Aktivitetet



E mërkurë, 9 dhjetor 2009, Paris

PJESËMARRJA E DEPUTETIT ANDREJ ZHERNOVSKI NË KOMISIONIN E KUVENDIT PARLAMENTAR TË KËSHILLIT TË EVROPËS

Deputeti Andrej Zhernovski mori pjesë në mbledhjen e Komisionit për migrime, refugjatë dhe popullsi të Kuvendit Parlamentar të Këshillit të Evropës si dhe në Konferencën rajonale për migrime dhe dhunë ndaj grave në Evropë, të organizuar nga Këshilli Evropës dhe Unioni Interparlamentar të cilat  mbahen prej  9 deri 11 dhjetor 2009 në Paris .

Në Komisionin për migrime, refugjatë dhe popullsi Zhernovski do të informojë për punën e Konferencës Ndërkombëtare për Migrimet e Romëve dhe Lirinë e Lëvizjes në të cilën mori pjesë si përfaqësues i Komisionit më 9 dhe 10 nëntor 2009 në Vjenë.

Në Konferencën rajonale për migrime dhe dhunë ndaj grave në Evropë  deputeti Zhernovski do të ketë rolin e kryesuesit në pjesën e sesionit në të cilin do të debatohet për ndjekjen në bazë të gjinisë, përkatësisht formave të dhunës ndaj grave, si dhuna seksuale gjatë konflikteve të armatosura, dhuna familjare, martesat e dhunshme dhe sulme tjera të integritetit fizik dhe psikik të grave, të cilat i detyrojnë t'i braktisin shtetet e tyre dhe të kërkojnë azil.

Në sesion do të shqyrtohet implementimi në shtetet evropiane të Parimeve udhëheqëse për ndjekjen në bazë të gjinisë të publikuara nga komisari i lartë për refugjatë të Kombeve të Bashkuara në vitin 2002, si dhe mënyrat si të shmanget diskriminimi i grave në shtetet në të cilat arrijnë si migrante.

Click