Aktivitetet



E martë, 16 qershor 2009

ARDHMËRIA E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË ËSHTË NË UNIONIN EVROPIAN

Nënkryetari i Këshillit Nacional për Eurointegrime , z-nj. Silvana Boneva, dhe anëtarët janë takuar sot me Kryetarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, z. Luis Maria de Puç. Në takim Kryetari i Kuvendit Parlamentar  të Këshillit të Evropës z. Luis Maria de Puç, u njoftua me aktivitetet  dhe përbërjen Këshillit Nacional për eurointegrime.

Gjithashtu, mysafiri u njoftua  me zbatimin e suksesshëm të reformave në Republikën e Maqedonisë për marrjen e datës për bisedime për anëtarësim në Unionin Evropian dhe për liberalizimin e vizave.

Ardhmëria e Republikës së Maqedonisë është në Evropë dhe këtu nuk ka dilema, ekzistojnë disa pengesa, por Republika e Maqedonisë duhet të vazhdoj  t’i përcjell standardet evropiane dhe standardet e Këshillit të Evropës, ndërsa Këshilli i Evropës është gjithmonë i përgatitur të ndihmojë në atë, u theksua në takimin.

Gjithashtu u theksua se Këshilli i Evropës është mik i Republikës së Maqedonisë dhe ai nuk imponon zgjidhje për kontestin e emrit me Republikën e Greqisë, por Këshilli i Evropës do ta pranojë atë që do të merret vesh dhe të arrihet në mes dy palëve.

Click