Aktivitetet



E enjte, 15 tetor 2009

AMBASADORI ERVAN FUERE E PREZANTOI RAPORTIN VJETOR

Përfaqësuesi special i Unionit Evropian dhe shef i Delegacionit të Komisionit Evropian në Republikën e  Maqedonisë, z. Ervan Fuere mori pjesë në  mbledhjen e tridhjetenjëtë të Komisionit për Çështje Evropiane, në të cilën e prezantoi Raportin vjetor të Komisionit Evropian  për përparimin e Republikës së Maqedonisë, për vitin 2009.

Me mbledhje  kryesonte z. Petar Pop Arsov, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane, kurse në mbledhje morën pjesë edhe anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme dhe të Komitetit të Përzier Parlamentar, pastaj zëvendës-kryeministri për eurointegrime, z. Vasko Naumovski dhe z-nj. Radmilla Shekerinska, kryetare e Këshillit Nacional për Eurointegrime.

Ambasadori Ervan Fuere u ndal në disa segmente të raportit, ku vuri në dukje se raporti pozitiv është një nxitje e madhe për shtetin. Ai tha se Republika e Maqedonisë i ka përmbushur kriteret politike nga Këshillit Evropian i Kopenhagës 1993, procesi i stabilizim-asocimit, dhe prandaj Komisioni vendosi të rekomandojë hapjen e bisedimeve aderuese.

Ambasadori i Mbretërisë Suedeze në Republikën e Maqedonisë, z. Lars Peter Freden, në emër të presidencës suedeze me Unionin Evropian e përshëndeti rekomandimin.

Ambasadori Ervan Fuere e theksoi atë që u tha në Bruksel, e ajo është që të shfrytëzohet momenti për të zgjidhur çështjen e emrit, me qëllim të integrimit sa më të shpejtë të shtetit.

 

Click