Aktivitetet



E martë, 9.6.2009

BASHKËPUNIMI NDËRMJET KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË DHE KUVENDIT TË KROACISË ËSHTË ME TRADITË MË TË GJATË

Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, zonja Teuta Arifi me anëtarët, sot ka pasur takim me Delegacionin e Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvendin e Republikës së Kroacisë.

Kuvendi i Republikës  së Maqedonisë ka traditë më të gjatë për bashkëpunim me Kuvendin e Kroacisë, ndërsa Komisioni për Politikë të Jashtme i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë është njëri ndër Komisionet më aktive. Republika e Maqedonisë dhe Republika e Kroacisë janë shembull i mirë për bashkëpunim të mirë ndërshtetëror.

Në takim u bisedua për periudhën që vjen, në të cilën të dy shtetet, së bashku mund të bëjnë shumë. Duhet të shfrytëzohet kryesimi i Suedisë me Unionin Evropian, që Republika e Maqedonisë të fitojë liberalizim të vizave dhe datën e bisedimeve për anëtarësim në UE.

Mysafirët u befasuan nga porositë e qarta që ua dërguan nikoqirët dhe nga përvoja e bartur erdhën në përfundim se bllokadat që i kanë të dyja shtetet nuk  guxon të jetë demotivizuese, por në të kundërtën, duhet të vazhdohet me zbatimin e  reformave meqenëse ato i duhen më tepër vet qytetarëve sesa Unionit Evropian. 

 

Click