Aktivitetet



E premte, 16 tetor 2009

BURSA NDËRKOMBËTARE PARLAMENTARE E PËRFORCON KUADRIN E RI ARSIMOR

Kryetari i Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentin e Republikës Federale të Gjermanisë, z. Jovan Ginev dhe anëtarët, realizuan takim me z. Helmut Llamp deputet i Bundestagut gjerman. Në delegacionin gjerman ishin edhe z. Gerhard Rakenius, dekan për çështje studimore pranë Fakultetit IV të Universitetit Teknik në Berlin dhe zëvendës-udhëheqës i referatit OI dhe zonja Ulrike Knoc, ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë në Maqedoni.

 Në  takim z. Jovan Ginev  i theksoi marrëdhëniet e mira dypalëshe me Republikën Federale të Gjermanisë, si një vend mik dhe një përkrahës i fortë i  Republikës së Maqedonisë për t'u integruar në NATO dhe BE.

Pas marrjes së Raportit pozitiv nga Komisioni Evropian dhe pritjes së datës së negociatave për anëtarësimin në BE, z. Jovan Ginev tha se pret mbështetje konstruktive nga Gjermania. Ai u falënderua që të rinjtë e Maqedonisë mund ta shfrytëzojnë bursën ndërkombëtare parlamentare për kuadër të ri arsimor të Evropës Qendrore,  Lindore dhe Juglindore, të cilën e ndan Gjermania.

Z. Helmut Llamp theksoi se Kuvendi maqedonas i përgatit të rinjtë për jetën politike, ekonomike dhe akademike, dhe ata të përgatitur vijnë në Gjermani dhe pastaj kanë mundësi që eksperiencën e fituar nga Gjermania ta shfrytëzojnë në Maqedoni.

Deputeti  gjerman shprehu gjithashtu kënaqësinë e tij që gjendet në Republikën e Maqedonisë në momentin historik të marrjes së raportit pozitiv nga Komisioni Evropian, i cili do ta bëjë Maqedoninë më interesante për Bundestagun gjerman. Gjithashtu, ai theksoi se do të rekomandojë që në të ardhmen të vendosen kontakte dhe këmbime mendimesh më intensive mes dy vendeve.

Në takim morën pjesë edhe anëtarët e Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentin e Republikës Federale të Gjermanisë, z. Rafiz Aliti, z. Aleksandar Spasenovski dhe z-nj. Hristina Runceva, të cilët potencuan se këto marrëdhënie midis  Republikës së Maqedonisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë edhe më tutje do të vazhdojë në nivel më të lartë.

 

Click