Aktivitetet



E premte, 26 qershor 2009, Strasburg

ASAMBLEJA PARLAMENTARE E KËSHILLIT EVROPIAN KËRKON “PARTNER PËR DEMOKRACI”

Asambleja Parlamentare e Këshillit Evropian, angazhohet për krijimin e statusit të ri “Partner për demokraci”, për parlamentet e vendeve fqinje të zonës së Këshillit Evropian, me kusht që të pranojnë të punojnë sipas kritereve dhe vlerave siç janë zgjedhjet e lira dhe heqja e dënimit me vdekje.

Statusi i ri do të mundësonte që delegacionet parlamentare nga Mesdheu Jugor, Lindja e Afërt dhe Azia Qendrore, të marrin pjesë në punën e Asamblesë dhe të debatojnë, por pa të drejtë vote.

Nga ana tjetër, Parlamentet me statusin “Partner i Demokracisë”, do të duhet t’i tregojnë aspiratat e tyre ndaj vlerave të Këshillit Evropian, të premtojnë se do të mbajnë zgjedhje të qeta dhe të lira, se do të angazhohen për heqjen e dënimit me vdekje dhe se do të bëjnë përpjekje për balancimin e përfaqësimit të burrave dhe grave në jetën politike.

Asambleja parlamentare e Këshillit Evropian, e cila i bashkon 318 parlamentarë nga 47 vende evropiane, tanimë ka kontakte me parlamentet e vendeve fqinje si, Algjeria, Kazakistani, Maroku dhe Tunizia, si edhe me Këshillin ligjvënës palestinez.

 

Click