VELANOSKI NË SEANCËN KONSTITUTIVE TË PËRBËRJËS SË GJASHTË PARLAMENTARE

Të nderuar përfaqësues të kreut shtetëror, të nderuar përfaqësues të mjeteve për informim publik, ekselenca juaj, të dashur kolegë deputetë, zonja dhe zotërinj. Në historinë e popujve dhe të shteteve çdo herë ka pasur momente të famës dhe përparimit, të cilat në afat të gjatë e kanë përcaktuar fatin e bashkësisë, e cila ka besuar fort në idetë e progresit kolektiv, reformat dhe rilindjen kah më e mira.

Republika e Maqedonisë në dy dhjetëvjeçarët e kaluar kishte çaste që i mbushnin zemrat e qytetarëve, por edhe momente më pak të lumtura. Edhe në njërin, edhe në rastin tjetër fillimi dhe fundi i gjithçkaje ishte ardhmëria e atdheut tonë. Në gëzim e gjenim forcën se si të ecim edhe më trimërisht kah suksesi, ndërsa në trishtim e nxorëm  energjinë prej së cilës duhej të formohej krenaria jonë maqedonase. Së bashku e ndërtuam historinë dhe ardhmërinë, i besuam vetvetes dhe popullit tonë, besojmë në Maqedoninë. Nëpër të gjitha sprovat, nëpër të gjitha sfidat me të cailat u ballafaqua shteti jonë në këto dy dekada arritëm deri në këtë fazë të demokracisë, deri te përbërja e gjashtë e parlamentit, e siguruar nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme. Erdhëm deri në momentin kur pritet shumë.

Ju faleminderit të gjithëve për besimin që e treguat për mua sot, me të cilin më bëtë nder të madh, por edhe më besuat detyrë shumë të rëndë. Sot ulem këtu si i pari ndër të barabartit me shpresë se Kuvendin do të arrijmë ta bëjmë institucion siç meriton të jetë. Institucion me nder, efikas dhe efektiv, i cili punon në dobi të qytetarëve. Institucion të nderit të cilin të gjithë qytetarët do ta përjetojnë si të vetin dhe të afërm madje, i cili do ta hargjojë  gjithë energjin e vetë në gjetjen e zgjidhjeve ligjore më të mira për problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët tanë, dhe jo në diskutime të paqëllimshme, ndonjëherë edhe apsurde të cilat nuk kanë benefite të vërteta për qytetarët të shtetit tonë.

Unë e di që ne të gjithë së bashku do ta bëjmë Kuvendin maqedonas tempull të vërtetë të demokracisë maqedonase. Do të jetë burrim i diskutimeve kualitative dhe bartës i ligjeve të shumëta, të cilat do të duhet ta përmirësojnë jetën e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Ky Kuvend nuk do ta përcjell punën e Qeverisë vetëm si hije dhe t’i korrigjojë, plotësojë ose ridefinojë projektet e saj në kuptimin kualitativ, por edhe do të prodhojë dhe krijojë. Ky Kuvend do të jetë krenaria jonë dhe unë me gjithë autoritetin tim do të luftoj që të gjithë së bashku të kemi sukses në atë qëllim. Ne jemi këtu për qytetarët e Republikës së Maqedonisë, në funksion të tyre dhe do të punojmë për ta.

Kjo shtëpi do të tregojë që të bëhesh deputet nuk është privilegj, por përgjegjësi. Të bëhesh deputet nuk është funksion, por obligim. Dhe kur për 4 vjet nga tani do të ndalemi dhe të shikojmë mbrapa do të shohim vite përplotë me punë, mund, vullnet dhe përkushtim. Vite në të cilat e kemi ndërtuar ardhmërinë e Republikës së Maqedonisë, vitet e përkushtuara për prioritetetin e qytetarëve tanë. Vitet e përkushtuara për reformë, të UE-së dhe integrim në NATO. Vitet e përkushtuara për jetë më të mirë, vitet e përkushtuara për Maqedoninë.

Unë me punën time do të mundohem të bëj balans ndërmjet fuqive politike. Do të jem në anën e të drejtës dhe drejësisë, në anën e Rregullores dhe Kushtetutes, në anën e interesave të Republikës së Maqedonisë. Puna kualitative e Kuvendit do të jetë obligimi im. Trajtimi i njëjtë i deputetëve do të jetë angazhimi im, interesat e Republikës së Maqedonisë do të jenë qëllimi im.

Atë që unë mund ta premtoj është punë e rëndë dhe mundimshme, me qëllim që t’i përgjigjemi sfidave historike dhe në periudhën në të cilën gjendet shteti. Jam i bindur se të gjithë do ta përcillni këtë vështërsi.

Në fund më lejoni t’i falënderohem Kryetarit të deritanishëm Lubisha Georgievski për energjinë dhe përkushtimin me të cilin e kryente funksionin Kryetar i Kuvendit.

Më lejoni ta shpreh besimin tim se përshtypjen personale që e la këtu, pa dallim të gjitha përpjekjeve për diskreditim, do të jetë i mbajtur mend mirë dhe i respektuar.

Ju faleminderit.

 
a

Na ndiqni në: