Aktivitetet



E enjte, 11 qershor 2009

AGJENDA E EUROPARLAMENTIT TË RI

Parlamenti i sapozgjedhur Evropian do të fillojë me punë më 14 qershor, por tani më janë të njohura pikat të cilat do të gjenden në rendin e ditës para eurodeputetëve. Debati më i rëndësishëm për Republikën e Maqedonisë është gjithsesi bashkëngjitja e anëtarëve të rinj në Bashkimin Evropian, ku synon edhe vendi ynë. Pritet çështja për liberalizimin vizave për vendet të cilat do të marrin rekomandim nga Komisioni Evropian të gjendet para europarlamentarëve në vjeshtë.

Që t’ju iket krizave financiare në të ardhmen, Europarlamenti do ta shqyrtojë propozimin për krijimin e Organit mbikëqyrës Evropian për bankat. Ideja është që të garantohet kontrolli më i rreptë dhe evitimi i marrëveshjeve të rrezikshme.

Në sferën e shëndetësisë, Europarlamenti do ta shqyrtojë propozimin për dhënien e informacionit të qartë për përmbajtjen e prodhimeve, përkatësisht sasinë e kripës, sheqerit dhe yndyrës në ushqim si dhe origjinën e prodhimit. Menyja në restorante detyrimisht duhet të përmbajë informacione për të gjitha përbërjet alergjike.

Komisioni për të drejtat e femrave në përbërjen e vjetër parlamentare pat propozuar vazhdimin e mungesës së lindjes në minimum 20 javë (në vend të 14 javëve) dhe 2 javë në mungesë të obligueshme për baballarët. Pritet përbërja e re parlamentare të deklarohet edhe ndaj kësaj çështjeje.

Do të shqyrtohen të gjitha temat, me rëndësi për qasje ekologjike, por edhe për xhepat e shpenzuesve. Gjithashtu do të shqyrtohet edhe propozimi për shërim të lehtësuar në shtetet e tjera të Unionit Evropian, si dhe paketën e ligjeve për komunikim elektronik.

Rezultatet e sotme nga zgjedhjet evropiane nuk pësojnë ndryshime me ato të publikuara dje. Partia Popullore Evropiane (Demokristiane) dhe Demokratët Evropianë ende i kanë 35,9 % të rezultateve, përkatësisht 264 vende parlamentare nga gjithsej 736.

Click